• VIDEO

    "Askush nuk flet për Çamërinë", Mesila Doda: Janë vrarë 6 mijë shqiptarë, duan të harrohet

    Teksa foli për 25-vjetorin e masakrës së Reçakut, u forcat serbe vranë mbi 45 civilë në Kosovë, deputetja e PDIU Mesila Doda në emisionin “Kontrast” në Report Tv foli edhe për genocidin çam.

     
  • VIDEO

    Mesila Doda: PD-në e përthithi problematika e personave në krye, duhet të konceptohet një e djathtë e re moderne

    Deputetja e PDIU-së Mesila Doda në Report Tv shprehet se ka ardhur koha për një “të djathtë të re moderne”, duke nënvizuar se PD-së e ka përthithur problematika e personave që e kanë drejtuar

  • VIDEO

    Viti 2023, më i sigurti për jetën e qytetarëve! Kuota më e lartë e opinionit për policinë! Zaloshnja: Lamë pas Malin e Zi, Jemi më afër BE

    Në një intervistë për emisionin “Sot Live në Shqipëri” për Report Tv. Eduard Zaloshnja duke zbuluar detaje nga ky barometër nënvizon se në vitin 2023 vetëm 1 % e të gjitha vdekjeve që ndodhën në Shqipëri u shkaktuan nga krimi dhe aksidentet rrugore.

  • VIDEO

    Emisioni i plotë ‘Rreze Dielli’, 15 Janar 2024 – Receta / Horoskopi javor / Fryrjet e barkut, shkaktarët dhe trajtimi

    Zonja Albana solli dy sugjerime recetash plot shije në “Rreze Dielli”. Recetat e përzgjedhura për ditën e sotme ishin: Embëlsirë me bukë të thekur / Petulla me petë.

    Në rubrikën "Parashikimi i Yjeve", astrologu Jorgo Pulla bëri një parashikim të detajuar për javën e tretë të muajit 15-21 Janar për shenjat e zodiakut, duke bërë një renditje nga vendi i dymbëdhjetë në vendin e parë, në varësi të pozicionimit dhe ndikimit planetar.

    Studimet tregojnë se 10-30 % e popullsisë vuan nga fryrja e stomakut apo barkut. E keni pyetur ndonjëherë veten se çfarë ju bën të fryrë? Përvoja me fryrjen mund të jetë e ndryshme për të gjithë. Mund të keni një ndjenjë ngopjeje, pasi keni ngrënë ose barku juaj mund të jetë i ngurtë e i tensionuar. Simptomat dhe shqetësimet mund të jenë të ndryshme për çdo individ, kjo në varësi të edhe vetë problematikës shëndetësore që çdo kush mund të ketë. Nga se shkaktohet fryrja e barkut? Kur mund të quhet normale dhe kur është shenjë e diçkaje tjetër? Çfarë "fshihet" pas fryejes së barkut? A mund të jetë fryrja e barkut shenjë paralajmëruese e një problematike shëndetësore për sëmundjet e brendshme apo janë thjesht gazra me shumicë dhe si të shpëtojmë prej tyre? Përgjigjen e të gjitha këtyre pyetjeve e marrim në studion e "Rreze Dielli" me specialistin e bimëve mjekësore Ylli Merja, i cili tregon faktorët që ndikojnë në fryrjen e barkut, problematikat shëndetësore si dhe bimët mjekësore që na vijnë në ndihmë dhe kurat trajtuese alternative.

  • VIDEO

    Rezultatet e dobëta në testin PISA, mësuesja: Ka emigruar ‘truri’! Qiraxhi: Ministria kërkon të shmangë përgjegjësinë me trajnimin për arsimtarët (15 janar 2023)

    Shqipëria u shfaq me një rënie drastike në studimin ndërkombëtar të arsimit PISA, kur nxori rezultatet e vitit 2022. Sipas ministrisë së arsimit, rezultatet e dobëta, erdhën nga mungesa e angazhimit real të mësuesve dhe për këtë 4000 arsimtarë do i nënshtrohen programit të trajnimit

  • VIDEO

    Ju kap shpesh lemza? Ja ku fshihet problemi / Ylli Merja: Zgjidhja me…

    Sipas specialistit të bimëve mjekësore Ylli Merja, nëse ju kap shpesh lemza, apo ju zgjat shumë duhet të bëni një kontroll të organeve të brendshme, konkretisht.... Merja sugjeroi si të veproni për largimin e lemzës menjëherë me metoda alternative

  • VIDEO

    ‘Banorët po kërkonin kokën e një njeriu’, Kllokoqi tregon si arriti të filmojë masakrën e Reçakut: Bota u zgjua me ato imazhe e më pas ndërhyri NATO

    Kosova përkujton sot 25-vjetorin e masakrës së Reçaku, ku forcat serbe vranë 45 civilë shqiptarë, më 15 janar të vitit 1999. Por, si u dokumentua kjo masakër që më pas solli edhe kthesën e historisë për Kosovën.

    Sylejman Kllokoqi, kameramani kosovar i Associated Press, tregoi për Report Tv momentet e para kur arriti të filmonte masakrën e Reçakut. Fuqia e këtyre imazheve, për Kllokoqin fillimisht ishte e paimagjinueshme, derisa pamjet e masakrës iu dërguan Associated Press dhe bota u zgjua me ato imazhe. Falë këtyre filmimeve në Kosovë ndërhyri ushtarakisht NATO.

    Për emisionin ‘Sot Live në Shqipëri’ me gazetarin Nertil Aglliu, tregon se në momentin e parë që ka mbërritur në Reçak, ku disa banorë po kërkonin kokën e një njeriu të varë, e më pas ka parë edhe trupat e viktimave të tjera nga kjo masakër.

  • VIDEO

    Fryrja e barkut, shkaktarët dhe sëmundjet paralajmëruese/ Ylli Merja: Si të largoni gazrat nga zorrët

    Studimet tregojnë se 10-30 % e popullsisë vuan nga fryrja e stomakut apo barkut. E keni pyetur ndonjëherë veten se çfarë ju bën të fryrë? Përvoja me fryrjen mund të jetë e ndryshme për të gjithë. Mund të keni një ndjenjë ngopjeje, pasi keni ngrënë ose barku juaj mund të jetë i ngurtë e i tensionuar. Simptomat dhe shqetësimet mund të jenë të ndryshme për çdo individ, kjo në varësi të edhe vetë problematikës shëndetësore që çdo kush mund të ketë.

    Nga se shkaktohet fryrja e barkut? Kur mund të quhet normale dhe kur është shenjë e diçkaje tjetër? Çfarë "fshihet" pas fryejes së barkut? A mund të jetë fryrja e barkut shenjë paralajmëruese e një problematike shëndetësore për sëmundjet e brendshme apo janë thjesht gazra me shumicë dhe si të shpëtojmë prej tyre? Përgjigjen e të gjitha këtyre pyetjeve e marrim në studion e "Rreze Dielli" me specialistin e bimëve mjekësore Ylli Merja, i cili tregon faktorët që ndikojnë në fryrjen e barkut, problematikat shëndetësore si dhe bimët mjekësore që na vijnë në ndihmë dhe kurat trajtuese alternative.

  • VIDEO

    Javë fantastike, deri të enjten duhet të zgjidhni disa çështje… Parashikimi javor i horoskopit 15-21 Janar nga astrologu Jorgo Pulla

    Në rubrikën "Parashikimi i Yjeve", astrologu Jorgo Pulla bëri një parashikim të detajuar për javën e tretë te muajit 15-21Janar për shenjat e zodiakut, duke bërë një renditje nga vendi i dymbëdhjetë në vendin e parë, në varësi të pozicionimit dhe ndikimit planetar.

  • VIDEO

    Petulla puf me petë, të shpejta me shije fantastike nga zonja Albana

    Petulla puf me petë

    Përbërësit:

    • 1 petë byreku
    • 2 vezë 
    • Ujë të ftohtë
    • Vaj për skuqje

    Përgatitja:

    Lyejmë petën me vezë. E palosim dhe e presim në katrorka të vogla, të cilat i zhysim në ujë të ftohtë dhe më pas i kullojmë. I skuqim në vaj të bollshëm dhe i shërbejmë me mjaltë ose djathë sipas dëshirës.

  • VIDEO

    Ëmbëlsirë e shpejtë pa pjekje me bukë të thekur dhe krem nga zonja Albana

    Ëmbëlsirë me bukë të thekur

    Përbërësit:

    • 1 lt qumësht
    • 180 gr sheqer
    • 100 gr niseshte
    • 4 kokrra vezë
    • 125 gr kuverturë
    • 2 pako bukë e thekur

    Shërbeti:

    • 200 gr sheqer
    • 200 ml ujë
    • Lëkurë portokalli
    • Shkop kanelle

    Përgatitja:

    Në një tenxhere vendosim sheqerin, ujin, shkopin e kanellës dhe lëkurën e portokallit, përgatisim sherbetin. Shtrojmë bukët e thekura në një tavë dhe i spërkasim me sherbet. Në një enë rrahim vezët, shtojmë niseshten, gjysmën e sheqerit dhe i përziejmë mirë. Ngrohim qumështin në një tenxhere shtojmë gjysmën e sheqerit të ngelur. Marrim një garuzhde nga masa  e vezëve të rrahura, i përziejmë. Më pas i bashkojmë masat dhe e lëmë për 2 minuta në zjarr të fikur. Shtojmë kuverturën. Këtë masë e shtrojmë mbi bukët e thekura. Sërish një masë me bukët e spërkatura me sherbet dhe masa tjetër e kremit. E vendosim në frigorifer të mpikset.

  • VIDEO

    Sesioni i ri parlamentar nis me ndryshimet në qeveri! Rithemelimi e Bardhi paralajmërojnë sërish kaos, Berisha i sheh nga shtëpia

    Pas tymuese dhe flakadanëve, mazhoranca dhe opozita takohen sot sërish në sallën e kuvendit të Shqipërisë për një sesion të ri parlamentar. Ndryshime e kabinetit qeveritar votohen sot, por peng i kaosit dhe skenarit të dhunës kanë mbetur disa nisma ligjore që kërkojnë 84 vota.

      Për lajme të tjera kërkoni në arkiv