• VIDEO

    A do kyçet në shtëpi Berisha? Dash Shehi: Me dhe pa të opozita do e bëjë punën e saj! Secili mban kryqin e vetë në historinë personale (26 dhjetor 2023)

    Ditën e nesërme Gjykata do të marrë vendim nëse do të pranojë kërkesën e SPAK-ut për të ndryshuar masën e sigurisë në arrest shtëpie për Sali Berishën.

    • VIDEO

      Lutfiu ngre alarmin: Shqiptarët në Medvegjë janë kthyer në minorancë nëpërmjet procesit të pasivizimit! Po kryhet spastrim etnik, 4 mijë adresa janë fshirë

      Kryetari i Këshillit Kombëtar në Luginën e Preshevës, Nevzad Lutfiu, nëpërmjet një lidhje skype për “5 pyetjet” me Ilir Babaramon ka folur për protestat e opozitës serbe kundër qeverisë për zgjedhjet parlamentare si dhe ngriti alarmin për spastrimin etnik’ administrativ që po u bëhet shqiptarëve që jetojnë në Serbi.

    • VIDEO

      Nesër vuloset fati i Berishës, Bejko: Fund i turpshëm i karrierës politike! Si Gedafi! (25 dhjetor 2023)

       

      Sipas Bejkos, Berisha uron që të lihet në ‘arrest me burg’ dhe një situatë të tillë ta përdorë për t’u viktimizuar duke u bazuar në akuzat e tij ndaj pushtetit që e ka cilësuar si ‘regjim’.

    • VIDEO

      Pse Basha nuk ka qenë aktiv në politikë? Bejko: Ka zgjedhur të qëndrojë larg sherrnajës, një ‘ortek’ po zbret nga mali

      Nënkryetari i PD-së, Roland Bejko, i ftuar në emisionin “Kontrast” ka folur edhe mbi arsyet përse kryedemokrati Lulzim Basha ka zgjedhur të mos jetë shumë aktiv dhe të mos dalë nëpër studio televizive për të diskutuar lidhur me situatën ku ndodhet PD.

    • VIDEO

      Nesër GJKKO vulos ‘fatin’ e Berishës, Bejko: Fund i turpshëm i karrierës së tij politike! Ja përse ai uron të lihet në burg! Përfundoi i vetmuar si Gadafi

      Sipas Bejkos, Berisha uron që të lihet në ‘arrest me burg’ dhe një situatë të tillë ta përdorë për t’u viktimizuar duke u bazuar në akuzat e tij ndaj pushtetit që e ka cilësuar si ‘regjim’.

    • VIDEO

      Emisioni i plotë ‘Rreze Dielli’, 25 Dhjetor 2023 – Receta festive /Krishtlindje, mesazhi dhe kuptimi i festës

      Zonja Albana solli katër sugjerime recetash plot shije në “Rreze Dielli”. Recetat e përzgjedhura për ditën e sotme ishin: Përshesh me kulaç me të brendshmet e bagëtisë / Kek me fruta të thata / Liptao – Antipastë me biskota / Sallatë ruse.

      Këngët, ngjyrat, dritat na sjellin shumë pranë mesazhit dhe kuptimit të Krishtlindjes... Në studion e “Rreze Dielli” ndajmë një bisedë të ngrohtë me dy miq, Pastor Ylli Doçi dhe bashkëshortja e tij Nikki Doçi, për të folur për mesazhin e vërtetë dhe kuptimplotë që kjo ditë përcjell. Cilat janë simbolet më të rëndësishme të kësaj dite, nga rituali i ndezjes së qirinjve tek gatimet tradicionale dhe mesazhet e mirësisë. Ndajmë mesazhe të bukura në këto ditë festash nga një çift që është shembull i dashurisë, i përkushtimit e i sakrificës. Çifti Doçi prindër të dy fëmijëve të rritur tashmë, rrëfejnë dhe historinë e tyre të bukur të dashurisë, si djali nga Tirana arriti të pushtonte zemrën e vajzës amerikane.

    • VIDEO

      Si festohet Krishtlindja, mesazhi për dashurinë / Ylli Doçi: Mos u largoni nga e vërteta!

      Këngët, ngjyrat, dritat na sjellin shumë pranë mesazhit dhe kuptimit të Krishtlindjes... Në studion e “Rreze Dielli” ndajmë një bisedë të ngrohtë me dy miq, Pastor Ylli Doçi dhe bashkëshortja e tij Nikki Doçi, për të folur për mesazhin e vërtetë dhe kuptimplotë që kjo ditë përcjell. Cilat janë simbolet më të rëndësishme të kësaj dite, nga rituali i ndezjes së qirinjve tek gatimet tradicionale dhe mesazhet e mirësisë.

      Ndajmë mesazhe të bukura në këto ditë festash nga një çift që është shembull i dashurisë, i përkushtimit e i sakrificës. Çifti Doçi prindër të dy fëmijëve të rritur tashmë, rrëfejnë dhe historinë e tyre të bukur të dashurisë, si djali nga Tirana arriti të pushtonte zemrën e vajzës amerikane.

    • VIDEO

      Sallatë ruse nga zonja Albana

      Sallatë ruse

      Përbërësit:

      • 300 gr majonezë
      • 2 vezë
      • 50 gr bizele
      • 200 gr karrota
      • 500 gr patate
      • 50 gr kastraveca turshi
      • Panxhar të kuq
      • Fasule të ziera
      • Vaj ulliri
      • Uthull
      • Djathë kaçkavall
      • Kripë, piper

      Përgatitja:

      Presim perimet në kubikë të vegjël dhe i vendosim të ziejnë (jo shumë, duhet të jenë pak të forta) të veçuara nga njëra – tjetra në ujë të vluar me kripë.  Ndërkohë ziejmë vezët dhe i lëmë të ftohen plotësisht. Presim kastravecat turshi në kubikë shumë të vegjël. I bashkojmë të gjitha perimet në një tas, shtojmë kastravecat turshi dhe fasulet, i spërkatim me pak vaj ulliri dhe 1-2 lugë kafeje uthull. Pasi të gjithë përbërësit të jenë ftohur shtojmë majonezën, kripë, piper dhe vezët e prera në kubikë të vegjël. E mbulojmë tasin me letër alumini dhe e lëmë sallatën në frigorifer për të pakten 1 orë.

    • VIDEO

      Kek me fruta të thata nga zonja Albana

      Kek me fruta të thata

      Përbërësit:

      • 500 gr miell për ëmbëlsira
      • 4-5 kokrra vezë
      • 250 gr gjalpë i shkrirë
      • 500 gr fruta të thata si rrush, kajsi, boronicë, kumbulla
      • 50 gr fistik të grirë
      • 100 gr sheqer i bardhë
      • 100 gr sheqer pluhur
      • 1 lugë kanellë
      • 1/2 lk sodë buke
      • 1 lk pluhur pjekës
      • 1 bustinë vanilje
      • 1 gotë lëng portokalli
      • 1 gotë lëng limoni

      Përgatitja:

      Tresim në një tigan gjalpin dhe vendosim frutat e thata me sheqerin e bardhë dhe lëngun e portokallit. I lemë të ziejnë për 4-5 minuta. E kalojmë masën në një tas të madh dhe e lemë të ftohet në temperature ambienti. Pasi masa të jetë ftohur hedhim në të miellin, sodën e bukës, sheqerin pluhur, kanellën, lëngun e limonit, vaniljen. Rrahim vezët mirë dhe i hedhim tek masa e brumit. I përziejmë të gjithë përbërësit së bashku derisa të formohet një brumë i butë. Brumin e vendosim në një formë keku të lyer me gjalpë. Mbi të shtojmë fistikët dhe e vendosim të piqet në furrë të parangrohur në temperaturën 180 gradë për 25 minuta.

    • VIDEO

      Përshesh me kulaç me të brendshmet e bagëtisë nga zonja Albana

      Kulaç me të brendshmet e bagëtisë

      Përbërësit:

      • Mëlçi të freskëta
      • 2 qepë mesatare
      • 1 kg miell
      • 2 lç sodë
      • 2 lç kripë
      • Ujë i vakët
      • Vaj ulliri
      • Gjalpë i shkrirë
      • Kripë, piper, nenexhik

      Përgatitja:

      Vendosim në një enë miellin, sodën dhe kripën. Shtojmë ujin gradualisht aq sa të krijohet një brumë jo i fortë, por elastik. E lëmë brumin të vijë për rreth 1 orë. Më pas e vendosim në një tavë të lyer me pak yndyrë dhe e pjekim në furrë në temperaturën 180 gradë për 40 minuta.

      Presim qepët imët dhe i kaurdisim me vaj ulliri. Më pas shtojmë mëlçitë e prera imët. I lëmë të ziejnë dhe rregullojmë shijen me kripë dhe piper. Kulaçin pasi e kemi bërë përshesh e bashkojmë me mëlçitë. Shtojmë nenexhik dhe pak gjalpë të tretur sipër. Po të duam e vendosim për pak minuta në furrë.

    • VIDEO

      Liptao / Antipastë me biskota nga zonja Albana

      Liptao / Antipastë me biskota

      Përbërësit:

      • 1 pako biskota të kripura
      • 200 gr gjizë
      • 200 gr salcë kosi
      • 100 gr kastravec turshi
      • 100 gr arra
      • 4 thelpinj hudhër
      • Spec djegës
      • Vaj ulliri
      • Koper

      Përgatitja:

      Bashkojmë gjizën me salcën e kosit dhe e trazojmë derisa masa të homogjenizohet. Shtojmë pak vaj ulliri, kastravecin turshi të prerë në kubikë të vegjël, arrat e grira, hudhrat e shtypura dhe pak fara speci djegës. Në fund rregullojmë shijen me kripë dhe piper dhe e kemi gati per t'a servirur.

      Me këtë salcë përgatisim dhe një antipastë. Lyejmë biskotat me shtresën e salcës liptao, vendosim sipër biskotën si sandwiç. I kalojmë në koper të grirë dhe i vendosim në pjatancë.

    • VIDEO

      'Shtypi i Ditës dhe Ju', ja çfarë shkruajnë gazetat për sot e hënë 25 dhjetor 2023

      Titujt e gazetave për sot, nga plani i Ramës për emërimin e kreut te ri të Himarës dhe shmangia e Belerit te kaosi në Kuvend bllokon ligjet me 84 vota e deri tek aksident apo kërcënim?

    Për lajme të tjera kërkoni në arkiv