• VIDEO

    Zvarritja e procesit për arrestin e Berishës, Valteri: Lojë e tij, ja përse kërkon të fitojë pak kohë

    Zvarritjen e procesit gjyqësor që avokatët e Sali Berishës po bëjnë për të shtyrë arrestin e tij shtëpiak, ish-deputeti Halit Valteri e cilësoi si një lojë të ish-kryeministrit për të fituar pak kohë.

  • VIDEO

    Kalendari i 23' viti mes politikës dhe drejtësisë, Vangjeli: Fund i pandëshkueshmërisë (28 dhjetor 2023)

    Analisti Lorenc Vangjeli i ftuar në studion e emisionit “Kontrast” me gazetarin Denis Minga në Report Tv analizoi ngjarjet e lidhur me drejtësinë dhe politikën.

    • VIDEO

      Vajza i'a përplas të vërtetën në fytyrë, babai braktis i lënduar studion: Nënën e ndave nga burri... (28 dhjetor 2023)

      Pak kohë më parë një 70-vjeçar nga Leskoviku rrëfeu historinë e pazakontë të jetës së tij në studion e emisionit “Pa Gjurmë”, ndërsa ishtë në kërkim të së bijës, e cila erdhi në jetë nga një lidhje jashtëmartesore. Agim Caka vëndosi të lë gruan dhe 3 fëmijët e tij për të dashurën ndërsa të dy nisën bashkëjetesën në Kallamatë të Greqisë. Ajo çka e bën edhe më të rëndë këtë histori është se e shoqja shpesh shkonte e kërkonte që të kthehej bashkëshortin në shtëpinë ku ky i fundit jetonte me të dashurën, duke krijuar kështu edhe debate. Ishte data 6 qershor 2006 kur pas 4 vitesh lidhje çifti bëhen prindër të një vajze. Marrëdhëniet duket se po shkonin mirë deri në vitin 2007 kur Vasilika e braktisi atë duke shkëputur çdo kontakt mes tyre. Ajo gjithashtu e ndaloi edhe që të takonte vajzën e tij. Kështu, i detyruar Agimi u rikthye sërish në familjen që braktisi. Por edhe pse e ka pranuar sërish të shoqin, gruaja e Agimit e ka të vështirë t’ia falë tradhëtinë këtij të fundit, ndërsa për këtë arsye shpesh lindin debate. Sot 16 vite pas, Agim kërkon me ngulm ta shohë Pavlinën, vajzën e munguar, mallin për të cilën e shuan sadopak nga këto foto të mbetura kujtim...

    • VIDEO

      Emisioni i plotë ‘Rreze Dielli’, 28 Dhjetor 2023 – Receta / Jetëgjatësia, zakonet dhe ushqimi / Shqipëria fituese në ‘Miss Earth’

      Zonja Albana solli sugjerimet e saj të recetave plot shije në “Rreze Dielli”. Receta e përzgjedhur për ditën e sotme ishte: Bakllava me fistikë dhe qumësht të kondensuar. Poete dhe piktore Adelina Pali, e ftuar në këndin e kuzhinës së ‘Rreze Dielli’ përgatiti një gatim tradicional plot shije, Qofte me Salcë me Nerden dhe një recetë të ëmbël festive, Gurabije me Fruta të Thata

      Jetëgjatësia është një fenomen që lidhet ngushtë me stilin tonë të jetesës. Jemi ne gjithmonë personat përgjegjës në lidhje me ndikimin që kemi për të pasur një jetë sa më të shëndetshme dhe të gjatë. Në studion e “Rreze Dielli” me nutricionistin e njohur Altin Joka flasim mbi studimet e fundit që kanë dalë në lidhje me jetëgjatësinë dhe si ka ndryshuar ajo në raport me dekada më parë? Pse disa njerëz jetojnë më gjatë se të tjerët? Cilët janë faktorët që ndikojnë në jetëgjatësinë tonë? A kanë lidhje genet me jetëgjatësinë? Ndërsa kërkimet përparojnë, çfarë mund të themi për strategjitë dhe trajtimet si terapia me qeliza staminale për jetëgjatësinë? Lidhja mes jetëgjatësisë dhe ushqimit! Cilat ushqime veçon nutricionisti dhe eksperti i mjekësisë holistike Altin Joka, për ndikimin që ato kanë në jetëgjatësinë tonë dhe pse?

      Vetëm pak ditë më parë, në Vietnam, Miss Shqipëria 2022 Drita Ziri, shpallet fituese e "Miss Earth", duke u bërë shqiptarja e parë që fiton këtë konkurs të madh bukurie në botë. "Miss Earth" është një konkurs vjetor ndërkombëtar që mbahet për të festuar 'format e shumta të bukura dhe të ndryshme të faunës dhe për të promovuar më tej ruajtjen dhe mbrojtjen e planetit tonë'. Ziri mposhti 84 konkurente të tjera që konkuruan për titullin Miss Earth – një nga katër konkurset kryesore ndërkombëtare në botë së bashku me Miss Universe, Miss World dhe Miss International. Kjo e bëri atë mbretëreshën e 22-të të bukurisë që fitoi kurorën e shumë lakmuar të "Miss Earth". Në një lidhje skype nga Vietnami, Bukuroshja shqiptare rrëfen emocionet e titullit historik për Shqipërinë në konkurset ndërkombëtare të bukurisë, ndërsa Frenki Bozo, Producent Ekzekutiv i Miss Shqipëria dhe Drejtor Nacional i Miss Earth Albania thotë se kjo është arritje historike për Shqipërinë, nisim turet nëpër botë, me temë mbrojtjen e mjedisit.

    • VIDEO

      Oreksi vjen duke ngrënë, boksieri Nelson Hysa për Report Tv: Dua në Shqipëri titullin kampion bote për peshat e rënda! Nëna s'më sheh në ring

      Boksieri Nelson Hysa është në mesin e 50-të sportistëve më të mirë në botë. Shkodrani në më pak se dy vite ka marrë 14 fitore në boksin profesionist, 12 nga të cilat me "Knock Out".

    • VIDEO

      Arritje historike për Shqipërinë, Drita Ziri më e bukura ndër 84 konkurentet nga mbarë bota

      Vetëm pak ditë më parë, në Vietnam, Miss Shqipëria 2022 Drita Ziri, shpallet fituese e "Miss Earth", duke u bërë shqiptarja e parë që fiton këtë konkurs të madh bukurie në botë. "Miss Earth" është një konkurs vjetor ndërkombëtar që mbahet për të festuar 'format e shumta të bukura dhe të ndryshme të faunës dhe për të promovuar më tej ruajtjen dhe mbrojtjen e planetit tonë'. Ziri mposhti 84 konkurente të tjera që konkuruan për titullin Miss Earth – një nga katër konkurset kryesore ndërkombëtare në botë së bashku me Miss Universe, Miss World dhe Miss International. Kjo e bëri atë mbretëreshën e 22-të të bukurisë që fitoi kurorën e shumë lakmuar të "Miss Earth".

      Në një lidhje skype nga Vietnami, Bukuroshja shqiptare rrëfen emocionet e titullit historik për Shqipërinë në konkurset ndërkombëtare të bukurisë, ndërsa Frenki Bozo, Producent Ekzekutiv i Miss Shqipëria dhe Drejtor Nacional i Miss Earth Albania thotë se kjo është arritje historike për Shqipërinë, nisim turet nëpër botë, me temë mbrojtjen e mjedisit.

    • VIDEO

      Ku do e festoni mbrëmjen e Vitit të Ri? Ja parashikimi i motit për natën e ndërrimit të viteve

      Vetëm tre ditë na ndajnë nga nata e ndërrimit të viteve. Për të gjithë ju që po bëni plane se si do festoni, një darkë të ngrohtë në shtëpi, apo në restorant, Anira Gjoni na njeh me parashikimin e motit për natën e ndërrimit të viteve.

    • VIDEO

      Dumani bën bilancin e vitit 2023: Për Berishën, SPAK veproi sipas ligjit, tani vendos Gjykata! Hetime intensive për Ahmetaj dhe Inceneratorin e Tiranës

      Një vit tepër intensiv ka qenë ky për Prokurorinë e Posaçme.  Janë 68 hetime proaktive të nisura nga media apo kallëzime të bëra nga institucione të ndryshme.

    • VIDEO

      Pse disa njerëz jetojnë më gjatë? Ja faktorët e jetëgjatësisë, ushqimet dhe zakonet

      Jetëgjatësia është një fenomen që lidhet ngushtë me stilin tonë të jetesës. Jemi ne gjithmonë personat përgjegjës në lidhje me ndikimin që kemi për të pasur një jetë sa më të shëndetshme dhe të gjatë. Në studion e “Rreze Dielli” me nutricionistin e njohur Altin Joka flasim mbi studimet e fundit që kanë dalë në lidhje me jetëgjatësinë dhe si ka ndryshuar ajo në raport me dekada më parë? Pse disa njerëz jetojnë më gjatë se të tjerët? Cilët janë faktorët që ndikojnë në jetëgjatësinë tonë? A kanë lidhje genet me jetëgjatësinë? Ndërsa kërkimet përparojnë, çfarë mund të themi për strategjitë dhe trajtimet si terapia me qeliza staminale për jetëgjatësinë?

      Lidhja mes jetëgjatësisë dhe ushqimit! Cilat ushqime veçon nutricionisti i mjekësisë holistike Altin Joka, për ndikimin që ato kanë në jetëgjatësinë tonë dhe pse?

    • VIDEO

      Bakllava me fistikë dhe qumësht të kondensuar, super e shpejtë nga zonja Albana

      Bakllava me fistikë dhe qumësht të kondensuar

      Përbërësit:

      • 1 pako peta
      • 120 gr gjalpë
      • 250 gr fistikë
      • 500 ml qumësht i kondesuar

      Përgatitja:

      Marrim petat dhe i presim në mes në varësi të taves. Shkrijmë gjalpin dhe lyejmë fundin e tavës. Grijmë fistikët, një pjesë imët dhe një pjesë më trashë. Shtrojmë 8 petat e para dhe bëjmë një shtresë me fistikë. Më pas shtrojmë dhe 8 petët e dyta dhe përsëri një shtresë me fistikë. Përfundojmë me shtresën e fundit të petave. Presim bakllavanë, e lyejmë me gjalpë sipërfaqen lart dhe e vendosim në furrë të parangrohur në temperaturën 180 gradë Celsius për 40 minuta. Pasi të piqet, siç është e nxehtë i hedhim qumështin e kondensuar.

    • VIDEO

      Favorizim me tenderin 3 mln euro, dënohet me 3 vite burg ish-kryebashkiaku i Bulqizës, Lefter Alla! 1 vit burg për Aqif Koneshën, 6 lirohen me kusht

      Gjykata e Posaçme ka dënuar me 3 vite burg ish-kryebashkiakun e Bulqizës, Lefter Alla. GJKKO shpalli sot vendimin, ndërsa Alla dhe 8 persona të tjerë u gjetën fajtorë për akuzat e shpërdorimit të detyrës, shkelje të barazisë në tenderë dhe falsifikimit.

      • VIDEO

        Gurabije që shkrihen në gojë me fruta të thata dhe sheqer plubur nga Adelina Pali

        Gurabije me fruta të thata

        Përbërësit:

        • 500 gr gjalpë
        • 2 bustina vanilje
        • 1 gotë sheqer
        • 2 të kuqe veze
        • 1 fç fruta të thata të bluara
        • 1 fk konjak
        • 1 lugë kafeje sodë
        • Lëngu i 1 portokalli
        • Miell sa të marrë
        • Sheqer pluhur për pudrosje

        Përgatitja:

        I përziejmë të gjithë përbërësit bashkë, shtojmë miellin pjesë pjesë duke e punuar me duar shumë pak në mënyrë që mos të forcohet brumi. E hapim me petëz mbi tavolinë dhe i presim gurabijet në forma të ndryshme. I pjekim në furrë në temperaturën 180° derisa të marin ngjyrë të verdhë. Sa t’i heqim nga furra i spërkasim me pak ujë dhe i hedhim tek sheqeri pluhuri që të pudrosen mirë.

      Për lajme të tjera kërkoni në arkiv