-
VIDEO
Tortellini me krem djathi, proshutë të thatë dhe rrepa nga zonja Albana
Tortellini me krem djathi, proshutë të thatë dhe rrepa
Përbërësit:
- 500 gr tortellini
- 200 gr krem djathi straciatella
- 4-5 feta proshutë të thatë capocollo
- 300 gr rrepa
- 1 lgj gjalpë
- Kripë
Përgatitja:
Vendosim rrepat në ujë të vluar me kripë dhe më pas i ftohim në ujë me akull. Ndërkohë përziejmë djathin straciatella duke e kthyer në krem. Presim imët proshutën e thatë dhe e skuqim në tigan derisa të bëhet krokante. Vendosim tortelinin të ziejë në ujë me kripë sipas minutazhit të përcaktuar në paketim dhe më pas i kaurdisim vetëm për 1 minutë me një lugë gjalpë. Shtojmë kremin e djathit, proshutën dhe rrepat dhe i servirim menjëherë të ngrohta.
-
VIDEO
'Shtypi i Ditës dhe Ju', ja çfarë shkruajnë gazetat për sot e mërkurë 27 dhjetor 2023
Titujt e gazetave për sot, nga Berisha me policë te dera dhe duhet të flasë vetëm me Lirinë te pas 4 vitesh dritë në tunelin e Rrugës së Arbrit e deri tek streha e zullumqarit.
-
VIDEO
Fati i Berishës, nxehet debati, Petraj: I lejohet komunikimi në FB! Karaj: Më keq se në qeli (26 dhjetor 2023)
-
VIDEO
Meçe: Berisha i lehtësuar me arrest shtëpie, jashtë do e kishin marrë për leckash! Selinë e PD nga nesër e gëzon Basha
Kërkesa e SPAK për masë sigurie arrest në burg për Sali Berishën pasi nuk respektoi detyrimin e paraqitjes për ish-deputetin Arben Meçe është lehtësim. Nëse do të kishte qenë jashtë shtetit e të kishte refuzuar masën e sigurisë, Meçe i ftuar në Repolitix” në Report Tv tha se do e kishin marrë prej leckash
-
VIDEO
Avokati Petraj: Nga nesër Berisha s’ka shanse ta shkelë ligjin! Karaj: I çojnë policë te dera se mund të shkelë sërish masën... Ti sikur je Zeusi
Nëse Gjykata nesër do të pranojë kërkesën e SPAK për të caktuar masë sigurie arrest shtëpie për Sali Berishën, avokati Edmond Petraj në emisionin “Repolitix” në Report TV tha se ai s’ka shanse ta shkelë ligjin. Avokati Leonard Karaj ndalur te kërkesa e SPAK shtoi se kërkohet që të ruhet me polic te dera e shtëpisë për faktin se duke njohur natyrën e Berishës ai mund ta shkelë sërish masën e sigurisë.
-
VIDEO
Ku do shkojë vula e PD? Avokati i Rithemelimit, Nuri: Ja çfarë ndodh nëse nesër Gjykata rrëzon rekursin e Berishës (26 dhjetor 2023)
Gjykata e Lartë do të vendosë nesër në Dhomë Këshillimi për fatin e vulës dhe logos së Partisë Demokratike. Avokati i Rithemelimit Franci Nuri i ftuar në "Frontline" në Report Tv se nëse Gjykata rrëzon rekursin e Berishës vula nuk i kalon PD zyrtare por gjithçka fillon nga fillimi.
-
VIDEO
Dolores Kraja: Babai, një ëndërrimtar i lirisë, që njohu vetëm burgje (26 dhjetor 2023)
Dolores, është një vajzë e rritur me të atin në burg dhe peshën e diktaturës e ka ndjerë deri në asht. Ajo thotë se mban mbi shpinë përmes emrit të saj, që ja ka vendosur i ati, gjithë dhimbjen e jetës së tij. Kur ajo erdhi në jetë, ai sapo e kishte mbyllur kapitullin e parë të burgjeve dhe emri që i erdhi ndërmend ishte pikërisht dhimbje. Dolores... Babai i saj Ernesto ka njohur tre dënime gjatë diktaturës, një dënim para se Doloresi të lindte dhe dy dënime të tjera pasi ajo u bë 9 vjeç. Ernesto ka lënë në shtëpinë e tij e tij një varg kujtimesh për gjithë çfarë ka jaluar në burgjet e komunzimit dhe Dolores i pasuron ato kujtime me përjetiomet e saj. Në "Dosja k" ajo tregon vuajtjet e babait dhe këndvështrimin e saj, për çdo stacion të jetës së tij e të familjes së tyre.
-
VIDEO
Parashikimi i Ngjelës për kreun e SPAK: Do bëjë karrrierë të madhe po luftoi si antimafia italiane
-
VIDEO
Berisha drejt 'burgosjes' në shtëpi, Ngjela: Ruajtja me polici dhe ndalimi i komunikimit, kërkesa të ligjshme! Saliu nuk përfilli forcën shtetërore, vazhdon gabimin
Gjykata nesër do të vendosë nëse do të pranojë kërkesën e SPAK që ndaj Sali Berishës të caktohet masë sigurie arrest shtëpie si dhe të ruhet te dera me një punonjës të Policisë.
-
VIDEO
‘Nesër, ditë e vrullshme për familjen Berisha’, gazetarja: Shkëlzen Berisha në seancën për Gërdecin dhe masa e GJKKO për ish-kryeministrin, ja çfarë pritet
“Të nesërmen pritet një ditë e vrullshme për familjen Berisha”. Kështu u shpreh gazetarja Keti Banushi e ftuar në “Studio Live” me gazetarin Arbër Hitaj në Report Tv, duke iu referuar kështu seancës gjyqësore për Gërdecin ku është thirrur për si dëshmitar Shkëlzen Berisha dhe seancës për caktimin e masës së sigurisë në GJKKO për Sali Berishën.
-
VIDEO
U përzu nga shtëpia e burrit se nuk ishte e bukur,surprizohet 22-vjeçarja Marjeta Diko (26 Dhjetor 2023)
Marjeta Çollaku, 22 vjecarja nga fshati Rrajcë ishte personzhi i programit ‘’Pa Gjurmë’’ në 27 tetor të këtij viti. Nënë e një vajze 2 vjeçare pas ndarjes me ish- bashkëshortin e saj Fatjon Diko mbeti e vetme përballë vërshtërsive me të cilat jeta i solli. Një vajzë e re me ëndrra të mëdha për jetën u martua kur ishte vetëm 18-vjeç ne qytetin e Korçës. Fryti i kësaj dashurie do ishte vajza e tyre. Me ardhjen e saj në jetë do të nisnin dhe konfliktet mes çifit të ri dhe ishte nëna e Fatjonit shkaku kryesor. Nusen e djalit të saj kurrë nuk e deshi dhe shpesh herë e ofendonte të renë. Ofendime nga më të rëndat, ku 22-vjecarja i rrëfeu mes lotëve në program. Marjeta e gjendur shpesh në situata të tilla nuk kishte as mbështetjen e bashkëshortit të saj i cili ishte krah nënës së tij. Marjeta qëndronte me vajzën në shtëpi e vetme dhe kujdesej për te, ndërsa Fatjoni dëfrehej me shoqërinë. Pas katër viteve martesë ferri për nënën e re mes nuses që e urrente dhe mos perkrahjes se babait të fëmijës vendosi të largohej me vajzën të shtëpia e familjes. Ish- bashkëshorti kërkon t’i marrë të shtrenjtën e saj, vajzën. Mes lotëve Marjeta shokoi me rrëfimin për babain dhe vëllain e saj të cilët kanë probleme të shëndetit mendor. Ata jetojnë një shtëpi të rrënuar dhe në kushte të mjerueshme. Babë e bir nuk kujdesen dot për veten e tyre dhe ndodhen në mëshirë të fatit.
-
VIDEO
Emisioni i plotë ‘Rreze Dielli’, 26 Dhjetor 2023 – Receta festive /Me zemër, diabet apo tension…ja kujdesi gjatë festave
Zonja Albana solli tre sugjerime recetash plot shije në “Rreze Dielli”. Recetat e përzgjedhura për ditën e sotme ishin: Supë me thjerrëza dhe proshutë / Byrek me koçkulla / Melomakarona, biskota festive me sherbet.
Festat e fundvitit janë një moment i shumëpritur nga të gjithë. Mbledhja me njerëzit e dashur pranë një tryeze festive, bën që shpesh herë të harrojmë rrezikun që shkaktohet nga ngrënia me tepricë e ushqimeve plot yndyrë dhe sheqer, por dhe konsumimit të alkoolit. Me specialistin e bimëve mjekësore Ylli Merja në rubrikën “Bima dhe Shëndeti” në emisionin e mëngjesit “Rreze Dielli” u ndalëm pikërisht këto pak ditë para festave për kujdesin që duhet të tregojnë më së shumti personat që vuajnë nga zemra, diabeti, tensioni apo kolesteroli i lartë. Cilat janë rrisqet që vijnë nga teprimi me ushqimin? Cilat janë ato ushqime, bimë apo erëza që nuk duhet të mungojnë kurrësesi në tryezën festive. Në studion e “Rreze Dielli”, Ylli Merja përgatit dhe një verë super të shëndetshme plot antioksidantë.
Gjatë ditëve të festave shumë njerëz bëhen pjesë e helmimeve nga ushqimi që konsumojnë në këto ditë. Përzërja e pijeve alkoolike dhe joalkoolike apo konsumimi i mishit të ndenjur, përzierja e ushqimeve të ndryshme janë disa prej gabimeve që njerëzit bëjnë, të cilat na shkaktojnë helmime. Merja jep disa këshilla tepër efikase dhe tregon si të përgatisim një pije rigjallëruese në rast helmimi nga ushqimi.