• VIDEO

    Berisha në arrest shtëpie mban fjalime nga dritarja, gazetari Hitaj: I shijon ky lloj martirizmi

    “Sali Berisha është kapitull i mbyllur”. Kështu tha gazetari Arbër Hitaj në emisionin “5Pyetjet nga Babaramo” në Report Tv duke komentuar sjelljet e ish kryeministrit Berisha që në arrest shtëpie për aferën Partizani mban fjalime nga dritarja duke shkelur dhe vendimin e GJKKO e cila ia ka ndaluar që të flasë me persona të tjerë përveçse me ata që bashkëjeton.

     
  • VIDEO

    'Do shkojmë dhe te ballkoni i Ramës', Lapaj debat me Kason: Drejtësia nuk korrigjohet me kanun! Berisha s'mund të çojë paligjshmërinë në paligjshmëri

    Një debat është zhvilluar mes përfaqësuesit ligjor të Rithemelimit, Ivi Kaso dhe drejtuesit të Lëvizjes “Shqipëria Bëhet” Adriatik Lapaj teksa po diskutohej për të ardhmen e opozitës në emisionin “5Pyetjet nga Babaramo” në Report Tv. Fjalimet e Berishës në arrest shtëpie para militantëve të Rithemelimit që mblidhen poshtë pallatit të ish-kryeministrit Kaso tha se kanë qëllim solidarizimin dhe sensibilizimin. 

     
  • VIDEO

    Berisha në arrest shtëpie, avokati Daci: Ish-kryeministri duke mos zbatuar masën e parë dëmtoi veten e tij

    Avokati Jordan Daci i ftuar në “5Pyetjet nga Babaramo” në Report Tv ka deklaruar se Sali Berisha duke mos respektuar masën detyrim paraqitje të caktuar nga GJKKO dëmtoi veten dhe i dha shkas prokurorisë që të kërkojë ashpërsimin të masës së sigurisë për të.

     
  • VIDEO

    Cila do jetë e ardhmja e opozitës? Adriatik Lapaj: Këta kanë prerë 'lisat' e rinj, ka mungesë gare

    E ardhmja e opozitës është tema kryesore e emisionit “5 Pyetjet nga Babaramo” në Report Tv.

  • VIDEO

    Topi thirrje ndërkombëtarëve: Të bëjnë presion për reformën në politikë! Nuk pritet ndryshim i vullnetshëm nga mëkatarët

    Ish-presidenti Bamir Topi, i ftuar në "Kontrast" me gazetarin Denis Minga në Report Tv, ka bërë thirrje ndaj partnerëve ndërkombëtarë të Shqipërisë që të ndërhyjnë dhe të ushtrojnë presion për një reformë në politikën shqiptare.

  • VIDEO

    Deputeti socialist, Petro Koçi: Duhet më shumë kolegjialitet në vendimmarrjet brenda PS! Pushteti të jetë më i balancuar

    Deputeti socialist Petro Koçi i cili e konsideroi ‘komoditet dëmtues’ për qeverinë, situatën ku ndodhet opozita foli edhe për gjendjen brenda Partisë Socialiste.

  • VIDEO

    Pamjet e dhunës ndaj Bedries nga i shoqi, eksperti i sigurisë Softa: Jo konflikt i zakonshëm, por ferr për të ndjerën! Gazetari Dema: Ka edhe dy video të tjera

    Dëshmitë e fëmijëve të Bedrie Lokës dhe një episod dhune i faktuar së fundmi me video kanë orientuar hetimet drejt dhunës në familje dhe kërcënimeve të shpeshta nga burri si shkaktarë që e shtynë 41-vjeçaren të bënte vetëvrasje

  • VIDEO

    Formimi i ministrisë së Ekonomisë, kulturës dhe Inovacionit, Petro Koçi: Vendim i logjikshëm, ja cila fushë besoj se do të dominojë

    Deputeti Petro Koçi e ka konsideruar si të logjikshëm vendimin e kryeministrit Edi Rama për formimin e ministrisë së re që përmbledh bashkë, fushën e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit.

  • VIDEO

    Shkeljet e Berishës ndaj masës së GJKKO, Koçi bën krahasimin me ish-kryesocialistin: Nano e priti arrestimin si burrë i vërtetë! Nuk i hapi luftë drejtësisë

    Deputeti socialist, Petro Koçi i ftuar në 'Studio Live', teksa foli për zhvillimet e fundit në vend, komentoi edhe sjelljen e ish-kryeministrit Sali Berisha i cili ka shkelur për të disatën herë masën e GJKKO për të mos komunikuar me persona jo-familjarë që prej se ndodhet në arrest shtëpie.

  • VIDEO

    Emisioni i plotë ‘Rreze Dielli’, 8 Janar 2024 – Receta/ Horoskopi mujor, Janar / Sherebela, efektet kurative

    Zonja Albana solli dy sugjerime recetash plot shije në “Rreze Dielli”. Recetat e përzgjedhura për ditën e sotme ishin: Byrek i ëmbël me oriz / Petulla me hirrë dhe raki.

    Në rubrikën "Parashikimi i Yjeve", astrologu Jorgo Pulla bëri një parashikim të detajuar për muajin Janar për 12 shenjat e zodiakut. ”Muaji Janar është muaj i shumë vendimeve dhe çështjeve të rëndësishme” tha Jorgo, duke paralajmëruar se do të ketë shumë zhvillime në fushën e yjeve, duke shtuar se me Hënën e re në Bricjap ka shumë lëvizje të gjërave, veçanërisht pas datës 11 janar.

    Në rubrikën “Bima dhe Shëndeti”, me specialistin e bimëve mjekësore ndalemi në një nga bimët shqiptare më të kërkuara sot në botë. Sherebela shqiptare, është një nga bimët mjekësore që ka eksportin më të madh sot në tregun botëror. Ajo kultivohet në Shqipëri, si një bimë me vlera të larta mjekësore, por edhe si garantuese për ekonomimë e shumë familjeve. Specialisti Merja thekson se sherebela është një nga bimët më të mrekullueshme që na ka falur natyra, që në antikitet kjo bimë është e njohur për vetitë e saj kurative. “Sa më e përhimtë të jetë gjethja e sherebelës, aq më i lartë është përqëndrimi i vajit esencial të saj. Sherebela përdoret për problemet e tretjes, gastritit, pastron mëlçinë, ndihmon zemrën, shton pulsin, rrit tensionin, është aleati më i mirë i zonjave përgjatë menopauzës…” rradhit Merja efektet e kësaj bime duke shtuar se ajo rizgjon organizmin duke larguar lodhjen trupore. Të tjera efekte magjike që ka kjo bimë, e cila përdoret gjerësisht dhe në maska kozmetike bio për kujdesin ndaj lëkurës i diskutojmë me specialistin e bimëve mjekësore Ylli Merja, i cili na tregon dhe disa receptura dhe receta tepër efikase në kurimin e një sërë problematikash shëndetësore.

  • VIDEO

    Kush e vrau Bedrijen, tik-toku apo mentaliteti patriarkal? (8 janar 2023)

  • VIDEO

    Efektet magjike të Sherebelës, kuron mbi 30 sëmundje! Ylli Merja: Ja si t’a përdorni

    Në rubrikën “Bima dhe Shëndeti” në emisionin e mëngjesit “Rreze Dielli” në Report Tv me specialistin e bimëve mjekësore ndalemi në një nga bimët shqiptare më të kërkuara sot në botë. Sherebela shqiptare, është një nga bimët mjekësore që ka eksportin më të madh sot në tregun botëror. Ajo kultivohet në Shqipëri, si një bimë me vlera të larta mjekësore, por edhe si garantuese për ekonomimë e shumë familjeve. Specialisti Merja thekson se sherebela është një nga bimët më të mrekullueshme që na ka falur natyra, që në antikitet kjo bimë është e njohur për vetitë e saj kurative. “Sa më e përhimtë të jetë gjethja e sherebelës, aq më i lartë është përqëndrimi i vajit esencial të saj. Sherebela përdoret për problemet e tretjes, gastritit, pastron mëlçinë, ndihmon zemrën, shton pulsin, rrit tensionin, është aleati më i mirë i zonjave përgjatë menopauzës…” rradhit Merja efektet e kësaj bime duke shtuar se ajo rizgjon organizmin duke larguar lodhjen trupore.  

    Të tjera efekte magjike që ka kjo bimë, e cila përdoret gjerësisht dhe në maska kozmetike bio për kujdesin ndaj lëkurës i diskutojmë me specialistin e bimëve mjekësore Ylli Merja, i cili na tregon dhe disa receptura dhe receta tepër efikase në kurimin e një sërë problematikash shëndetësore.

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv