• VIDEO

    Deklarata e Bardhit për koalicion të gjerë opozitar, Kulluri: Largimi i Berishës, kusht i vetëm për ribashkimin e PD

    I ftuar në "Studio Live" me gazetarin Arbër Hitaj në Report Tv, Sekretari për Marrëdhëniet me Publikun në PD, Edvin Kulluri duke komentuar deklaratat e Gazment Bardhit për ribashkim në një koalicion opozitar, tha se kushti i vetëm për një gjë të tillë është largimi i Berishës.

  • VIDEO

    Debat në ‘Studio Live’, Kulluri-Burimit: Ke retorikë pro ‘foltores’, nuk e ktheni dot PD-në kundër SHBA! Analisti: Unë të jap ujë në bisht të lugës

    Në emisionin “Studio Live” në Report Tv pati një debat mes analistit Genc Burimi dhe sekretarit për Marrëdhëniet me Publikun në PD, Edvin Kulluri. Ky i fundit kritikoi retorikën politike të Burimit, që sipas tij është pro ‘foltores’ së Berishës.

  • VIDEO

    Beqaj prej 8 orësh në SPAK, Kulluri: Socialistët të ndërgjegjshëm, iu nënshtruan hetimit! Burimi: Pse nuk preken të fortit? Nesturi: Drejtësia ka filluar të bëjë detyrën

    Ish-ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj, që prej orës 9 të mëngjesit ndodhet në SPAK së bashku me avokatin përballë prokurorëve që po hetojnë koncesionin e sterilizimit, Edvin Kondili dhe Eneid Nakuçi si person nën hetim

  • VIDEO

    Emisioni i plotë ‘Rreze Dielli’, 9 Janar 2024 – Receta / Viti 2024, ndryshon mosha e daljes në pension për gratë, si llogaritet pensioni i pleqërisë

    Zonja Albana solli tre sugjerime recetash plot shije në “Rreze Dielli”. Recetat e përzgjedhura për ditën e sotme ishin: Përvlak me djathë dhe hudhër / Supë me gështenja / Qofte me kungulleshka.

    Me nisjen e vitit 2024 ndryshon mosha e daljes në pension për gratë si dhe vitet e vjetërsisë në punë për të dy gjinitë. Kështu, gjatë këtij viti një grua që të përmbushë kriteret e daljes në pension duhet të jetë 61 vjeç e 8 muaj. Me ndryshimet që i janë bërë ligjit “Për sigurimet shoqërore”, parashikohet një rritje e moshës së daljes në pension me dy muaj në vit. Ndonëse burrat nuk preken menjëherë nga zgjatja e moshës së daljes në pension, ata ndikohen nga rritja e viteve të vjetërsisë në punë. Referuar legjislacionit në fuqi, rritja graduale e vjetërsisë ndikon drejtpërdrejt në masën e pensionit të pleqërisë, duke qenë se është një prej përbërësve të formulës për përllogaritjen e tij. Në studion e “Rreze Dielli” me eksperten e ekonomisë Eriola Hoxha, flasim dhe për formulën e daljes në pension si llogaritet ajo në bazë të viteve të sigurimit që ka çdo person dhe vitet e vjetërsisë në punë. Gjithjashtu Hoxha iu përgjigj edhe çdo paqartësie në lidhje me pensionin dhe shqetësimeve të qytetarëve përmes telefonatave në studio.

  • VIDEO

    Ndryshimet në qeveri, Zhupa në Report Tv: U shkri Ministria e Kulturës që të jepet me koncesion trashëgimia kulturore

    Deputetja e opozitës Ina Zhupa thotë se ndryshimi në qeveri i kryeministrit Edi Rama, i cili vendosi krijimin e një dikasteri të ri qeverisës, duke bashkuar ministrinë e Kulturës me Ekonominë dhe Inovacionit, bëhet për koncesionet në trashëgiminë kulturore

  • VIDEO

    Ndryshon mosha e daljes në pension / Si llogaritet pensioni i pleqërisë? Ekspertja sqaron…

    Me nisjen e vitit 2024 ndryshon mosha e daljes në pension për gratë si dhe vitet e vjetërsisë në punë për të dy gjinitë. Kështu, gjatë këtij viti një grua që të përmbushë kriteret e daljes në pension duhet të jetë 61 vjeç e 8 muaj. Me ndryshimet që i janë bërë ligjit “Për sigurimet shoqërore”, parashikohet një rritje e moshës së daljes në pension me dy muaj në vit. Ndonëse burrat nuk preken menjëherë nga zgjatja e moshës së daljes në pension, ata ndikohen nga rritja e viteve të vjetërsisë në punë. Referuar legjislacionit në fuqi, rritja graduale e vjetërsisë ndikon drejtpërdrejt në masën e pensionit të pleqërisë, duke qenë se është një prej përbërësve të formulës për përllogaritjen e tij.

    Në studion e “Rreze Dielli” me eksperten e ekonomisë Eriola Hoxha, flasim dhe për formulën e daljes në pension si llogaritet ajo në bazë të viteve të sigurimit që ka çdo person dhe vitet e vjetërsisë në punë. Gjithjashtu Hoxha iu përgjigj edhe çdo paqartësie në lidhje me pensionin dhe shqetësimeve të qytetarëve përmes telefonatave në studio.

  • VIDEO

    Përvlak me djathë dhe hudhër nga zonja Albana

    Përvlak me djathë dhe hudhër

    Përbërësit:

    • 3 gota e gjysëm miell
    • 2 gota ujë
    • 1 e ½ lgj gjalpë
    • 1 thelpi hudhër
    • Kripë, piper i zi
    •  
    • Për mbushje;
    • Djathë i bardhë ose gjizë
    • Hudhër

    Përgatitja:

    Në një tenxhere shtojmë ujin, hudhrat dhe kripën. Presim të vlojë uji rreth 8 minuta, largojmë hudhrat, fikim sobën dhe shtojmë miellin. E përziejmë mirë me lugë druri, më pas e shtrojmë në tryezë duke e punuar me duar. Kur e shohim që brumi është punuar mirë e ndajmë në kuleçë. Lyejmë tepsinë me gjalpë dhe hapim kulaçkat në formë pite pak më të trashë se krepat. Në çdo shtresë të piteve që do të hapim vendosim djathë të bardhë të thërrmuar, gjalpë të tretur dhe hudhra sipas dëshirës. Në fund bëjmë një prerje në formë bakllavaje, e spërkasim me gjalpë dhe e vendosim në furrë në temperaturën 180 gradë Celsius për 45 minuta.

  • VIDEO

    Qofte me kungulleshka nga zonja Albana

    Qofte me kungulleshka

    Përbërësit:

    • 500 gr kungulleshka
    • 2 thelpinj hudhër
    • 1 qepë
    • 2 vezë
    • 5 gjethe nenexhik
    • 2 lgj miell
    • 2 lgj tërshërë
    • 150 gr djathë
    • Kripë, piper
    • Pak vaj bimor

    Përbërësit:

    Kalojmë në rende kungulleshkat, largojmë ujin duke i shtrydhur në një napë. Shtojmë më pas të gjithë përbërësit. E punojmë mire brumin, i mbledhim qoftet dhe i vendosim në një tavë me letër pjekje.  Furra duhet të jetë e parangrohur në 200 gradë Celsius dhe i lëmë për 30 minuta.

  • VIDEO

    Supë me gështenja nga zonja Albana

    Supë me gështenja

    Përbërësit:

    • 500 gr gështenja
    • 1 litër e gjysëm lëng pule
    • 100 gr gjalpë
    • 1 limon
    • 1 lugë kos
    • 1 qepë
    • 3 thelpinj hudhër
    • 1 shkop kanelle
    • Kripë, piper

    Përbërësit:

    Gështenjave iu bëjmë nga një prerje në lëkurë, i vendosim në tenxhere me ujë të ftohtë dhe i vëmë të ziejnë. Pasi janë zier i qërojmë menjëherë të nxehta. Në një tenxhere tjetër kaurdisim me gjalpë qepën dhe hudhrat, më pas shtojmë gështenjat dhe i trazojmë për disa minuta në zjarr të ngadaltë. Më pas shtojmë lëngun e pulës, të cilin e kemi ngrohur më parë, lëngun e limonit, kripën, piperin, kanellën dhe kosin. E lëmë supën të ziejë dhe në fund e kalojmë në blender.

  • VIDEO

    'Shtypi i Ditës dhe Ju', ja çfarë shkruajnë gazetat për sot e martë 9 janar 2024

    Titujt e gazetave për sot, nga ndryshon struktura e qeverisë,Blendi Gonxhe në krye të Kulturës,Ekonomisë dhe Inovacionit te dalin pamjet e dhunës brutale të bashkëshortit ndaj Bedries e deri tek pensionistët dhe qeveria.

  • VIDEO

    E ardhmja e opozitës? Debat te '5pyetjet', Lapaj: Të vjetrit kanë prerë 'lisat' e rinj, s'ka garë! (8 janar 2024)

    Cila do të jetë e ardhmja e opozitës? Përse po tkurret opozita në një rrugicë? A ka hapësirë për forca të tjera apo jeta politike do mbetet në sfidën PS-PD? Ishin këto disa pyetje që u diskutuan në emisionin “5 Pyetjet nga Babaramo” në Report Tv 

    • VIDEO

      Vula e PD në Apel, avokati Daci: Nga pikëpamja juridike sistemi ka dështuar, s'ka logjikë që kjo çështje të presë dy ose tre vjet

      Gjykata e Lartë e ktheu për rigjykim në Apel çështjen se kujt i takon vula e PD. Avokati Jordan Daci në “5Pyetjet nga Babaramo” në Report Tv tha se nga pikëpamja juridike me këtë çështje sistemi i drejtësisë ka dështuar pasi duhet ti ishte dhënë zgjidhje brenda një afati kohor më të shkurtër.

       

    Për lajme të tjera kërkoni në arkiv