• VIDEO

    Emisioni i plotë ‘Rreze Dielli’, 4 Janar 2024 – Receta / Pse po importojmë mollë? / Histori njerëzore, 24 vjeçarja në karrocë me zërin brilant

    Zonja Albana solli tre sugjerime recetash plot shije në “Rreze Dielli”. Recetat e përzgjedhura për ditën e sotme ishin: Kek me portokall / Patëllxhanë me hudhra / Supë me lëng kockash dhe perime.

    Shqipëria me rreth 4300 hektarë pemtore me mollë dhe një prodhim rreth 115,000 ton, këtë vit për arsye të kushteve atmosferike, mungesës së investimeve që mitigojnë riskun klimaterik, ka prodhuar jo më shumë se 50% të sasisë së përvitshme. Sot po importojmë mollë edhe nga Serbia me çmim 95 lek/kg, ndërkohë që çdo vit importohet rreth 10,000 ton mollë nga Italia. Çfarë duhet bërë për këtë situatë, është faji i fermerëve apo i politikave bujqësore? Flasim në studion e “Rreze Dielli” me ekspertin e agrobiznesit Ilir Pilku. Ndër të tjetra, eksperti tha se molla fuji është më e kërkuara në tregun vendas dhe të huaj, por ky varietet është mbjellë në sasi të pakët, pasi tregun e mbizotëron molla star kinge. Ndaj fermerët duhet të orientohen me politika më të qarta për llojet e fidanëve që mbjellin e po ashtu në mbrojtjen e pemëtarisë me anë të rrjetave mbrojtëse kundër diellit dhe breshërit.

    Stelina Brakaj është një vajzë nga Vlora që siç thotë ajo, Zoti i ka marrë këmbët, por i ka dhënë zërin. 24 vjeçarja edhe pse ka lindur me aftësi të kufizuara, asgjë nuk e ka ndaluar që të ketë një jetë të mrekullueshme plot aventura dhe të ndjekë pasionin për këngën duke ecur me moton “Çdo gjë ndodh për një arsye dhe Zoti të merr diçka për të të dhënë diçka më të mirë”. Fatkeqësisht asaj i ka marrë këmbët, por i ka dhënë dhuratë zërin dhe zemrën e pastër. I pëlqen të këndojë dhe është e dashuruar me qiellin, perëndimin e diellit si dhe me të qeshurën, shumë rrallë mund t’a shohësh me nerva ose të mërzitur. Stelina ka mbaruar Bachelorin për Shkenca Kompjuterike në Vlorë dhe aspiron pse jo për një punë ku të ndihet mirë. Në studion e “Rreze Dielli” ndër të tjera Stela tregon se është shumë e lidhur me familjen dhe veçanërisht me mamin që e ka si shoqe, ndërsa i pëlqen bota e televizionit dhe spektaklit.

  • VIDEO

    Histori frymëzimi | Stelina, 24 vjeçarja në karrocë: Zoti më mori këmbët, por më dha zërin!

    Stelina Brakaj është një vajzë nga Vlora që siç thotë ajo, Zoti i ka marrë këmbët, por i ka dhënë zërin. 24 vjeçarja edhe pse ka lindur me aftësi të kufizuara, asgjë nuk e ka ndaluar që të ketë një jetë të mrekullueshme plot aventura dhe të ndjekë pasionin për këngën duke ecur me moton “Çdo gjë ndodh për një arsye dhe Zoti të merr diçka për të të dhënë diçka më të mirë”. Fatkeqësisht asaj i ka marrë këmbët, por i ka dhënë dhuratë zërin dhe zemrën e pastër. I pëlqen të këndojë dhe është e dashuruar me qiellin, perëndimin e diellit si dhe me të qeshurën, shumë rrallë mund t’a shohësh me nerva ose të mërzitur. Stelina ka mbaruar Bachelorin për Shkenca Kompjuterike në Vlorë dhe aspiron pse jo për një punë ku të ndihet mirë. Në studion e “Rreze Dielli” ndër të tjera Stela tregon se është shumë e lidhur me familjen dhe veçanërisht me mamin që e ka si shoqe, ndërsa i pëlqen bota e televizionit dhe spektaklit.

  • VIDEO

    Cila është molla më e mirë në vend? Eksperti Pilku ngre alarmin për importin e mollëve…

    Shqipëria me rreth 4300 hektarë pemtore me mollë dhe një prodhim rreth 115,000 ton, këtë vit për arsye të kushteve atmosferike, mungesës së investimeve që mitigojnë riskun klimaterik, ka prodhuar jo më shumë se 50% të sasisë së përvitshme. Sot po importojmë mollë edhe nga Serbia me çmim 95 lek/kg, ndërkohë që çdo vit importohet rreth 10,000 ton mollë nga Italia. Çfarë duhet bërë për këtë situatë, është faji i fermerëve apo i politikave bujqësore? Flasim në studion e “Rreze Dielli” me ekspertin e agrobiznesit Ilir Pilku.

    Ndër të tjetra, eksperti tha se molla fuji është më e kërkuara në tregun vendas dhe të huaj, por ky varietet është mbjellë në sasi të pakët, pasi tregun e mbizotëron molla star kinge.  Ndaj fermerët duhet të orientohen me politika më të qarta për llojet e fidanëve që mbjellin e po ashtu në mbrojtjen e pemëtarisë me anë të rrjetave mbrojtëse kundër diellit dhe breshërit.

  • VIDEO

    Berisha thyen vendimin, fjalim nga dritarja analisti: Iu bashkua Ramës e Metës kundër Dumanit

  • VIDEO

    Kek me portokall nga zonja Albana

    Kek me portokall

    Përbërësit:

    • 500 gr miell
    • 1 gotë vaj ulliri
    • 2 gota sheqer
    • 5 kokrra vezë
    • 1 gotë lëng portokalli
    • Lëkurë e grirë portokalli

    Përgatitja:

    Rrahim fillimisht vezët me sheqerin. Sapo sheqeri të tretet shtojmë lëngun e portokallit dhe vajin e ullirit. E trazojmë mirë dhe më pas hedhim gradualisht miellin duke e situr. E punojmë brumin mirë dhe në fund shtojmë lëkurë portokalli të grirë. E vendosim brumin e kekut në një tavë, e nivelojmë mirë dhe e vendosim të piqet në furrë të parangrohur në temperaturën 180 gradë Celsius për 35-40 minuta.

  • VIDEO

    Patëllxhanë me hudhra nga zonja Albana

    Patëllxhanë me hudhra

    Përbërësit:

    • 8 patëllxhanë
    • 4-5 lugë sallo derri
    • 2 kokë hudhra
    • 2 filxhanë kafeje vaj
    • Kripë, piper

    Përgatitja:

    pasi i pastrojmë i bëjmë 2-3 prerje për së gjati. Në këto prerje vendosim sallo derri të lyera me kripë e piper dhe thelpinj hudhrash. I spërkatim patëllxhanët e mbushur me kripë, i rreshtojmë në tenxhere të cekët ose tigan, i hedhim përsipër vaj, i mbulojmë me kapak dhe i lëmë të ziejnë në zjarr të ngadaltë. Herë pas here i kthejmë nga të gjitha anët duke i spërkatur me yndyrën e vet.

  • VIDEO

    Supë me lëng kockash dhe perime nga zonja Albana

    Supë me lëng kockash dhe perime

    Përbërësit:

    • 1 qepë
    • 1 patate
    • 1 karrotë
    • 1 degë selino
    • 80 gr oriz
    • 1 litër lëng kockash
    • Lëng limoni
    • Majdanoz
    • Kripë, piper

    Përgatitja:

    Kaurdisim me pak vaj ulliri qepën të prerë në kubikë të vegjël. Sapo qepa të marrë ngjyrë të artë shtojmë perimet dhe vazhdojmë kaurdisjen. Ndërkohë lëngun që kemi përftuar nga zierja e kockave, e kullojmë dhe e shtojmë tek perimet. Hedhim orizin, rregullojmë shijen me kripë, piper dhe e lemë supën të marrë valë. Në fund shtojmë lëng limoni dhe majdanoz të grirë imët.

  • VIDEO

    Emisioni i plotë ‘Rreze Dielli’, 3 Janar 2024 – Receta / Kujdesi ushqimor pas festave / ‘Sentimental’ një himn dashurie nga Guximtar Rushani

    Zonja Albana solli tre sugjerime recetash plot shije në “Rreze Dielli”. Recetat e përzgjedhura për ditën e sotme ishin: Pispili me spinaq dhe presh / Supë krem me vezë të rrahura / Sallatë me lakër të bardhë.

    Në studion e "Rreze Dielli" me dietologen klinike Hyrida Basha, japim disa këshilla pas festave. Të gjithë pas këtyre ditëve bollëku fillojmë të ndihemi në faj, pasi kemi ngrënë më tepër, kemi marrë më shumë kalori, e kemi tepruar me alkoolin, me mishin, me yndyrnat, me sallatat e rënda dhe menjëherë drejtohemi tek dietat, apo detoksit të organizmit, i cili në një farë mënyre është çekuilibruar disi. Çfarë këshillon nutricionistja, nga t'ia nisim? "Antiokisandët dhe elementet që ndihmojnë nxjerrjen e radikaleve të lira, apo ushqimet që ndihmonë mikrobiotën intenstinale janë ato që na nevojiten. Jo detokse apo dieta drastike, ky është një gabim i madh" thekson nutricionistja. Pikërisht dietat drastike, apo detokse të gjata me lëngje çojnë në një ulje të metabolizimit, kjo është dhe një arsye pse disa njerëz nuk dobësohen panvarësisht përpjekjeve të shumta. Metabolizmi varet shumë nga sistemi ynë hormonal, ka një mori faktorësh si intolerancë laktoze, gluteni, intolerancë ndaj fruktozës, mund të mungojnë në organizmin tonë edhe faktorë që nxisin metabolizmin si magnezi, zinku, enzima Q10, B12, apo një zorrë plot parazitë, myk...një tërësi faktorësh që nuk kanë të bëjnë fare me ushqimin më pak apo më shumë. Ndaj këshilla kryesore është një jetë me aktivitet fizik dhe stil jetese të shëndetshëm.

    Në studion e “Rreze Dielli” në një lidhje skype me Guximtar Rushani, juristi nga Struga, i cili rrëfen jetën midis dy profesioneve si pedagog dhe këngëtar. Guximtar Rushani ka mbi dy dekada që merret me muzikë, ai është një këngëtar i njohur i muzikës së lehtë, serenatave por dhe asaj popullore. Së fundmi, sapo ka nxjerrë këngën e tij të re, e cila po shënon shumë sukses ‘Sentimental’, një himn për dashurinë.

  • VIDEO

    ‘Sentimental’, një himn për dashurinë / Guximtar Rushani, juristi nga Struga rrëfen jetën mes dy profesioneve

    Në studion e “Rreze Dielli” në një lidhje skype me Guximtar Rushani, juristi nga Struga, i cili rrëfen jetën midis dy profesioneve si pedagog dhe këngëtar. Guximtar Rushani ka mbi dy dekada që merret me muzikë, ai është një këngëtar i njohur i muzikës së lehtë, serenatave por dhe asaj popullore. Së fundmi, sapo ka nxjerrë këngën e tij të re, e cila po shënon shumë sukses ‘Sentimental’, një himn për dashurinë.

  • VIDEO

    Kujdesi ushqimor pas festave, si të rikthejmë trupin në gjendjen normale? Dietologia këshillon…

    Në studion e "Rreze Dielli" me dietologen klinike Hyrida Basha, japim disa këshilla pas festave. Të gjithë pas këtyre ditëve bollëku fillojmë të ndihemi në faj, pasi kemi ngrënë më tepër, kemi marrë më shumë kalori, e kemi tepruar me alkoolin, me mishin, me yndyrnat, me sallatat e rënda dhe menjëherë drejtohemi tek dietat, apo detoksit të organizmit, i cili në një farë mënyre është çekuilibruar disi. Çfarë këshillon nutricionistja, nga t'ia nisim? "Antiokisandët dhe elementet që ndihmojnë nxjerrjen e radikaleve të lira, apo ushqimet që ndihmonë mikrobiotën intenstinale janë ato që na nevojiten. Jo detokse apo dieta drastike, ky është një gabim i madh" thekson nutricionistja.

    Pikërisht dietat drastike, apo detokse të gjata me lëngje çojnë në një ulje të metabolizimit, kjo është dhe një arsye pse disa njerëz nuk dobësohen panvarësisht përpjekjeve të shumta. Metabolizmi varet shumë nga sistemi ynë hormonal, ka një mori faktorësh si intolerancë laktoze, gluteni, intolerancë ndaj fruktozës, mund të mungojnë në organizmin tonë edhe faktorë që nxisin metabolizmin si magnezi, zinku, enzima Q10, B12, apo një zorrë plot parazitë, myk...një tërësi faktorësh që nuk kanë të bëjnë fare me ushqimin më pak apo më shumë. Ndaj këshilla kryesore është një jetë me aktivitet fizik dhe stil jetese të shëndetshëm.

  • VIDEO

    Sallatë me lakër të bardhë nga zonja Albana

    Sallatë me lakër të bardhë

    Përbërësit:

    • 500 gr lakër të bardhë
    • 1 limon (cipë dhe lëng)
    • 1 presh (pjesa e bardhë)
    • 150 gr ullinj
    • 2 portokalle
    • 4 lgj vaj ulliri
    • 2 lgj uthull
    • Kripë, piper

    Përgatitja:

    Presim imët preshin dhe lakrën dhe i vendosim në një tas. Presim 1 portokall në feta të holla dhe e vendosim mbi sallatë. Përgatisim marinimin duke trazuar mirë lëngun e 1 portokalli, lëngun dhe cipën e limonit, vajin e ullirit, uthullën, kripën dhe piperin. E shtojmë tek sallata duke vendosur në fund dhe ullinjtë.

  • VIDEO

    Supë krem me vezë të rrahura nga zonja Albana

    Supë krem me vezë të rrahura

    Përbërësit:

    • 3 vezë
    • 3 lgj galetë
    • 2 lgj djathë kaçkavall
    • 4 -5 filxhanë lëng mishi
    • 1 lgj gjalpë
    • Pak lëng limoni

    Përgatitja:

    Rrahim vezët, shtojmë galetën, djathin kaçkavall të grirë, pak lëng limoni, pak lëng mishi të nxehtë dhe i përziejmë me tel. Në tenxhere vlojmë lëngun e mishit dhe duke e përzier masën e përgatitur e hedhim me kujdes te lëngu. E lëmë supën në zjarr sa të trashet, i hedhim gjalpë të freskët dhe e shërbejmë të ngrohtë.

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv