-
VIDEO
Pispili me spinaq dhe presh nga zonja Albana
Pispili me spinaq dhe presh
Përbërësit:
- 1 kg spinaq dhe presh
- 3 kokrra vezë
- 2 gota miell misri
- 1 gotë kos
- 1 gotë ujë
- 100 gr djathë të bardhë
- 1 gotë shëllirë djathi
- 1 fk vaj ulliri
- 1 lgj gjalpë
- Piper i zi
Përgatitja:
Spinaqin dhe preshin e grijmë imët dhe e kaurdisim me vaj ulliri derisa të ulë vëllimin. Më pas shtojmë një gotë ujë dhe e lëmë të ziejë. Pasi preshi e ka përthithur ujin shtojmë shëllirën e djathit duke e përzier mirë, shtojmë kosin, vezët e rrahura, piper të zi dhe djathin e bardhë të thërrmuar.
Fillojmë dhe hedhim miellin e misrit avash avash duke e trazuar me një rrahëse vezësh që mielli të mos bëhet kokrra kokrra. E hedhim të gjithë masën në një tavë, e nivelojmë mirë, e spërkatim sipërfaqen me miell misri dhe vendosim disa copëza gjalpi. E spërkatim edhe me pak ujë dhe e vendosim në furrë të parangrohur në 180 gradë Celsius. Do ta lëmë në furrë derisa të bëhet kore, e stakojmë temperaturën dhe e lëmë tavën në furrë për 10 minuta. Më pas e nxjerrim nga furra, e presim dhe e servirim të ngrohtë duke e shoqëruar me kos.
-
VIDEO
Gazi, Arbër, Driada dhe Rozi në një karaoke televizive si kurrë më parë
Si ka qenë viti 2023 në aspektin profesional, por dhe atë privat? Urimet dhe aspiratat për këtë Vit të Ri për panelistët e ftuar në studion e “Rreze Dielli”, dy sipërmarrësit e suksesshëm dhe karizmatik Gazmend Ujkashi dhe Arbër Çepani si dhe dy artistet, regjisore të Teatrit, Rozi Kostani dhe Driada Dervishi.
Nuk munguan sigurisht batutat, humori, muzika, por dhe sfidat... një lojë me pantomima solli të qeshura pa fund dhe qershia mbi tortë një karaoke televizive si kurrë më parë…
-
VIDEO
Viti 2024/ Muajt dhe datat më të mira për dasma! Jorgo Pulla surprizon me…
Viti 2024! Me astrologun Jorgo Pulla tregojmë muajt më me fat dhe datat më të mira në çdo muaj të vitit 2024 që rekomandohen për të fiksuar datën e martesës. Pulla tregon në këndvështrimin astrologjik sa i rëndësishëm është ndikimi i duhur planetar, ku Afërdita planeti i dashurisë, Hëna dhe Dielli japin ndikimet më favorite.
-
VIDEO
‘Je muzika ime’ Fitnete Tuda emocionon bashkëshortin, rrëfim për dashurinë, familjen, pengjet…
Kanë kaluar plot 29 vite nga debutimi i saj i parë me këngën “Rrugë” në Festivalin e RTSH-së në vitin 1995. Vajza nga Struga, muzikën do ta niste në mes të ndjenjës së shqetësimit për atë që po ndodhte dhe të gëzimit, që po realizonte ëndrrën e saj, por duke mos e kuptuar se po krijonte këngë të cilat do të dëgjoheshin edhe vite më vonë. Shiu i rrëmbyeshëm në Tiranë gjatë dhjetorit të 1995 i kishte mbetur si një mirazh në mendjen e saj. Vetëm në shtatorin e vitit 1996 ajo do të krijonte e realizonte këngën “Shi bie në Tiranë”, refrenin e të cilit e kishte kënduar një ditë shtatori teksa ecte bregut të liqenit të Strugës. Sot kjo këngë vijon të mbetet një hit i padiskutueshëm.
Jemi me Fitnete Tudën në studion e “Rreze Dielli” së bashku me bashkëshortin e saj Visar Duli, në një rrëfim të ngrohtë mbi muzikën, familjen dhe dashurinë. Së bashku çifti me nota humori rrëfejnë historinë e tyre të dashurisë, e cila lindi në koridoret e televizionit ku ata punojnë. Fitnete Tuda punon si gazetare kulture në televizionin e Kosovës, ndërsa bashkëshorti është gazetar sporti. “Si muzika”, një këngë e ndjerë dedikuar bashkëshortit… por dhe përlotje teksa dëgjon tingujt e “Shprese” këngën të cilën Fitnetja ia ka dedikuar nënës së saj, shkrimtares për fëmijë Shpresa Tuda, e cila ka ndërruar jetë në moshë shumë të re.
-
VIDEO
Esencë, Mbrëmja Festive e Vitit të Ri në Report Tv. Programi i plotë (1 janar 2023)
-
VIDEO
Si u shfaq Koncerti i Vienës çdo datë 1 Janar në Shqipëri! Programi i Vitit të Ri, Esencë-Report Tv
-
VIDEO
Kartolinat e vjetra dhe lodrat që merrnim për Vitin e Ri. Programi i Vitit të Ri, Esencë-Report Tv
-
VIDEO
Kush e vuri Vitin e Ri në 31 Dhjetor dhe 1 Janar? Esencë, Programi i Vitit të Ri në Report Tv
-
VIDEO
Lajmet më të bukura për reporterët e rretheve në Report Tv
-
VIDEO
Kur ishim më të varfër, a ishte Viti i Ri më i bukur?
-
VIDEO
iti i Ri halle të vjetra? Androniki Kolka, Besmira Pelushaj, Arbër Hitaj
-
VIDEO
Ansambli i Këngëve dhe Valleve ‘ngre peshë’ studion e Rreze Dielli
Artistë të Ansamblit të Këngëve dhe Valleve ishin në studion e “Rreze Dielli” për të na dhuruar një program të larmishëm festiv, me ritëm dhe këngë tradicionale nga të gjitha trevat. Shijojmë repertore me këngë të bukura tradicionale që padyshim janë pjesë e gëzimeve tona familjare, por gjithashtu një pasuri, një pasaportë e folklorit tonë. Ansambli është interpreti më i mirë dhe më i kultivuar i folklorit tonë, i këtij thesari të mrekullueshëm që ne kemi. Ky ansambël që pasqyron dhe kulturën tradicionale është pasuruar me zëra të rinj interpretues, të cilët nuk janë rastësisht aty, por janë ushqyer dhe rritur me kënget e vjetra shqiptare duke i interpretuar ato mjeshtërisht.