-
VIDEO
Byrek me pulë dhe oriz nga zonja Albana
Byrek me pulë dhe oriz
Përbërësit:
- 1 pulë mesatare
- 2 qepë të thata
- 2 ½ filxhanë oriz
- 5 filxhanë çaji ujë
- 1 tufë koper
- 1 tufë majdanoz
- Kripë, piper i zi
- 3-4 kokrra vezë
- 5-6 lgj vaj ulliri
- 4-5 petë të gatshme ose 2-3 petë të bëra vetë
Për brumin e petëve:
- miell, ujë të vakët, pak uthull, pak vaj, kripë
Përgatitja:
Vendosim pulën të ziejë në ujë të vluar me kripë për 35-40 minuta në temperaturë mesatare. Në një tigan kaurdisim qepën të grirë hollë me gjysmën e sasisë së vajit të ullirit. Sapo qepa të marrë ngjyrë shtojmë erëzat dhe orizin. Rregullojmë shijen me kripë dhe piper dhe e kaurdisim për pak minuta. Në një tavë të lyer me vaj vendosim 3 petët njëra pas tjetrës duke i lyer lehtë me vaj. Hedhim masën e përgatitur të orizit dhe më pas vendosim pulën (rreth e rrotull tavës dhe në qendër) të cilën e kemi ndarë në racione duke i hequr kockat. Palosim rreth mbushjes një e nga një petët, dhe i spërkasim anësoret e byrekut me pak vaj. Në qendër ku kemi mbushjen shtojmë me garuzhde gati më shumë se gjysmën e sasisë së lëngut të ngrohtë ku përgatitëm pulën. E tundim pak tavën në mënyrë që lëngu të depërtojë në të gjithë mbushjen e byrekut. E vendosim më pas byrekun në furrë të nxehtë në temperaturën 200 gradë Celsius për 15 minuta. Pas këtij minutazhi rrahim vezët me pjesën tjetër të lëngut të mishit dhe e shtojmë mbi byrek në qendër dhe pak mbi petat rreth e rrotull. E rivendosim byrekun në furrë dhe për 40 minuta të tjera.
-
VIDEO
Supë me pulë dhe oriz nga zonja Albana
Supë me pulë dhe oriz
Përbërësit:
- 1 gjoks pule
- 1 lgj oriz
- 1 limon
- 2 vezë
- Kripë, piper
- Bimë aromatike
Përgatitja:
Ziejmë mishin me ujë të ftohtë. Shtojmë në lëngun e pulës orizin dhe pak kripë. Copëtojmë mishin e pulës, e shtojmë tek supa së bashku me vezët e rrahura me lëng limoni. Rregullojmë shijen me piper të zi dhe bimë aromatike dhe e servirim të ngrohtë.
-
VIDEO
Papare e aromatizuar nga zonja Albana
Papare e aromatizuar
Përbërësit:
- Bukë e ndenjur
- Gjalpë / Vaj ulliri
- Djathë miks
- Erëza të ndryshme
Përgatitja:
Tresim gjalpin me pak vaj ulliri dhe më pas shtojmë bukën të prerë në copëza të vogla. E skuqim lehtë dhe pasi buka ka marrë pak ngjyrë shtojmë erëza të ndryshme dhe në fund djathë të grirë.
-
VIDEO
Tavë me patate, vezë dhe djathë nga zonja Albana
Tavë me patate, vezë dhe djathë
Përbërësit:
- 1 kg patate
- 1 qepë mesatare
- 3 karrota
- 1-2 lgj gjalpë
- 1 fk pure domate
- 3-4 vezë
- 3 lgj djathë kaçkavall
- Kripë, piper i zi
Përgatitja:
Pasi i kemi prerë patatet në formë rrumbullake i vendosim të ziejnë në ujë të vluar për pak minuta. Ndërkohë kaurdisim qepën me pak gjalpë, më pas shtojmë karrotat e grira në rende si dhe salcën e domates. Shtojmë në fund patatet dhe i përziejmë së bashku. E kalojmë gatimin në një tavë të lyer me gjalpë. Rrahim vezët me kripë, piper të zi dhe djathë të grirë kaçkavall. E shtojmë në tavë, e spërkasim sipërfaqen me djathë dhe e vendosim në pjekje në furrë të parangrohur në 200 gradë për rreth 20- 25 minuta.
-
VIDEO
Dha ushqime e përfitime ekonomike në këmbim të votës në zgjedhjet e 2021, përgjimet 'fundosën' sekserin! SPAK e kalon për gjykim
TIRANË- Prokuroria e Posaçme ka mbyllur hetimet dhe ka dërguar për gjykim, Gazmend Canajn, i cili akuzohet se përmes ushqimeve dhe favorizimeve të tjera të paligjshme u ka blerë votën disa personave për një subjekt politik të cilin ai mbështeste në zgjedhjet parlamentare të 2021.
-
VIDEO
Nga "Rama ka lindur me këmishë" te "janë xhaketa të grisura", qytetarët analizojnë bashkimin e mundshëm të opozites.
-
VIDEO
'Shtypi i Ditës dhe Ju', ja çfarë shkruajnë gazetat për sot e enjte 11 janar 2024
Titujt e gazetave për sot, nga shuarja e Berishizmit te Rama thotë se nuk mbetet peng i opozitës e deri tek Gjimshiti lider tek Atalanta, eliminon Milanin.
-
VIDEO
GJKKO rrëzon pretendimet e Berishës, Galdini: Do hyjë në ‘vrimën e gjilpërës’ (10 janar 2023)
-
VIDEO
Dje afati i fundit për propozimet mbi votën e emigrantëve, Logu jep lajmin: PD e vetmja parti që ka dorëzuar amendament në Kuvend
Anëtari i Këshillit Kombëtar të PD-së Besart Logu tha se Partia Demokratike ka dorëzuar në Kuvend amendamentin për votën e emigrantëve shqiptarë.
-
VIDEO
Deklarata e Ramës për komisionin e Reformës Zgjedhore, Meçaj: Tregoi se nuk do tolerojë opozitën! Caca: As Rithemelimi nuk e do një kod të ri zgjedhor
Të ftuarit në studion e “Repolitix” me gazetarin Denis Minga në Report Tv diskutuan mbi deklaratën e kryeministrit Edi Rama ditën e sotme ku tha se nëse nuk do kishte vullnet të opozitës për konsensus sa i takon Reformës Zgjedhore, do të veprohet si në vende të tjera të Evropës ku nuk është i nevojshëm një konsensus i tillë.
-
VIDEO
Meçe ironizon militantët poshtë ballkonit të Berishës: E kanë lënë të flasë me vete, ja pse të gjithë e mbajnë kokën poshtë
Ish-deputeti Arben Meçaj ironizoi Sali Berishën dhe militantët që mblidhen poshtë ballkonit të banesës së tij nga ku ai mban fjalim edhe pse në arrest shtëpie.
-
VIDEO
GJKKO hodhi poshtë pretendimet e Berishës, Galdini: Ish-kryeministri do hyjë në ‘vrimën e gjilpërës’! Logu: Prokurorët e SPAK të jenë më prezentë në publik
Mbrëmjen e sotme (10 janar) në studion e emisionit ‘Repolitix’ me gazetarin Denis Minga në Report Tv u diskutua vendimi i zbardhur i GJKKO-së për ashpërsimin e masës së sigurisë për Sali Berishën i cili akuzohet për korrupsion pasiv në aferën e privatizimit të kompleksit ‘Partizani’.