-
VIDEO
Avokati Beqiri: Gërdeci, çernobili shqiptar! Kokat e këtij krimi Shkëlzen dhe Sali Berisha, të merren të pandehur
“Gërdeci është si çernobili shqiptar”. Kështu e cilësoi avokati Idajet Beqëri masakrën e Gërdecit në një lidhje me “skype” për Studio Live në Report Tv.
-
VIDEO
‘Është sikur të flasë Lefter Koka nga dritarja e qelisë’, avokati Beqiri: Berisha ka thyer arrestin shtëpiak, SPAK duhet ta burgosë
Për herë të tetë Sali Berisha në arrest shtëpie ka thyer vendimin e GJKKO duke komunikuar me militantët e mbledhur poshtë pallatit të tij në rrugën Mustafa Matohiti në Tiranë, ndonëse GJKKO ia ka ndaluar të flasë me persona të tjerë perveçse me bashkëjetuesit
-
VIDEO
Jeta në fshat me 12 mace, nudot dhe të pathënat e Arnildës, vajza që mahniti Yuri Kimin (10 dhjetor 2023)
-
VIDEO
Gjirokastra ‘i merr’ aeroportin Sarandës (10 janar 2024)
-
VIDEO
Emisioni i plotë ‘Rreze Dielli’, 10 Janar 2024 – Receta/ Fasulet, vlerat e jashtëzakonshme për organizmin /Higjena e gojës, këshilla për furçën e dhëmbëve
Zonja Albana solli tre sugjerime recetash plot shije në “Rreze Dielli”. Recetat e përzgjedhura për ditën e sotme ishin: Qofte me lëng / Kulaç rëre / Mazë mëlçish.
Në studion e “Rreze Dielli” flasim me nutricionistin Altin Joka, specialist i mjekësisë holistike në lidhje me një nga ushqimet më të përdorura në traditën shqiptare, Fasulet. A është mit apo ilaç konsumimi i fasules për organizmin, a ka ajo vlera të rëndësishme apo është ushqim si gjithë të tjerat? Në cilat sëmundje na ndihmojnë fasulet? Dikur i thoshin ushqimi i të varfërve... sa shpesh duhen konsumuar ato? Nga vjen emri "fasule", pse quhen kështu? Cilat lloje janë më të shëndetshme? Pse fasulet na fryjnë stomakun dhe na japin gazra? Cili është sekreti për t'a eleminuar këtë pasojë? Çfarë gabimesh bëjmë në përgatitjen e tyre? Përgjigjet e të gjitha këtyre pyetjeve dhe disa këshilla tepër efikase i diskutojmë me nutricionistin e njohur Joka.
Higjiena e gojës është shumë e rëndësishme sepse ka lidhje direkte me të gjithë organizmin tonë. Prandaj mënyra më e mirë për mbajtjen e higjenës së gojës është larja e dhëmbëve çdo ditë, pas vakteve kryesore të ushqimit, ose të paktën 2 herë në ditë, në mëngjes dhe në darkë me furçë dhe pastë dhëmbësh, ndërrimi i shpeshtë i furçës së dhëmbëve, si dhe kontrolli periodik te dentisti. Ju kujtohet hera e fundit kur e keni ndërruar furçën e dhëmbëve?! Epo nëse nuk ju kujtohet po i shkaktoni probleme shëndetit tuaj. Në studion e “Rreze Dielli” stomatologia Enkeleda Zhupa tregon sa herë duhet ndërruar furça e dhëmbëve si dhe si duhet përzgjedhur ajo. Gjithashtu ndajmë këshilla tepër efikase për higjenën sa më të shëndetshme të gojës.
-
VIDEO
Sëmundjet që vijnë prej furçës së dhëmbëve! Sa shpesh duhet ndërruar ajo dhe çfarë duhet të dimë...
Higjiena e gojës është shumë e rëndësishme sepse ka lidhje direkte me të gjithë organizmin tonë. Prandaj mënyra më e mirë për mbajtjen e higjenës së gojës është larja e dhëmbëve çdo ditë, pas vakteve kryesore të ushqimit, ose të paktën 2 herë në ditë, në mëngjes dhe në darkë me furçë dhe pastë dhëmbësh, ndërrimi i shpeshtë i furçës së dhëmbëve, si dhe kontrolli periodik te dentisti.
Ju kujtohet hera e fundit kur e keni ndërruar furçën e dhëmbëve?! Epo nëse nuk ju kujtohet po i shkaktoni probleme shëndetit tuaj. Në studion e “Rreze Dielli” stomatologia Enkeleda Zhupa tregon sa herë duhet ndërruar furça e dhëmbëve si dhe si duhet përzgjedhur ajo. Gjithashtu ndajmë këshilla tepër efikase për higjenën sa më të shëndetshme të gojës.
-
VIDEO
Altin Joka: Fasulet, ilaç për sëmundje! Sa herë të konsumohen, si të eleminojmë fryrjen /sekrete gatimi
Në studion e “Rreze Dielli” flasim me nutricionistin Altin Joka, specialist i mjekësisë holistike në lidhje me një nga ushqimet më të përdorura në traditën shqiptare, Fasulet. A është mit apo ilaç konsumimi i fasules për organizmin, a ka ajo vlera të rëndësishme apo është ushqim si gjithë të tjerat? Në cilat sëmundje na ndihmojnë fasulet? Dikur i thoshin ushqimi i të varfërve... sa shpesh duhen konsumuar ato? Nga vjen emri "fasule", pse quhen kështu? Cilat lloje janë më të shëndetshme? Pse fasulet na fryjnë stomakun dhe na japin gazra? Cili është sekreti për t'a eleminuar këtë pasojë? Çfarë gabimesh bëjmë në përgatitjen e tyre? Përgjigjet e të gjitha këtyre pyetjeve dhe disa këshilla tepër efikase i diskutojmë me nutricionistin e njohur Joka.
-
VIDEO
Qofte shtëpie me salcë speciale nga zonja Albana
Qofte me lëng
Përbërësit:
- 500 gr mish i grirë
- 1 qepë mesatare
- 2 thelpinj hudhër
- 1 lgj gjalpë
- 1 kokërr vezë
- 1 lgj uthull
- 2 lgj koncentrat
- 100 ml qumësht
- Vaj për skuqje
- Miell gruri
- Salcë domate
- Nenexhik i thatë
- Kripë, piper i zi
Përgatitja:
Në një tas vendosim mishin e grirë, qepën, vezën, djathin dhe bimët aromatike. Mbledhim qoftet dhe i skuqim. Në po atë yndyrë kaurdisim miellin, shtojmë ujë, pak qumësht, kripë, piper dhe salcë domateje. E lëmë të ziejë pak dhe më pas bashkojmë qoftet me salcën. Në fund e spërkasim me majdanoz.
-
VIDEO
Kulaç rëre, një recetë e hershme tradicionale e ëmbël nga zonja Albana
Kulaç rëre
Përbërësit:
- 1 kg miell
- 2 filxhanë kafeje vaj
- 1 gotë sheqer
- 3 kokrra vezë
- 3 lgj arra të shtypura
- Pak sodë
- Pak ujë
Përgatitja:
Në një tas hapim miellin në mes (tek mielli kemi shtuar pak sodë buke). Hedhim vajin, sheqerin, vezët, arrat dhe i përziejmë derisa të shkrijë pak sheqeri. Pastaj i trazojmë me miellin dhe realizojmë brumin. E ndajmë në kuleçe ose e pjekim të plotë në 180°C për 20-25 minuta.
-
VIDEO
Maza e Çabullit, gatim tradite i Kelmendit me mëlçi me shumë shije nga zonja Albana
Mazë mëlçish
Përbërësit:
- Mëlçi bagëtish
- Zemra, veshka
- Dhjamë
- Miell misri
- Ujë
- Kripë
Përgatitja:
Marrim dhjamin, mëlçitë, zemrat, veshkat dhe i kaurdisim. Shtojmë kripë, ujë, miell dhe i përziejmë vazhdimisht për rreth 45 minuta derisa mielli të mos ketë aromën dhe yndyra të dalë sipër.
-
VIDEO
U la në burg pas vetëvrasjes së gruas, çohet për ekspertizë arma që u gjet në banesën e Xhemal Lokës
Xhemal Loka, i cili u la në burg pasi akuzohet se ka shtyrë gruan e tij Bedrie Loka drejt vetëvrasjes, për shkak se ushtronte dhunë fizike dhe psikologjike ndaj të ndjerës, ka hedhur akuza ndaj vëllezërve të saj se janë ata që i kanë dërguar armën në shtëpi
-
VIDEO
'Shtypi i Ditës dhe Ju', ja çfarë shkruajnë gazetat për sot e mërkurë 10 janar 2024
Titujt e gazetave për sot, nga Rama mbledh qeverinë në Shëngjin te PS në "kërkim" të 84 votave në Parlament e deri tek Ilir Beqaj pyetet gati 9 orë në SPAK.