-
VIDEO
Të shtëna me armë zjarri drejt berberhanes në Fier, policia në kërkim të autorit 30-vjeçar
Të shtëna me armë në drejtim të një berberhaneje janë regjistruar këtë pasdite në fshatin Fermë Çlirim në Fier. Report Tv mëson se personi që ka qëlluar është Geraldo Mahmuti, i shpallur në kërkim.
-
VIDEO
Rozalba, një familje për vajzat e pambrojtura
Motër Alma Zogu, drejtuese e qendrës Venerini dhe e Shtëpisë Familje Rozalba në Gjadër të Lezhës, rrëfen historinë e qendrës nga dita e parë deri më sot
-
VIDEO
Bredhi i krishtlindjeve në shtëpinë Rozalba
Festa e krishtlindjeve bashkon dhjetra fëmijë të festojnë rreth bredhit të festës dhe nën dritat e kopshtit të Betlehemit.
-
VIDEO
Shtëpia Familje Rozalba në Gjadër (24 dhjetor 2023)
Krishtlindjet në shtëpinë familje Rozalba në Gjadër të Lezhës - ky është subjekti i reportazhit të së djelës. Shtëpia Rozalba, një ëndërr për të gjitha vajzat me shqetësime sociale, në Gjadër dhe fshatrat e tjera në Zadrimë. Rruga e Rozalbës në gati 20 vjet, rrëfyer nga motër Alma Zogu si drejtuese e qendrës Venerini dhe shtëpisë familje, ku mësimi, edukimi, lojrat dhe mësimet pas shkollës, afrohen falas, në mënyrë humane. Ndiqni reportazhin Shtëpia Familje Rozalba në Gjadër, realizuar nga moderator I emisioneve Veri Jug, gazetari Agim Pipa.
-
VIDEO
Klinika 24- Roli i përdorimit të telefonit në aftësitë kognitive të fëmijëve dhe adoleshentëve (23 Dhjetor 2023)
Ne rubriken nje doze shprese vijne rezultatet e studimit “Roli i perdorimit te telefonit ne aftesite kognitive te femijeve dhe adoleshenteve “ ne lidhje skype nga Zvicera, Elida Sina, nutricioniste dhe Kerkuese Shkencore.
-
VIDEO
Pse vihet re një rritje e personave të infektuar me Hiv/ Aids vitin e fundit në vendin tonë?
Pse vihet re nje rritje e personave te infektuar me hiv/ aids vitin e fundit ne vendin tone dhe c fare eshte profilaksia perpara ekspozimit apo PREP - i ftuar Arjan Harxhi mjek infeksionist.
-
VIDEO
'Shtypi i Ditës dhe Ju', ja çfarë shkruajnë gazetat për sot e shtunë 23 dhjetor 2023
Titujt e gazetave për sot, nga SPAK kërkon arrest shtëpie te vallëzimi i fundit i Sali Berishës e deri tek pensione Albania.
-
VIDEO
Gjenerali i Ushtrisë së Vdekur rikthehet në Shqipëri pas 40 vjetesh! (22 dhjetor 2023)
Në studio: Piro Milkani dhe Admirina Peçi. Flasin: Ismail Kadare dhe Luciano Tovoli
-
VIDEO
Berisha drejt arrestimit, a është gati PD për bashkim? Kthupi: Ja vija e kuqe
Përfaqësuesi ligjor i Partisë Demokratike, Rezart Kthupi, i ftuar në Report Tv foli mbi situatën e Berishës, ndërsa GJKKO kërkon ndaj tij masën ‘arrest në shtëpi. I pyetur nëse është e hapur PD për bashkim me pjesën tjetër të grupit, Kthupi tregoi për emisionin ‘Studio Live’ vijat e kuqe të grupit Basha.
"Jemi të hapur për çdo bashkim opozitar mbi parime dhe platforma. Vija e kuqe është prania e të shpallurve non grata, apo qëndrime në raport me partnerët ndërkombëtar. Kjo është diferenca, parimi. Ne kemi vendosur që partnerët mbajnë qëndrime të caktuara, t’i marrim të mirëqena. Nëse do ketë bashkim do bëhet mbi bazë parimesh dhe platformash", tha Kthupi.
-
VIDEO
Abuzoi me fqinjën e mitur,babai me njerkën e dëbuan sapo doli nga burgu/Nëna:Kërkoj djalin (22 dhjetor 2023)
Prej 2 vitesh 36-vjeçari nga Përmeti, Flamur Bramati rezulton i humbur për familjaret. Pasi doli nga burgu dhe nisi nje jete te re, i riu humb gjurmet dhe zhduket ne drejtim te paditur. Nena e tij, Lavdie Bramati është në kërkim të birit pasi që prej vitit 2021 nuk ka asnjë kontakt me të. Ajo ka zënë shtratin pasi ndodhet në gjëndje të rëndë shëndetësore dhe kekron t’i degjoj zerin djalit... Kontakti i fundit që ka pasur me te birin ka qenë në 14 Mars të 2021 dhe ai ka premtuar se do te shkonte ta vizitonte ate dite. Nëna e priti te dera me ore, dite, muaj dhe vite, por ai nuk u shfaq kurrë. Motra e Flamurit,Katerina Bramati nuk ka folur me vellane që prej 6 vitesh. Si motër dhe vëlla nuk kanë pasur një mardhënie të mirë dhe konfliktoheshin shpesh. Ajo tregon se pas zhdukjes të Flamurit ka mësuar nga të afërm se vëllai ishte shpërngulur në Korcë dhe kishte filluar lidhje me një vajzë. I kishte marrë hallës disa para për të blerë një shtëpi atje, pasi babai e kishte dëbuar nga shtëpia. Prindërit e Flamurit u divorcuan në vitin 1993, kur asokohe ai ishte vetëm 6 vjece dhe Katerina 1 vjece. Gjykata vendosi që Flamurit të qëndronte me babain Pëllumb Bramatin dhe Katerina me nënën, Lavdie. Ata u ribashkuan serish pas 10 vitesh per te humbur kontaktet me njeri-tjetrin ne 2017... Flamuri ishte tip i mbyllur ne vetevete dhe nuk fliste shume mbi jeten qe bente.
-
VIDEO
Çështja ‘Beleri’, ish-kreu i KQZ-së: Zgjidhja e ngërçit të bëhet sipas legjislacionit shqiptar! Në krye të bashkisë të qëndrojë Goro
Kryeministri Edi Rama paralajmëroi një ditë më parë largimin Jorgo Goros nga drejtimi i bashkisë Himarë, duke e zëvendësuar sipas praktikave të BE-së, rekomandim ky i bërë edhe nga Gjykata e Posaçme, për çështjen e Fredi Belerit, i arrestuar për blerje votash
-
VIDEO
Emisioni i plotë ‘Rreze Dielli’, 22 Dhjetor 2023 – Receta festive / Festat e fundvitit, si na gjejnë…
Zonja Albana solli tre sugjerime recetash plot shije në “Rreze Dielli”. Recetat e përzgjedhura për ditën e sotme ishin: Role mishi të mbushura me proshutë dhe djathë / Tavë me patate dhe djathë / Ëmbëlsirë me peta dhe lëng portokalli.
‘Kush do donte një Dhjetor me drita fikur e njerëz të ndriçuar’...? Reflektim mbi festat e fundvitit! Festat e fundvitit lidhen me familjen, miqtë, të qënurit bashkë, gëzimin, qetësinë, bujarinë, zemërgjerësinë, dashamirësinë, arrijet, dhuratat, zbukurimet, e shumë e shumë të tjera. Me pak fjalë festat e fundvitit nxjerrin më të mirën nga ne e vazhdimisht na frymëzojnë të jemi gjithmonë e më të mirë nga sa jemi. Por, kemi dhe anën tjetër të medaljes…Festat e fundvitit bashkëshoqërohen dhe me shumë stres për një pjesë jo të vogël të njerëzve. Shpenzime financiare të sforcuara, mbingarkesë e lodhje fizike për blerjet e shumta që dominojnë, por mbi të gjitha këto festa na bëjnë më të brishtë emocionalisht, sidomos ata që ndjehen vetëm… Diskutojmë në studion e “Rreze Dielli” me eksperten e kulinarisë Dhurata Thanasi, psikologen Rudina Koromani dhe agjenten e marketingut Stela Nikolla, të cilat rrëfejnë kujtimet e nostalgjinë e fundviteve të dikurshme.