• VIDEO

    Numri i pakët i militantëve të mbledhur poshtë banesës së Berishës, Baçi: Kanë qenë 700 deri në 1 mijë vetë

    Deputeti Luan Baçi ka debatuar sot në “Studio Live” në Report Tv me politologun Ergys Mërtiri pasi ky i fundit u shpreh se Berisha nuk është lider i opozitës pasi një numër shumë i pakët personash kanë dalë për të protestuar për arrestin e tij, duke iu referuar militantëve të mbledhur në ditët e fundit poshtë banesës së ish-kryeministrit.

     
  • VIDEO

    Telefonata anonime zbardh fatin e të miturës së humbur/Nëna:Ma rrëmbyen te dera e shtëpisë (5 janar 2023)

    Xhuana Rrushi u zhduk në rrethana misterioze në vitin 1997 nga qyteti i Kavajës. Pas 26 vitesh nëna e saj, Ikbale Rrushi është në kërkim të vajzës që kur humbi gjurmët ishte vetëm një adoleshente dhe sot është 40 vjeç. Datën e 30 Qershorit Xhuana doli nga shtëpia si të gjithë ditët e tjera, pa e ditur se do të ishte hera e fundit që do të shkelte atje. Ajo shkoi të takonte një shoqen e saj, qe njëkohësisht ishte dhe fqinja e familjes Rrushi, Valentina. Orët po kalonin nënë Ikbale vuri re mungesën e së bijës dhe nisi ta kërkoj në lagje dhe te fqinjët, por asnjë gjurmë prej 14-vjeçares asokohe. Në merak për Xhuanën, ajo bën një denoncim në policinë e qytetit për zhdukjen e mistershme të vajzës. Ditët kalonin dhe ajo nuk kishte asnjë informacion për fatin e së bijës. Një muaj pas humbjes së saj, Valentina njofton nënë Ikbale se Xhuana ka telefonuar në shtëpinë e saj. E kujton shumë mirë atë moment kur i dëgjoj për herë të fundit zërin e së bijës. Xhuana i rrëfeu se ndodhej në Itali dhe me ngulm i kërkonte numrin e tezes që ndodhej në Milano, pasi do të shkonte tek ajo. Dhe pse nëna e shqetësuar dhe në merak për të bijën e pyeti disa herë si kishte përfunduar në shtetin fqinj, Xhuana nuk i dha asnjë përgjigje. Përgjigje që nënë Ikbale kërkon sot dhe kësaj dite… Nene Ikbale dyshon se fqinja e tyre, Valentina ka gisht në zhdukjen e vajzës së saj dhe se atë e kanë trafikuar në shtetin Italian. Vitet kalonin dhe asnjë lajm për Xhuanën. Një vit më parë një telefonatë anonime mbërrin në familjen Rrushi. Një telefonatë që ndezi një drite jeshile për fatin e vajzës së humbur. Dikush iu tha se Xhuana kishte perfunduar ne burg…

  • VIDEO

    Emisioni i plotë ‘Rreze Dielli’, 5 Janar 2024 – Receta / Profesionet më të kërkuara në 2024 / Jeta në çift për 2024

    Zonja Albana solli tre sugjerime recetash plot shije në “Rreze Dielli”. Recetat e përzgjedhura për ditën e sotme ishin: Pastiçe me djathë dhe beshamel / Supë me presh dhe patate / Sallatë me panxhar.

    Në studion e “Rreze Dielli” flasim me ekspertin e punësimit, Erald Pashaj në lidhje me rritjen e pagave përgjatë vitit 2024 si dhe për profesionet të cilat do të jenë më të kërkuara dhe më të mirëpaguara. “Rritja e pagave do të vijojë, por ajo duhet të jetë e kujdesshme dhe graduale që mos të shkaktojë inflacion spekulativ, por të rrisë produktivitetin, cilësinë dhe aftësinë e punëdhënësve dhe punëmarrësve për të konkuruar në tregje më të gjera se Shqipëria” shprehet Pashaj. Pashaj tregon pozicionet dhe profesionet të cilat pritet të jenë më të kërkuara përgjatë vitit 2024, aty ku tregu i punës ka sigurisht më nevojë duke filluar nga turizimi, ndërtimi, teknologjia e informacionit dhe specialistë në fusha të ndryshme, të cilat i analizojmë në studion e “Rreze Dielli”.

    Viti 2024 do na sjellë konfigurime të reja për çiftet martesore apo lidhjet dashurore. Por cilat nga çiftet do "shkëlqejnë" për këtë vit? Në studion e “Rreze Dielli” me astrologun, numerologun dhe ekspertin e shkencave okulte Jofiel Koço tregojmë dhe analizojmë kombinimet më perfekte dhe çiftet që do të favorizohen më shumë përgjatë vitit 2024. Gjithashtu ndalemi dhe në kombinimet që do të jenë në një “kohë gri” si dhe ato çifte apo lidhje më në "krizë" dhe që duhet të tregojnë më shumë kujdes përgjatë këtij viti.

  • VIDEO

    Politikani serb u dhunua pasi nderoi Adem Jasharin, Gazetari Hasani: Pretendohet se dhunuesi me maskë në fytyrë ishte Radoiçiç

    I ftuar sot në një lidhje ‘Skype’ për emisonin 'Sot Live në Shqipëri' me gazetarin Nertil Agalliu në Report Tv, gazetari Hasan Hasani, ka folur për dhunën e ushtruar ndaj politikanit serb, Nikola Sandulovi, pasi nderoi Adem Jasharin

  • VIDEO

    E rëndë në Durrës, i hapën profil denigrues në TikTok, nëna e 4 fëmijëve i jep fund jetës me fostoksinë

    41-vjeçarja nuk i ka rezistuar presionit shoqëror në një komunitet të vogël dhe më pas edhe në familje. Në kushte të rënduara psikologjike ka pirë fostoksinë, tri ditë më parë, më 2 janar. Familjarët e kanë çuar me urgjencë në spital në Tiranë, por gruaja ndërroi jetë

  • VIDEO

    Jeta në çift për 2024-ën sipas Jofiel Koço! Ja kombinimet më të lumtura dashurore / Cilat çifte do shkëlqejnë?

    Viti 2024 do na sjellë konfigurime të reja për çiftet martesore apo lidhjet dashurore. Por cilat nga çiftet do "shkëlqejnë" për këtë vit?

    Në studion e “Rreze Dielli” me astrologun, numerologun dhe ekspertin e shkencave okulte Jofiel Koço tregojmë dhe analizojmë kombinimet më perfekte dhe çiftet që do të favorizohen më shumë përgjatë vitit 2024. Gjithashtu ndalemi dhe në kombinimet që do të jenë në një “kohë gri” si dhe ato çifte apo lidhje më në "krizë" dhe që duhet të tregojnë më shumë kujdes përgjatë këtij viti.

  • VIDEO

    Pastiçe me djathë dhe beshamel nga zonja Albana

    Pastiçe me djathë dhe beshamel

    Përbërësit:

    • 1 pako makarona
    • 3-4 vezë
    • 1 litër qumësht
    • 200 gr djathë i bardhë
    • 2 lgj vaj ulliri
    • Gjalpë i freskët
    • Kripë

    Për beshamelin:

    • 2 lgj miell
    • 50 gr gjalpë
    • 400 ml qumësht
    • Kripë, arrëmoskat
    • Djathë kaçkavall

    Përgatitja:

    Vendosim makaronat në ujë të bollshëm me kripë të ziejnë 2-3 minuta më pak nga minutazhi i shkruar në paketim. Ndërkohë përgatisim beshamelin duke kaurdisur miellin me gjalpin, e shuajmë më pas me qumësht duke e trazuar derisa të lidhet. E largojmë, rregullojmë shijen me kripë dhe arrëmoskat. Rrahim vezët, shtojmë pak vaj ulliri, qumështin, djathin e bardhë dhe kripën.

    Lyejmë tepsinë ose tavën me gjalpë, kullojmë makaronat dhe i nivelojmë në të gjithë sipërfaqen. Hedhim mbi makarona qumështin me vezë dhe djathë dhe më pas beshamelin. E spërkatim në fund me djathë kaçkavall dhe e vendosim në furrë në temperaturën 200 gradë Celsius, për 25 minuta.

  • VIDEO

    Sallatë me panxhar nga zonja Albana

    Sallatë me panxhar

    Përbërësit:

    • 4 panxharë
    • 1 qepë e kuqe
    • 100 gr djathë të bardhë
    • 4 lgj vaj ulliri
    • 2 bishta qepësh
    • Arra të thërrmuara
    • Kripë, piper

    Përgatitja:

    Ziejmë panxharin dhe më pas e presim në kubikë. Në një tas shtojmë qepë të njoma të prera hollë, qepë të kuqe të prerë në gjysëm hëne, djathë të prerë në kubikë, vaj ulliri, kripë dhe piper. I përziejmë mirë dhe i lëmë në frigorifer të marinohen dhe më pas e konsumojmë.

  • VIDEO

    Supë me presh dhe patate nga zonja Albana

    Supë me presh dhe patate

    Përbërësit:

    • 600 gr patate
    • 2 presh (pjesa e bardhë)
    • 80 gr djathë pamixhano
    • 150 ml qumësht
    • 1/2 lugë gjalpë
    • Spec i kuq
    • Kripë, piper i zi

    Përgatitja:

    Pasi e pastrojmë preshin e presim në rondele të holla dhe e kaurdisim në një tenxhere me gjalpë. Më pas shtojmë patatet të prera në formë kubike. Vazhdojmë kaurdisjen për pak minuta dhe më pas shtojmë ujë sa të mbulohen perimet. E lëmë supën të ziejë në temperaturë nën mesatare dhe në 5 minutat e fundit rregullojmë shijen me kripë dhe piper. E kalojmë supën në blender duke e kthyer në kremoze. E vendosim për pak minuta në zjarr duke shtuar pak qumësht dhe djathë pamixhano. Shtojmë pak spec të kuq dhe erëza sipas dëshirës.

  • VIDEO

    'Shtypi i Ditës dhe Ju', ja çfarë shkruajnë gazetat për sot e premte 5 janar 2024

    Titujt e gazetave për sot, nga pasojat e zbritjes së Argitës në politikë te në 8 qarqe numri i të moshuarve më i madh se i të rinjve e deri tek Bota në 2024.

  • VIDEO

    “Seks në zyrë”,gazetari zbulon dosjen e Spak për videon erotike në celularin e ushtarakut (4 dhjetor 2023)

  • VIDEO

    Nga pronat e forcave detare tek muzeu ‘sekret’ 6 mln eurosh, gazetari zbulon dosjet e SPAK në vijim: Begaj e Xhaçka mes personave të marrë në pyetje

    Gazetari Ferdinand Dervishi i ftuar në emisionin “Frontline” me gazetaren Marsela Karapanço në Report Tv ka zbuluar disa prej çështjeve mbi të cilat SPAK do të ketë zhvillime të vrullshme sa i takon hetimeve gjatë vitit 2024.

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv