• VIDEO

    Ngjarjet e rëndësishme që shënjuan politikën në një vit

  • VIDEO

    Afera ‘Partizani’, Yzeiri: Kërcënimet e Berishës, monolog i neveritshëm pa asnjë kuptim! Rithemelimi s’është grup, por çetë

    Analisti dhe gazetari Ilir Yzeiri e cilëson retorikën e Sali Berishës si një monolog i neveritshëm dhe pa asnjë kuptim. Në një intervistë për emisionin ‘Sot Live në Shqipëri’, në Report Tv Yzeiri tha se Berisha ka kohë që artikulon një narrativë që i drejtohet vetes dhe jo të tjerëve. Duke u ndalur tek grupimi i Rithemelimit, sipas Yzeirit, ai grupim tashmë është thjesht një çetë, që do të zvogëlohet një grupim prej 10 vetash

  • VIDEO

    Pija rigjallëruese pas një helmimi nga ushqimi / Këshilla efikase nga Ylli Merja

    Gjatë ditëve të festave shumë njerëz bëhen pjesë e helmimeve nga ushqimi që konsumojnë në këto ditë. Përzërja e pijeve alkoolike dhe joalkoolike apo konsumimi i mishit të ndenjur, përzërja e ushqimeve të ndryshme janë disa nga prej gabimeve që njerëzit bëjnë të cilat na shkaktojnë helmime. Në vijim të bisedës mbi kujdesin që duhet të tregojmë në tryezën festive në rubrikën “Bima dhe Shëndeti” në emisionin “Rreze Dielli”, Specialisti i bimëve mjekësore Ylli Merja jep disa këshilla tepër efikase dhe tregon si të përgatisim një pije rigjallëruese në rast helmimi nga ushqimi.

  • VIDEO

    Lezhë/ I ngacmoi motrën, zbardhet shkaku përse 21-vjeçari qëlloi me thikë të riun! 18-vjeçari operohet në mushkëri

    Plagosja e një 18-vjeçari mbrëmjen e së hënës në Lezhë dyshohet se ka ardhur pasi i riu ka ngacmuar motrën e autorit. Pas ngjarjes ai telefonoi të atin dhe i tregoi se ishte plagosur, ndërsa aktualisht ndodhet nën kujdesin e mjekëve në spitalin e Traumës.

  • VIDEO

    Flakët në qendrën tregtare në Lushnjë, zjarrfikësi: S’kishte mjete e as rrugë për të kaluar! Inxhinieri i ndërtimit: S’ka funksionuar sistemi kundër zjarrit

    Bledar Bajrami tha në Report Tv se zjarri kishte fuqi të madhe dhe nuk përballohej, ndërsa vështirësitë kanë qenë edhe fakti që zjarrfikësit nuk kishin mjetet e duhura, siç ishte mungesa e autoshkallës që u dërgua rreth 8 orë me vonesë.

    • VIDEO

      Zjarri në qendrën tregtare në Lushnjë, inxhinieri elektrik: Shkak mund të jetë shkëndija elektrike! Ja këshilla për qytetarët

      Inxhinier elektrik, Azmer Dulevic i ftuar në Report Tv foli për zjarrin që përfshiu qendrën tregtare në Lushnjë. Ashtu siç është pista kryesore e hetimit, inxhinieri tha se një ndër shkaqet që mund të ketë çuar në rënien e zjarrit është shkëndija elektrike.

    • VIDEO

      Ylli Merja: Sekrete shtëpiake për tryezën festive/ 'Minuta e artë' Si të stabilizoni tensionin e diabetin

      Festat e fundvitit janë një moment i shumëpritur nga të gjithë. Mbledhja me njerëzit e dashur pranë një tryeze festive, bën që shpesh herë të harrojmë rrezikun që shkaktohet nga ngrënia me tepricë e ushqimeve plot yndyrë dhe sheqer, por dhe konsumimit të alkoolit. Me specialistin e bimëve mjekësore Ylli Merja në rubrikën “Bima dhe Shëndeti” në emisionin e mëngjesit “Rreze Dielli” u ndalëm pikërisht këto pak ditë para festave për kujdesin që duhet të tregojnë më së shumti personat që vuajnë nga zemra, diabeti, tensioni apo kolesteroli i lartë. 

      Cilat janë rrisqet që vijnë nga teprimi me ushqimin? Cilat janë ato ushqime, bimë apo erëza që nuk duhet të mungojnë kurrësesi në tryezen festive. Në studion e “Rreze Dielli”, Ylli Merja përgatit dhe një verë super të shëndetshme plot antioksidantë.

    • VIDEO

      Melomakarona, biskota festive me sherbet nga zonja Albana

      Melomakarona, biskota festive me sherbet

      Përbërësit:

      • 500 gr miell
      • 100 gr miell ermik
      • 1 lk pluhur pjekës
      • 200 ml lëng portokalli
      • 200 ml vaj luledielli
      • 75 ml vaj ulliri
      • 25 gr sheqer
      • ½ lugë kafeje karafil pluhur
      • ½ lugë kafeje arrë moskat
      • 1 lugë kanelle
      • Lëkura e 1 portokalli 

      Për sherbetin:

      • 250 ml ujë
      • 400 gr sheqer
      • 70 gr mjaltë
      • 1 shkop kanelle
      • 3-4 karafila
      • 1 portokall

      Përgatitja:

      Përbërësit për biskota i përziejmë në dy tasa: miellin e grurit, pluhurin pjekës dhe miellin ermik bashkë dhe në tasin tjetër gjithë ingredientët e tjerë. Në fund i përziejmë të gjithë përbërësit bashkë dhe realizojmë një brumë të shkrifët dhe të vajosur nga jashtë (brumin nuk duhet t’a punojmë shumë me dorë). E ndajmë brumin në toptha të vegjël dhe i vendosim në letër pjekje larg njëra-tjetrës, pasi fryhen gjatë pjekjes. I vendosim në furrë në 175° për 20 minuta.

      Pasi i nxjerrim nga furra i lëmë të ftohen dhe përgatisim sherbetin duke vendosur në tenxhere të gjithë përbërësit. E lëmë sherbetin të ziejë derisa të fillojë të trashet pak. Më pas e heqim nga zjarri dhe 1 nga 1 zhysim biskotat të zbuten dhe sapo njomen me sherbet i nxjerrim. Më pas i vendosim në një tepsi, shtojmë sipër arra të grira trashë dhe i spërkasim me mjaltë.

    • VIDEO

      Byrek me koçkulla dhe dhjamushka nga zonja Albana

      Byrek me koçkulla dhe dhjamushka

      Përbërësit:

      • 1 pako petë
      • 300 gr koçkulla
      • 1 qepë
      • 1 lç nenexhik
      • 1 dorë dhjamushka të bagëtisë
      • 4 lgj vaj ulliri
      • Kripë, piper i zi

      Përgatitja:

      Fillimisht vendosim koçkullat të ziejnë në ujë me kripë dhe pak vaj ulliri. Më pas kaurdisim qepën e grirë imët, shtojmë pak kripë për zbutjen e qepës dhe nenexhik për aromë si dhe dhjamushkat. Pasi qepa është bërë transparente shtojmë koçkullat. Hapim petët të cilat i spërkasim shtresa-shtresa me lëng dhë koçkulla. E vendosim byrekun të piqet në furrë ne temperaturën 180 gradë Celsius.

    • VIDEO

      Supë me thjerrëza dhe proshutë nga zonja Albana

      Supë me thjerrëza dhe proshutë   

      Përbërësit:

      • 300 gr thjerrëza
      • 200 gr proshutë
      • 50 ml verë të bardhë
      • 1 thelpi hudhër
      • 150 gr karota
      • 100 gr qepë
      • 100 gr selino
      • 15 gr salcë domate
      • 1 litër lëng perimesh
      • Vaj ulliri
      • Kripë, piper

      Përgatitja:

      Thjerrëzat i shpëlajmë dhe i lëmë në ujë të ftohtë për 2 orë. Në një tigan skuqim hudhrën, qepën, selinon dhe karotat e grira. Shtojmë proshutën e skuqim për dy minuta dhe e shuajmë me verë të bardhë. Sapo alkooli të avullojë shtojmë thjerrëzat dhe i kaurdisim për një minutë. Shtojmë buljon të nxehtë perimesh si dhe salcën e domates, vendosim kapakun dhe e lëmë supën të ziejë. Në fund shtojmë kripën dhe e shërbejmë të ngrohtë me një spërkatje të lehtë me piper dhe vaj ulliri ekstra të virgjër.

    • VIDEO

      Afera 'Partizani'/ Nis seanca në GJKKO për masën ndaj Berishës, SPAK kërkon 'arrest shtëpie'! Masa të shtuara policie në gjykatë

      Në Gjykatën e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar po zhvillohet seanca ku do të merret vendimi nëse ish Kryeministri Sali Berisha do të mbyllet në shtëpi me masë sigurie. 

    • VIDEO

      'Shtypi i Ditës dhe Ju', ja çfarë shkruajnë gazetat për sot e martë 26 dhjetor 2023

       

      Titujt e gazetave për sot, nga një fund pa lavdi për Sali Berishën te hakerat iranianë bllokojnë faqen e Kuvendit të Shqipërisë e deri tek tension në Serbi opozita e studentët në shesh.

    Për lajme të tjera kërkoni në arkiv