• VIDEO

    Përdhunuan 2 motrat, njëra prej tyre e mitur, arrestohen dy të rinjtë në Berat! Ekspertiza ligjore vërtetoi aktin e rëndë

    Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Berat ku dy persona kanë kryer marrëdhënie seksuale me dhunë me dy vajza! Burime të policisë bëjnë me dije se të dy motrave i është bërë ekspertiza mjeko ligjore e cila vërteton aktin e përdhunimit nga të dy shtetasit 33 dhe 20 vjeçari

  • VIDEO

    I dha të afërmit tenderin 3 mln euro, SPAK kërkon 3 vite e 6 muaj burg për Lefter Allën! Në total 26 vite burg për 10 të pandehurit

    Prokuroria e Posaçme kërkon 3 vite e 6 muaj burg për ish-kryebashkiakun e Bulqizës, Lefter Alla. SPAK ka kërkuar në total 26 vite e 9 muaj burg për 10 të pandehurit e kësaj dosje, të cilët akuzohen për abuzime me tenderin e ujësjellësit me vlerë 3 milionë euro.

  • VIDEO

    Gurabije të shkrifëta me gjalpë nga zonja Albana

    Gurabije të shkrifëta me gjalpë

    Përbërësit:

    • 200 gr miell
    • 60 gr niseshte
    • 1 majë luge kripë
    • 220 gr gjalpë
    • 30 gr sheqer pluhur
    • 1 bustinë vanilje
    • Sheqer pluhur për pudrosje

    Përgatitja:

    Rrahim gjalpin me ndihmën e një mikseri elektrik derisa të formohet një masë kremoze e butë, shtojmë sheqerin pluhur, vaniljen dhe vazhdojmë rrahjen derisa e gjithë masa të rrisë volumin e saj. Shtojmë më pas miellin e trazuar me niseshten dhe pak kripë. E mbështjellim brumin e biskotave me një letër celefoni dhe e vendosim në frigorifer për rreth 1-2 orë. Pasi brumi është forcuar pak e punojmë mirë me duar dhe realizojmë sfera të vogla sa një kokërr arre, të cilat i vendosim pak në distancë nga njëra tjetra në një tavë të shtruar me letër furre. I vendosim gurabijet të piqen në furrë të parangrohur në temperaturën 180°C për 10-15 minuta. I heqim nga furra dhe i lëmë të ftohen në temperaturë ambjenti për rreth 5 minuta, më pas i pudrosim me sheqer pluhur dhe i lëmë të ftohen plotësisht përpara se t’i shërbejmë.

  • VIDEO

    Pite me lakër dhe mazë nga zonja Albana

    Pite me lakër dhe mazë

    Përbërësit:

    • 600 gr miell
    • 1 lgj kripë
    • 200 gr gjalpë
    • 1 kokë lakër të bardhë
    • 200 gr mazë
    • 1 gotë qumësht

    Përgatitja:

    Realizojmë një brumë homogjen me ujë, kripë dhe miell dhe e lëmë të pushojë për 15-20 minuta. Ndërkohë lakrën e grijmë imët dhe e vendosim të ziejë për 15 minuta. Më pas e kullojmë mirë duke e ndrydhur me duar derisa të mos ketë lëngje. Shtojmë një gotë qumësht, një lugë kripë dhe mazën.

    Brumin e pites e ndajmë në dy pjesë dhe më pas në rreth 10 kuleçë, të cilët i hollojmë dhe i rreshtojmë një mbi një duke lyer secilin me nga një lugë yndyrë. Realizojmë dy petë, e shtrojmë njërën në tavë të lyer me yndyrë, vendosim një shtresë me lakrën e përgatitur dhe e mbulojmë mbushjen me petën tjetër. Formojmë rrethin e pites duke bashkuar skajet dhe e vendosim të piqet në furrë të nxehtë për rreth 40 minuta.

  • VIDEO

    Tagliatelle me kërpudha dhe krem qumështi nga zonja Albana

    Tagliatelle me kërpudha dhe krem qumështi

    Përbërësit:

    • 400 gr makarona tagliatelle
    • 50 gr kërpudha të thata porcini
    • 1 thelpi hudhër
    • 1 qepë e vogël
    • 80 gr pana
    • 1 lgj gjalpë
    • Kripë, trumzë
    • Djathë parmixhano i grirë

    Përgatitja:

    Vendosim kërpudhat e thata në ujë të nxehtë për rreth 10 minuta. Ndërkohë kaurdisim qepën e grirë imët me një lugë gjalpë dhe një thelpi hudhër. Kullojmë kërpudhat dhe i shtypim në një blender së bashku me kremin e panës. E shtojmë në tiganin ku kemi skuqur qepën dhe e lëmë salcën të lidhet duke rregulluar shijen me pak kripë dhe trumzë. Vendosim makaronat në ujë të vluar me kripë dhe pasi të jenë gatuar i kullojmë makaronat në tigan duke i përzier me salcën kremoze. I servirim menjëherë të ngrohta spërkatur me djathë parmixhano.

  • VIDEO

    'Shtypi i Ditës dhe Ju', ja çfarë shkruajnë gazetat për sot e premte 15 dhjetor 2023

    Titujt e gazetave për sot, nga Berishët nën panikun e burgut te " armatosja" me tymuese, deputetët do përjashtohen me dy muaj e deri tek vetoja greke.

  • VIDEO

    Berisha drejt arrestimit?! Ja çfarë pritet të ndodhë (14 dhjetor 2023)

    Mbrëmjen e sotme, të ftuarit në studion e 'Frontline' me gazetaren Marsela Karapanço në Report Tv diskutuan mbi protestën e thirrur nga Sali Berisha në të njëjtën ditë kur Këshilli i Mandateve mblidhet për t'u përgjigjur ndaj kërkesës së SPAK për heqjen e imunitetit të kreut të Rithemelimit i cili po hetohet për korrupsion pasiv në aferën e privatizimit të klubit 'Partizani'. 

    • VIDEO

      Do i bllokohen Berishës mjetet e komunikimit nëse vihet në arrest shtëpie? Ivi Kaso zbulon ç’ndodh me mandatin e ish-kryeministrit nëse mungon 6 muaj në Kuvend

      Ivi Kaso sekretar për Çështjet Zgjedhore të Rithemelimit, ka folur për emisionin “Frontline” në Report Tv mbi pyetjen nëse Berishës do i lejohen mjetet e komunikimit nëse SPAK do ta lërë në arrest shtëpie tha se e kundërta e kësaj do të ishte anti-kushtetuese.

    • VIDEO

      Protesta në të njëjtën ditë kur merret vendimi për imunitetin e Berishës, Qefalia: Bëhet ndaj SPAK dhe Këshillit të Mandateve! Spaho: Kundër regjimit!

      Mbrëmjen e sotme, të ftuarit në studion e 'Frontline' me gazetaren Marsela Karapanço në Report Tv u diskutua mbi protestën e thirrur nga Sali Berisha në të njëjtën ditë kur Këshilli i Mandateve mblidhet për t'u përgjigjur ndaj kërkesës së SPAK për heqjen e imunitetit të kreut të Rithemelimit i cili po hetohet për korrupsion pasiv në aferën e privatizimit të klubit 'Partizani'. 

    • VIDEO

      Berisha dhe i biri i shmangen drejtësisë, Vangjeli: ‘S’kemi parë gjë akoma’ (14 dhjetor 2023)

       

      Analisti Lorenc Vangjeli në emisionin “Kontrast” me Denis Mingën në Report TV, tha se si Berisha dhe i biri nuk kanë asnjë shans përveçse të ulin kokën dhe të përballen me drejtësinë.

    • VIDEO

      Berisha dhe i biri i shmangen drejtësisë, Vangjeli: ‘Dale se s’kemi parë gjë akoma’, slogan te rruga e burgut! SPAK-u kisha e xhamia e shqiptarëve

      Analisti Lorenc Vangjeli në emisionin “Kontrast” me Denis Mingën në Report TV, tha se si Berisha dhe i bri nuk kanë asnjë shans përveçse të ulin kokën dhe të përballen me drejtësinë.

    • VIDEO

      Mërtiri: Basha të votojë pro heqjes së imunitetit të Berishës, po e merr peng Kuvendin për të mbrojtur veten! Rithemelimi po e karrikaturon opozitën

       

      Analisti Ergys Mërtiri në emisionin “Kontrast” në Report Tv me Denis Mingën e ka quajtur të drejtë kërkesën e SPAK për ashpërsimin e masës së sigurisë për Sali Berishën, ndërsa nënzivoi se ky institucion ka bërë më shumë opozitë se kushdo. Kreu i PD Lulzim Basha sipas Mërtirit nuk duhet të ketë kompleks që të shkojë të votojë në Kuvend pro heqjes së imunitetit për Berishës. Sipas Mërtirit ky është momenti që Basha të dëshmojë se nuk është kampin që po e kthen në një karrikaturë opozitën shqiptare.

       

    Për lajme të tjera kërkoni në arkiv