-
VIDEO
'Shtypi i Ditës dhe Ju', ja çfarë shkruajnë gazetat për sot e hënë 15 janar 2024
Titujt e gazetave për sot, nga sot rinis "lufta" në parlament te si do përdoren "bishat amerikane" e deri tek akuza e kampiones Luiza Gega për Minustrinë.
-
VIDEO
Kolonja dhe bujtinat për turizmin familjar
Arbër Abdurrahmani, admninistratot në Njësinë Administrative Kolonjë – Lushnje, flet mbi zhvillimin e turizmit në fshatrat e Kolonjës dhe veçmas, turizmin elitar në Ardenicë
-
VIDEO
Ardenica, turizmi elitar ndër vite
Manastiri I Ardenicës si vepër e trashëgimisë sonë kulturore dhe si vend mikpritës I panaireve popullore. Por edhe si vend mikpritës për turistë vendas dhe të huaj në të gjitha stinët e vitit.
-
VIDEO
Turizmi elitar në Manastirin e Ardenicës (14 janar 2024)
Veri Jug ju propozon të shkojmë në qytezën e vogël të Kolonjës, mes Lushnjes dhe Fierit, mbi kodrat e së cilës gjendet Manastiri i Ardenicës, një prej veprave të arta të trashëgimisë sonë kulturore. Personazh i reportazhit është administratori i Kolonjës Arbër Abdurrahmani, i cili sjell në vëmendjen tonë zhvillimin e turizmit në fshatrat e Kolonjës, bujtinat me prirje turizmin familjar dhe veçmas, turizmin elitar në Manastirin e Ardenicës. Ndiqni reportazhin Ardenica, realizuar nga moderatori i emisioneve Veri Jug gazetari Agim Pipa.
-
VIDEO
Klinika 24 - Përdorimi pa kriter i suplementeve a sjell pasoja në organizëm- Vigjilenca Demiraj gastro hepatologe
Emisioni mjekësor "Klinika 24" me një eksperiencë 12 vjecare , vjen në Report Tv Televizion cdo të shtune, ora 20 00, si një dritare me informacione dhe këshilla të dobishme rreth shëndetit. Misioni i këtij formati televizv, është edukimi , informimi dhe frymëzimi i teleshikuesve dhe ndjekësve në mediat sociale për të jetuar me stil. Krijimi i zakoneve të shëndeteshme dhe përdorimi i zbulimeve apo trajtimeve të reja në fushën e mjekësisë ndihmon dhe orjenton popullatën drejt asaj që quhet dhe sfida e mijëvjecarit: Të jetuarit gjatë dhe shendetshem.
-
VIDEO
Elementet në lëkurë që ngatërrohen me një alergji- Alkerta Ibranji alergologe imunologe
Emisioni mjekësor "Klinika 24" me një eksperiencë 12 vjecare , vjen në Report Tv Televizion cdo të shtune, ora 20 00, si një dritare me informacione dhe këshilla të dobishme rreth shëndetit. Misioni i këtij formati televizv, është edukimi , informimi dhe frymëzimi i teleshikuesve dhe ndjekësve në mediat sociale për të jetuar me stil. Krijimi i zakoneve të shëndeteshme dhe përdorimi i zbulimeve apo trajtimeve të reja në fushën e mjekësisë ndihmon dhe orjenton popullatën drejt asaj që quhet dhe sfida e mijëvjecarit: Të jetuarit gjatë dhe shendetshem.
-
VIDEO
'Shtypi i Ditës dhe Ju', ja çfarë shkruajnë gazetat për sot e shtunë 13 janar 2024
Titujt e gazetave për sot, nga Flamur Noka i përfshirë në pastrim parash te spurdhjakët e deri tek emrat e njohur që u tërhoqën nga "Big Brother".
-
VIDEO
Hallet, dëshmorët, pasojat, dëshirat dhe dështimet e Policisë së Shtetit Shqiptar! ( 12 janar 2024)
Hallet, dëshmorët, pasojat, dëshirat dhe dështimet e policisë së Shtetit Shqiptar! Sot ora 21:00, i ftuar në Esencë me rrëfimet personale Ish Polici Besnik Meta.
-
VIDEO
Ekskluzive/'O marr 35-vjeçarin o vetëflijohem!’Babai i 13 vjeçares:Ma rrëmbeu,e pranova nga e keqja (12 janar 2024)
Babai i 14-vjeçares: Ata thanë: “14-vjeçare”, është rrëmbyer 13 vjeçe vajza më 15 mars 2023. Është e datëlindjes 28 shkurt 2010. Odeta Dume: Po si u rrëmbye? Babai i 14-vjeçares: E di ai që e rrëmbeu se si e rrëmbeu. I kam thënë disa herë: “Ma lejo vajzën”, “e di unë” ka thënë”. Nuk kam bërë hyrje që të shkoj si mik sepse nuk kam dashur vajza ime 13-vjeçare të përfundonte atje ku përfundoi. Atij i kanë ulur një vit ndërsa vajzës time ia kanë rritur një vit. Vajza ime ka qenë fiks 13 vjeçe e 2-javëshe, kurse ai ka qenë 35 vjeç. Odeta Dume: Me vajzën nuk të lanë të flisje farë që në momentin kur iku? Babai i 14-vjeçares: Jo, jo me vajzën kam folur unë, edhe tek shtëpia ka ardhur. Edhe në shtëpi e kam pranuar. E kam bërë nga e keqja e vajzës se më ka thënë: “Do vetëflijohem”. Unë kam hallin e vajzës. I kam pranuar nga e keqja, se nuk më hapte rrugë asnjëri. Duhet ta marrin institucionet për bazë se unë nuk isha i zoti ta mbaja vajzën dhe të vetëflijohej. Prandaj nuk e merrja, se as nuk më vinte. Por edhe po ta merrja me forcë kisha hall se mos bënte ndonjë xhest . Odeta Dume: Nëna e djalit tha që: “Ne bëmë dasëm, i ftuam por ata…” Babai i 14-vjeçares: Nuk më ka ftuar, unë e kam marrë vesh nga tezja e vajzës nga Greqia. Merrte vajza, se me mua nuk komunikonte por komunikonte me tezen dhe i thoshte: “Teze do vish në dasëm ti? Se unë kam dasëm më 27 gusht”. Nga ata nuk di asnjë lloj njoftimi unë. I kam thënë: “Si të bëjë dasëm vajza pa dijeninë time, e ka rritur mami dhe babai vajzën”. Po kur thanë që: “Nuk e dinim se ishte 14 vjeçe por e dinim 17 vjeçe?” Po mirë djalit i ka hapur pasaportën ditën që kam gjetur vajzën unë, se nuk ma ka gjetur policia, e kam gjetur vetë. I kam thënë: “Hajde këtu! E ke parë çfarë moshe ka se e ka pasaportën në xhep.” Djali u tremb se unë i kam thënë: “Çfarë t’i bëj fëmijës tim por ty do të të bëja vetëgjyqësi sot”. Po çfarë t’i bëj fëmijës tim që thotë: “Po e preke me dorë atë unë do të vetëflijohem”. Asaj iu rujta. Prindërit e tij erdhën nga Greqia edhe nuk më njoftuan mua që djali jonë ka marrë një vajzë. Nuk morën as në telefon, asgjë prej gjëje. Edhe 10 muaj babai pa më marrë njëherë në telefon mua si prind, që vajza ime ka qënë në gjendje agonie, shkonte në spital. Dhe ato dy prindër nuk më merrnin anjëherë në telefon.
-
VIDEO
‘Vajza më thoshte o marr atë ose vetëflijohem’, babai i 14 vjeçares që u martua me 35 vjeçarin flet për ‘Pa Gjurmë’: Ma rrëmbeu 13 vjeçe, e pranova nga e keqja
Babai i 14 vjeçares e cila është martuar me një 35 vjeçar ka folur ekskluzivisht për emisionin “Pa Gjurmë” me gazetaren Odeta Dume ne Report Tv duke zbuluar se vajza e tij nuk pranonte të kthehej në shtëpi dhe se e kishte paralajmëruar se do të vetëflijohej nëse i ndodhte gjë burrit të saj 21 vite më të madh.
-
VIDEO
Emisioni i plotë ‘Rreze Dielli’, 12 Janar 2024 – Receta / Këshilla mbi ndihmën e parë / Fëmijët e ‘Një vonesë e vogël’
Zonja Albana solli një recetë tepër të shpejtë dhe plot shije në “Rreze Dielli”. Receta e përzgjedhur për ditën e sotme ishte: Tavë me perime të stinës. Ndërsa Supë me qiqra dhe Sallatë me fasule – ishin sugjerimet e të ftuarës tonë në këndin e kuzhinës, Ardeta Koçi, Presidente e Shoqatës së Ushqimit dhe Mirëqënies.
Njohuritë e duhura për dhënien e ndihmës së parë janë thelbësore për sigurimin e mirëqenies dhe sigurisë së individëve në ambiente të ndryshme, brenda apo jashtë. Ofrimi i shërbimeve të ndihmës së parë mund të ndihmojë në parandalimin apo uljen e shkallës së dëmtimeve dhe sëmundjeve, apo dhe të shpëtojë jetën e njerëzve. Në studion e “Rreze Dielli” me Tahir Demko nga Kryqi i Kuq Shqiptar, tregojmë disa raste sesi duhet të japim ndihmën e parë në mënyrë sa më efektive: - Humbja e vetëdijes, trajtimi i një gjendje të fikti - Ndalimi i frymëmarrjes, ose nje arresti kardiak - Mbytjet nga ushqimet dhe të tjera në kushte shtëpie.
Juna Tomorri dhe Gentjan Lleku pas 41 vitesh, dyshja e aktorëve ‘të vegjël’ të një prej filmave për fëmijë më të bukur “Një vonesë e vogël” pak kohë më parë risollën një skenë të atij filmi, përmes një fotoje. Në filmin “Një vonesë e vogël” ai është djali që kishte adresën e mësueses dhe që e humbi, kurse ajo është vajza që thoshte se e dinte shtëpinë e mësueses se ishte fqinjë me tezen e saj. Nëpërmjet një lidhje skype Juna nga Gjermania dhe Genti nga Tirana në studion e “Rreze Dielli” kujtojnë me nostalgji fëmijërinë dhe filmin që i bëri fëmijët më të njohur të Tiranës të atyre viteve.
-
VIDEO
'Federatë opozitare' Açka: S’mund të shkojmë me një klub ku SPAK quhet bandë kriminale! Çështja e ‘non gratës’ na ndan
Deputetja e Partisë Demokratike Flutura Açka në një intervistë për emisonin ‘Sot Live në Shqipëri’ me gazetarin Nertil Agalliu tha se nuk mund të shkojnë dhe të bëhen bashkë me një klub që quan SPAK-un bandë kriminale. Sipas Açkës, grupimi i tyre është tashmë një federatë, ndërsa paralajmëroi se nëse elektorati gri shikon këtë përçarje nuk do të afrohet për zgjedhjet parlamentare të 2025