-
VIDEO
Tirana 2035? Kryebashkiaku Veliaj bën parashikimin: Do jetë qyteti më i rëndësishëm në Ballkan
Ndonëse ky është mandati i fundit në krye të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj nuk ngurroi të japë vizionin e tij për Tiranën e vitit 2023. I ftuar në emisionin "Esencë' në Report Tv, kryebashkiaku Erion Veliaj thotë se deri në 2035, Tirana padyshim që do jetë qyteti kryesor në gjithë Ballkanin.
-
VIDEO
Projektet për 2024, Veliaj në Report Tv: Tiranës i shtohen 3 linja me autobusë elektrikë
Kryebashkiaku Erion Veliaj tregoi projektet për Tiranën në vitin 2024. Veliaj tha se po konceptohet projekti për zhvillimin e Kopshtit Botanik. Sipas tij qëllimi është që Kopshti Botanik të mos mbetet i izoluar, por të zhvillohet njëjtë si kopshti zoologjik. “Jemi duke konceptuar kopshtin botanik, sepse mendoj se kopshti botanik i mungon kryeqytetit. Është një hapësirë ku kryesisht roja fiton diçka, për nuset që bëjnë sete. Nuk është e hapur për qytetin,. Një komb i vizitës së kopshti zoologjik me kopshtin botanik do ishte një eksperiencë unike. Ajo që ndryshoi në kopshtin zoologjik që e bërë të vizitueshëm është diçka që mund ta bëjmë fare mire edhe te kopshti botanik”, tha Veliaj. Ndërkohë, kryebashkiaku thotë se Tiranës do t’i shtohen edhe 3 linja urbanësh elektrikë. Projekti më i madh strategjik është ai që firmosëm këtë javë. Firmosëm me bankën gjermane të zhvillimit dhe BE një kontratë ku 50 mln janë kredi dhe 30 mln janë grant, do kemi tre linja autobusësh që do jenë si metro, por në fakt në sipërfaqe, në pamundësi për ta përballur ekonomikisht. 1 km metro kushton sot 300 mln euro, që do të thotë pa u futur në BE një qytet shqiptar nuk e përballon dot.
-
VIDEO
Pse ka shumë pluhur Tirana? Veliaj e krahason me Sagrada Familia: Një projekt që nuk mbaron kurrë
I pyetur se përse Tirana ka shumë pluhur, kryebashkiaku Erion Veliaj e krahasoi me kishën Sagrada Familia, duke thënë se është një projekt që nuk mbaron kurrë.
-
VIDEO
Emisioni i plotë ‘Rreze Dielli’, 31 Dhjetor 2023 – Receta festive / Këshilla arredimi / Festojmë me miq, Gëzuar 2024!
Zonja Albana solli katër sugjerime recetash festive në “Rreze Dielli”. Recetat e përzgjedhura për ditën e sotme ishin: Gjel deti i mbushur / Antipastë me byreçka sfoliat / Sallatë e ftohtë / Recetë e ëmbël festive.
Në mënyrë që festat e fundvitit të jenë momente gëzimi pranë familjes, nuk mjaftojnë vetëm gatimet e shijshme, por një rol të rëndësishëm ka edhe dekorimi i tavolinës. Në studion e “Rreze Dielli”, Xheni Lulaj na tregon trendet e ngjyrave që mbizotërojnë këtë vit, disa këshilla praktike mbi dekorimin e pecetave, aksesorëve dhe vendosjen e duhur në tryezën festive.
Festojmë Vitin e Ri në studion e "Rreze Dielli" me miq të mirë, tashmë është bërë traditë që në programin e fundvitit personazhe nga fusha të ndryshme ndajnë përjetime dhe emocionet e mbylljes së një viti dhe nisjes së një viti të ri. Në tryezën tonë festive kishim të ftuar politikanët Nard Ndoka dhe Lajla Përnaska, artistin dhe përkthyesin Xhimi Lazri, psikiatren Arjana Rreli dhe stilisten Katerina Zoto. Këngëtarja korçare Lazarela Deti dhe banda e saj sollën një atmosferë festive me këngë të njohura, ndërsa të ftuarit e shoqëruan me kërcime dhe valle. Kartolinat e mbërritura në studio sollën shumë emocione tek të ftuarit, të cilët ndanë me publikun momentet e veçanta dhe përjetimet nga njerëzit e tyre të zemrës. Emocione, lot, por dhe humor përmes pyetjeve pikante për të ftuarit... Qershia mbi tortë ishte zbulimi i shtatzanisë së stilistes Katerina Zoto, e cila zbuloi edhe gjininë e bebit mes miqve në studio.
-
VIDEO
Një jetë mes Shqipërisë dhe Gjermanisë
Biologu Ardian Koçi, biolog dhe ish drejtor I Parkut Kombëtar të Divjakë Karavastas, rrëfen jetën e tij mes Shqipërisë dhe Gjermanisë prej disa muajsh. Integrimi I pritshëm në kopshtin zoologjik të Mynihut
-
VIDEO
Pelikani kaçurrel në lagunën e Divjakës
Laguna e Divjakës si habitat natyror I pelikanit kaçurrel, nën kujdesin e stafit të Parkut Kombëtar të Divjak – Karavastas.
-
VIDEO
Veri Jug - Nga Lushnja, gëzuar vitin e Ri 2024 (31 dhjetor 2023)
Gëzuar festën e ndërrimit të viteve! Gëzuar vitin e ri 2024. Ky është urimi që moderatori dhe gazetari I emisioneve Veri Jug, ju sjell nga qyteti I Lushnjes dhe Parku Kombëtar I Divjakë Karavastasë. Mysafiri I fundit në maratonën e gjatë të emisioneve përgjatë një viti, është biologu I shquar Ardian Koçi, ish drejtori I Parkut që, prej disa muajsh, e ndan jetën mes Shqipërisë dhe Gjermanisë. Ndiqni reportazhin “Nga Lushnja, gëzuar vitin e Ri 2024” të djelën e fundit të vitit
-
VIDEO
Spektakël, këngë e valle, humor, emocione dhe lot… Gëzuar 2024 nga ‘Rreze Dielli’!
Festojmë Vitin e Ri në studion e "Rreze Dielli" me miq të mirë, tashmë është bërë traditë që në programin e fundvitit personazhe nga fusha të ndryshme ndajnë përjetime dhe emocionet e mbylljes së një viti dhe nisjes së një viti të ri.
Në tryezën tonë festive kishim të ftuar politikanët Nard Ndoka dhe Lajla Përnaska, artistin dhe përkthyesin Xhimi Lazri, psikiatren Arjana Rreli dhe stilisten Katerina Zoto. Këngëtarja korçare Lazarela Deti dhe banda e saj sollën një atmosferë festive me këngë të njohura, ndërsa të ftuarit e shoqëruan me kërcime dhe valle. Kartolinat e mbërritura në studio sollën shumë emocione tek të ftuarit, të cilët ndanë me publikun momentet e veçanta dhe përjetimet nga njerëzit e tyre të zemrës. Emocione, lot, por dhe humor përmes pyetjeve pikante për të ftuarit... Qershia mbi tortë ishte zbulimi i shtatzanisë së stilistes Katerina Zoto, e cila zbuloi edhe gjininë e bebit mes miqve në studio.
-
VIDEO
Esencë në Report Tv sjell emisionin më festiv në natën e ndërrimit të viteve
-
VIDEO
Gjel deti i mbushur nga zonja Albana
Gjel deti i mbushur
Përbërësit:
- 1 gjeldeti i mesëm
- 100 gr proshutë të papërpunuar
- 1/4 kg mish i grirë derri
- 1/4 mish viçi i grirë
- 50 gr pançetë
- 100 gr sallo derri
- 1 gotë konjak
- 1-2 mollë
- 1 vezë
- Arrë moskat
- Kripë, piper
Përgatitja:
Për të përgatitur gjelin e mbushur, pastrojmë gjelin e detit dhe e spërkatim brenda me konjak. Përziejmë mishin e grirë të viçit dhe derrit, proshutën dhe pançetën me mollët e grira dhe vezën. Rregullojmë shijen me kripë, piper dhe arrë moskat. Më pas, mbushim gjelin e detit, e lidhim dhe e lyejmë me sallo. Vendosim gjelin në një enë pjekjeje dhe e gatuajmë në zjarr të moderuar derisa të zbutet dhe të marrë ngjyrë të artë (rreth 50 minuta për kg). Gjatë gatimit e spërkasim me salcën e saj për ta bërë të shijshme.
-
VIDEO
Recetë e ëmbël festive në 5 minuta nga zonja Albana
Recetë e ëmbël festive
Përbërësit:
- 1 petë sfoliat
- Çokokrem
- 2 të verdha veze
- Sheqer pluhur
Përgatitja:
Hapim petën, e lyejmë me çoko krem dhe vendosim petën tjetër. Me forma bëjmë prerjet në petë. I pjekim për 20 minuta në temperaturë 180 gradë për 20 minuta. Më pas i pudrosim me sheqer pluhur.
-
VIDEO
Byrek festiv i shpejtë me petë sfoliat nga zonja Albana
Byrek festiv i shpejtë me petë sfoliat
Përbërësit:
- 1 petë sfoliat
- 300 gr mocarela
- 2 lgj djathë kaçkavall të grirë
- 1/2 lgj majdanoz të grirë
- Sallam fshati
- Gjalpë për lyerjen e petëve
- 1 vezë
Përgatitja:
Petën sfoljatë e ndajmë në forma të rrumbullakëta, aq pjesë sa për të krijuar një pemë festive. I lyejmë petët me gjalpë, vendosim pak djathë të grirë kaçkavall, mocarela dhe sallam në feta të holla. I mbledhim në toptha si brumë buke, i lyejmë me vezë nga jashtë dhe i vendosim në një tavë ku kemi shtruar letër kuzhine. E vendosim tavën në furrë të parangrohur në temperaturën 180 gradë për 30 minuta.