Me nisjen e vitit 2024 ndryshon mosha e daljes në pension për gratë si dhe vitet e vjetërsisë në punë për të dy gjinitë. Kështu, gjatë këtij viti një grua që të përmbushë kriteret e daljes në pension duhet të jetë 61 vjeç e 8 muaj. Me ndryshimet që i janë bërë ligjit “Për sigurimet shoqërore”, parashikohet një rritje e moshës së daljes në pension me dy muaj në vit. Ndonëse burrat nuk preken menjëherë nga zgjatja e moshës së daljes në pension, ata ndikohen nga rritja e viteve të vjetërsisë në punë. Referuar legjislacionit në fuqi, rritja graduale e vjetërsisë ndikon drejtpërdrejt në masën e pensionit të pleqërisë, duke qenë se është një prej përbërësve të formulës për përllogaritjen e tij.
Në studion e “Rreze Dielli” me eksperten e ekonomisë Eriola Hoxha, flasim dhe për formulën e daljes në pension si llogaritet ajo në bazë të viteve të sigurimit që ka çdo person dhe vitet e vjetërsisë në punë. Gjithjashtu Hoxha iu përgjigj edhe çdo paqartësie në lidhje me pensionin dhe shqetësimeve të qytetarëve përmes telefonatave në studio.