• VIDEO

    Ministrja Koçiu për Report Tv: 36 mijë familje me fëmijë e 58 mijë persona me aftësi të kufizuar 10 mijë lekë bonus për Vitin e Ri! Në 2024 rikonstruktohen 60 qendra shëndetësore

    Ministrja e Shëndetësisë, Albana Koçiu në intervistën e parë dhënë për mediat, foli në Report Tv për ‘bilancin e vitit që po lëmë pas, bonusin e fundvitit për familjet në nevojë, si edhe synimet për vitin 2024.

  • VIDEO

    Emisioni i plotë ‘Rreze Dielli’, 29 Dhjetor 2023 – Receta festive / Robert Radoja, modestia madhështore e artistit klasik

    Zonja Albana solli tre sugjerime recetash plot shije në “Rreze Dielli”. Recetat e përzgjedhura për ditën e sotme ishin: Biskota festive me reçel / Role e mbushur me mish të grirë / Patëllxhanë të mbushur me mish pule.

    Një jetë mbi piano. Robert Radoja në një bisedë për jetën artistike dhe private, marrëdhënia me dy djemtë e tij dhe modestia "madhështore" e artistit klasik! Ikona e muzikës shqiptare, Robert Radoja këtë vit mbushi 85 vjeç. Dikur Pallati i Pionerëve identifikohej me emrin e tij, aty ku gjithë fëmijët e talentuar edukoheshin për artin dhe ku u zbuluan artistët më të mëdhenj, në sajë të një njeriu të madh me dashuri të pakushtëzuar për muzikën. Robert Radoja ia ka dedikuar gjithë jetën kulturës, duke i bërë një shërbim të jashtëzakonshëm Shqipërisë. I ftuar në studion e “Rreze Dielli”, profesor Radoja “Mjeshtër i Madh” për kontributin e tij të pafundëm në muzikën që ka rritur breza të tërë, u emocionua përmes videomesazheve nga nxënëset e tij por jo vetëm, sot artiste të mëdha si Inva Mula, Justina Aliaj, Irma Libohova e Vikena Kamenica.

  • VIDEO

    Bilanci i vitit 2023 dhe hetimi i aferave korruptive, Dervishi: Në 2024 do ketë goditeje më të forta (29 dhjetor 2023)

  • VIDEO

    Afera ‘Partizani’, avokatët e Berishës paraqiten për të marrë provat! Sot do paraqesin kërkesën e re për përjashtimin e gjyqtares Gjoka! Nesër seanca

    Avokatët e Sali Berishës janë paraqitur mesditën e sotme në ambientet e Prokurorisë së Posaçme për të marrë provat e materialeve audiove të seancave dhe procesverbalet për të provuar pretendimet e tyre për njëanshmëri të gjyqtares

    • VIDEO

      ‘Dy herë largohet njeriu nga jeta…’Robert Radoja, modestia madhështore e artistit klasik

      Një jetë mbi piano. Robert Radoja në një bisedë për jetën artistike dhe private, marrëdhënia me dy djemtë e tij dhe modestia "madhështore" e artistit klasik!

      Ikona e muzikës shqiptare, Robert Radoja këtë vit mbushi 85 vjeç. Dikur Pallati i Pionerëve identifikohej me emrin e tij, aty ku gjithë fëmijët e talentuar edukoheshin për artin dhe ku u zbuluan artistët më të mëdhenj, në sajë të një njeriu të madh me dashuri të pakushtëzuar për muzikën. Robert Radoja ia ka dedikuar gjithë jetën kulturës, duke i bërë një shërbim të jashtëzakonshëm Shqipërisë.  

      I ftuar në studion e “Rreze Dielli”, profesor Radoja “Mjeshtër i Madh” për kontributin e tij të pafundëm në muzikën që ka rritur breza të tërë, u emocionua përmes videomesazheve nga nxënëset e tij por jo vetëm, sot artiste të mëdha si Inva Mula, Justina Aliaj, Irma Libohova e Vikena Kamenica.

    • VIDEO

      Biskota festive me reçel nga zonja Albana

      Biskota festive me reçel

      Përbërësit:

      • 75 gr sheqer pluhur
      • 270 gr miell
      • 150 gr gjalpë
      • 2 të verdha veze
      • 100-150 gr reçel për mbushje
      • 1 bustinë vanilje
      • Sheqer pluhur për dekor

      Përgatitja:

      Vendosim në një enë gjalpin, sheqerin dhe e rrahim me pirun sa të kthehet në krem. Shtojmë të verdhat e vezëve, vaniljen, miellin dhe e përziejmë me dorë. E mbulojmë me qese brumin dhe e lëmë 30 minuta në frigorifer. Më pas brumin e biskotave e hapim në petë të trashë dhe i presim biskotat me forma të ndryshme. I vendosim në tavë në letër pjekje në furrë të parangrohur në 180 gradë për 12-15 minuta. Pasi të jenë ftohur pak i spërkatim me sheqer pluhur, vendosim në gjysmat e biskotave nga një lugë reçel dhe vendosim sipër biskotat e tjera. I pudrosim me sheqer pluhur dhe janë gati për servirje.

    • VIDEO

      Role e mbushur me mish të grirë nga zonja Albana

      Role e mbushur me mish të grirë

      Përbërësit:

      • 700 gr mish i grirë
      • 1 kokërr vezë
      • 1 qepë mesatare
      • 1 lgj mustardë
      • 1 fetë bukë
      • ½ ls kripë
      • 1 ls piper i kuq
      • 1 Is vaj ulliri
      • 4 vezë të ziera
      • 200 ml salcë domate
      • Suxhuk pikant / Proshutë
      • Djathë kaçkavall i butë

      Përgatitja:

      Mishin e grirë e përziejmë me qepën, kripën, piperin e kuq, mustardën, bukën, vezën dhe sallamin së cilit i kemi hequr lëkurën. E punojmë mirë brumin dhe e hapim në një letër kuzhine. Vendosim në rradhë vezët e ziera duke i ndarë me nga një fetë djathë të butë. E mbështjellim mishin e grirë në formë roleje me ndihmën e një membrane kuzhine. E punojmë mire rolenë dhe e vendosim në frigorifer për 30 minuta. Më pas e vendosim të piqet në furrë të parangrohur në temperaturën 180 gradë Celsius për 35 minuta. Pasi është pjekur shtojmë salcën e domates.

    • VIDEO

      Patëllxhanë të mbushur me mish pule nga zonja Albana

      Patëllxhanë të mbushur me mish pule

      Përbërësit:

      • 2 patëllxhanë
      • 3 lgj vaj
      • 400 gr mish pule
      • 1 qepë
      • 1 thelpi hudhër
      • 1 degë rozmarinë
      • 10 domate qershi
      • 1 tufë majdanoz
      • Djathë të grirë
      • Salcë barbeque
      • Fara susami
      • Kripë, piper

      Përgatitja:

      Pjekim patëllxhanët në furrë. I hapim në mes dhe vendosim djathë kaçkavall. Në një tigan kaurdisim qepën e grirë, më pas filetot e pulës të prera në kubikë të marinuara me kripë, piper, salcë barbeque dhe susam. E lëmë rreth 5 minuta të gatuhet dhe me këtë masë mbushim patëllxhanët. I vendosim në furrë në temperaturën 200 gradë për 30 minuta, sipër shtojmë domatet e prera dhe majdanoz të grirë.

    • VIDEO

      Punonjësit e Portit të Shëngjinit në protestë: Kemi 2 muaj pa marrë pagat! 40 punëtorë pritet të largohen për shkak të reformës

      Mos marrja e pagave prej dy muajsh si dhe reforma në administrate që pritet të nis zbatimin në janar të 2024 ka ngritur në protestë punonjësit e portit të Shëngjinit

    • VIDEO

      Countdown i fundit për Sali Berishën?! Demalia zihet me Mziun : Je ushtar! (28 janar 2023)

    • VIDEO

      'Shtypi i Ditës dhe Ju', ja çfarë shkruajnë gazetat për sot e premte 29 dhjetor 2023

       

      Titujt e gazetave për sot, nga të pavërtetat e Shkëlzen Berishës te hetim i ri pasuror ndaj Beqajt e deri tek letër 2024-ës.

    • VIDEO

      Akuzat e Berishës se Rama kontrollon SPAK, Poli Hoxha: Atëherë pse nuk i bën protestat tek zyra e ‘gogolit’ por i bën para gjykatave?

      I ftuar në emisionin “Frontline” me gazetaren Marsela Karapanço në Report Tv, Poli Hoxha ngriti pyetjen se përse Sali Berisha proteston para gjykatës së Lartë dhe GJKKO nëse mendon se institucionet e drejtësisë drejtohen nga Rama dhe nuk protestojnë para zyrës së këtij të fundit.

       

    Për lajme të tjera kërkoni në arkiv