Në aksion për armët pa leje, kapen në flagrancë nga policia (17 dhjetor 2023)

17 Dhjetor 2023, 20:00

Lëvizin lirshëm pavarësisht se nuk u lejohet. Armëmbajtësit pa leje zbulohen e kapen nga policia e shtetit në disa zona të Tiranës. Kryesisht i ka tradhtuar gjuha e trupit duke bërë blutë të dyshojnë se diçka nuk shkon. Ky aksion vjen në emisionin e fundit të 112 për këtë sezon në Report TV. Në vazhdim do të shihni edhe një përmbledhje të ndërhyrjeve më të bujshme të transmetuara në 112.