• VIDEO

    Pati votime nga SRPSKA! Gazetari Hasani: Ndërkombëtarët nuk kanë uruar ende Vuçiç për fitoren! Ai pretendon se ata kërkojnë destabilitet

    I ftuar sot në një lidhje ‘Skype’ për emisonin 'Sot Live në Shqipëri' me gazetarin Nertil Agalliu në Report Tv, gazetari, Asan Hasani, ka folur për situatën në Serbi pas zgjedhjeve, dhe për qëndrimin e opozitës në Beograd e cila kërkon përsëritjen, ku kjo e fundit pretendon se ka pasur votime edhe nga Republika SRPSKA. Ai tha se ndërkombëtarët nuk kanë uruar ende Vuçiç për fitoren e tij në zgjedhet e mbajtura në Serbi

  • VIDEO

    Kujdes! Tryeza e fundvitit mund të tensionojë edhe familjet më perfekte. Reflektime dhe kujtime

    ‘Kush do donte një Dhjetor me drita fikur e njerëz të ndriçuar’...? Reflektim mbi festat e fundvitit!

    Festat e fundvitit lidhen me familjen, miqtë, të qënurit bashkë, gëzimin, qetësinë, bujarinë, zemërgjerësinë, dashamirësinë, arrijet, dhuratat, zbukurimet, e shumë e shumë të tjera. Me pak fjalë festat e fundvitit nxjerrin më të mirën nga ne e vazhdimisht na frymëzojnë të jemi gjithmonë e më të mirë nga sa jemi. Por, kemi dhe anën tjetër të medaljes…Festat e fundvitit bashkëshoqërohen dhe me shumë stres për një pjesë jo të vogël të njerëzve. Shpenzime financiare të sforcuara, mbingarkesë e lodhje fizike për blerjet e shumta që dominojnë, por mbi të gjitha këto festa na bëjnë më të brishtë emocionalisht, sidomos ata që ndjehen vetëm…

    Diskutojmë në studion e “Rreze Dielli” me eksperten e kulinarisë Dhurata Thanasi, psikologen Rudina Koromani dhe agjenten e marketingut Stela Nikolla, të cilat rrëfejnë kujtimet e nostalgjinë e fundviteve të dikurshme.   

  • VIDEO

    Tirana përzgjidhet si ‘Kryeqyteti Mesdhetar i Kulturës dhe Dialogut 2025’, Kojdheli për Report Tv: Fokus, të jemi në vëmendjen e ndërkombëtarëve

    Pas titujve si Kryeqyteti Europian i Rinisë dhe Qyteti Europian i Sportit, Tirana është shpallur edhe si Kryeqyteti Mesdhetar i Kulturës dhe Dialogut për vitin 2025

  • VIDEO

    Vrasja në burgun e Peqinit, pas arrestimit të Kamber Hoxhës, një javë më pas emërohet drejtori i ri

    Florenc Doka është drejtori i ri i burgut të sigurisë së lartë në Peqin. Sipas burimeve nga Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve mësohet se emërimi i Dokës është firmosur nga ministri i Drejtësisë Ulsi Manja

  • VIDEO

    Ëmbëlsirë me petë me aromë portokalli nga zonja Albana

    Ëmbëlsirë me petë me aromë portokalli

    Përbërësit:

    • 1 pako peta
    • 4 kokrra vezë
    • 120 gr sheqer
    • 350 gr kos
    • 250 ml vaj
    • 3-4 copë lëkurë portokalli
    • Pluhur pjekje
    • Sheqer vanilje
    •  
    • Për sherbetin:
    • 400 gr sheqer
    • 200 ml lëng portokalli
    • 600 ml ujë, kanellë
    • 1 portokall për dekor

    Përgatitja:

    Fillimisht thërrmojmë petët në copëza të vogla dhe i vendosim në një tavë të thahen. Ndërkohë rrahim vezët me sheqerin për rreth 5 minuta derisa sheqeri të tretet. Shtojmë më pas vajin, kosin, lëkurën e portokallit dhe pluhurin pjekës. E trazojmë mirë dhe masën e përgatitur e hedhim mbi petët e copëzuara. E përziejmë me kujdes dhe e vendosim tavën në furrë të parangrohur për 40-45 minuta. Pasi piqet e shpojmë vende-vende me majën e një thike ose piruni dhe e lemë të ftohet plotësisht. 

    Ndërkohë përgatisim sherbetin. Vendosim ujin, lëngun e portokallit dhe sheqerin të ziejnë. Sapo sherbeti të fillojë të marrë valë shtojmë 1 shkop kanelle dhe disa feta portokalli. E lëmë sherbetin në zjarr për rreth 15 minuta dhe më pas sherbetosim ëmbëlsirën. 

  • VIDEO

    Tavë me patate, proshutë dhe djathë nga zonja Albana

    Tavë me patate, proshutë dhe djathë

    Përbërësit:

    • 1 kg patate
    • 150 gr proshutë
    • 400 gr miks djathrash
    • 300 ml pana
    • 4 thelpinj hudhër
    • 1 lgj gjalpë
    • Arrë moskat
    • Kripë, piper

    Përgatitja:

    Presim patatet në disqe dhe i shtrojmë në tavë të lyer me gjalpë. I spërkasim me kripë, piper dhe vendosim thelpinjtë e hudhrave. Shtojmë pana lugë-lugë mbi sipërfaqe, shtrojmë pjesën e proshutës dhe sipër sërish patate, pana, proshutë dhe djathë. Tavën mund t’a bëjmë me dy ose tre shtresa sipas dëshirës. Në fund shtojmë disa kubikë gjalpë dhe e vendosim në furrë në temperaturën 220 gradë për 40 minuta.

  • VIDEO

    Role mishi të mbushura me djathë dhe proshutë nga zonja Albana

    Role mishi të mbushura me djathë dhe proshutë

    Përbërësit:

    • 12 feta qafë derri
    • 12 feta djathë kaçkavall
    • 12 feta proshutë
    • 1 tufë majdanoz
    • 1 thelpi hudhër
    • Vaj ulliri ekstra i virgjër
    • Kripë, piper

    Përgatitja:

    Rrahim fetat e qafës së derrit me një çekiç mishi derisa të bëhen të holla. Presim hudhrën dhe majdanozin. Mbi çdo fileto mishi vendosim nga një fetë proshutë, më pas vendosim fetat e djathit kaçkavall dhe sipër shtojmë pak hudhër dhe majdanoz të grirë, kripë dhe piper. I rrotullojmë fort fetat dhe i fiksojmë mirë me shkopinj kuzhine.  Në një tigan me vaj te ngrohur mirë skuqim roletë e përgatitura ose i vendosim në furrë në 200°C për 30 minuta.

  • VIDEO

    Ish-shefi i Krimeve Dedan Gjoni i përfshirë në një tjetër tentativë vrasje, bashkëpunoi me të ‘fortin e Durrësit’ për t’i bërë atentat ‘Akilit’! 3 të arrestuar me urdhër të SPAK

    DURRËS- Prokuroria e Posaçme (SPAK), ka ekzekutuar 3 nga 4 urdhër-arrestet të lëshuara për tentativën e vrasjes ndaj kreut të grupit të drogës, Xhevdet Plaku në Holandë, i cili njihet edhe me nofkën “Akili”.

  • VIDEO

    'Shtypi i Ditës dhe Ju', ja çfarë shkruajnë gazetat për sot e premte 22 dhjetor 2023

    Titujt e gazetave për sot, nga Kuvendi i heq imunitetin Berishës për 8 minuta te Mbreti i zullumit e deri tek Rama bën hapa prapa ndaj grekëve.

  • VIDEO

    A do të "ngujohet" Berisha në selinë e PD? Analistët zbardhin skenaret (21 dhjetor 2023)

  • VIDEO

    Lorenc Vangjeli: Feja e shqiptarit është drejtësia

    Analisti Lorenc Vangjeli në emisionin ‘Kontrast’ në Report Tv duke bërë një paralelizëm me poezinë e Pashko Vasës, ‘feja e shqiptarit është shqiptaria’, tha se sot duke e lidhur me aktualitetin, ‘feja e shqiptarit është drejtësia’.

     
  • VIDEO

    Berisha pritet të arrestohet, Lita: Njerzit se mbështetën! Nesturi: S’mund të ngujohet në zyrë! Hoxha: Rithemelimi nuk mund të ekzistojë pa të

    Heqja e imunitetit të Sali Berishës nga Kuvendi ditën e sotme, duke i hapur në këtë mënyrë rrugë SPAK-ut që të marrë një masë arresti ndaj tij, ishte në qendër të diskutimeve në emisionin ‘Front Linë’ në Report Tv

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv