• VIDEO

    Perspektiva e Shqipërisë në BE,ekspertët për çështjet europiane shpjegojnë rrezikun nga vetoja greke (13 dhjetor 2023)

  • VIDEO

    Egla Shkurta: Si u transformova personalisht nga partneri im!

    Në ditët e sotme flitet shumë për transformimin personal, ndaj shumë njerëz zgjedhin të kenë një mentor në jetën e tyre për ta ndihmuar në rritjen personale. Për të treguar historinë e transformimit të jetës së saj, në studion e "Rreze Dielli" ishte e ftuar Egla Shkurta, eksperte marketingu dhe motivuese. Ajo rrëfeu sesi njohja me partnerin e saj i ndryshoi jetën, pasi ai i ndikuar nga spiritualizmi e shtyu dhe e motivoi të merrte hapa drastike. Fillimisht duke lexuar çdo ditë një libër, e më pas gradualisht duke e implementuar në veten e saj si një ndryshim. "Një transformim personal ndodh kur ndryshoni mendimet, sjelljet dhe besimet tuaja për të zgjeruar vetëdijen tuaj dhe për të jetuar një jetë më të kenaqshme. Sigurisht nuk ndodh menjëherë, nuk është linear dhe është një proces pa mbarim, e mbi të gjitha të bën të kapërcesh shumë sfida"- u shpreh Egla.

    Nga ana tjetër, si eksperte e rrjeteve sociale, Egla tregoi disa hapa sesi të rrisim ndjekësit në instagram, pa i blerë ato.

  • VIDEO

    Rritja e papunësisë, eksperti: Të mbështeten talentet e reja! Qeveria të nënshkruajë para kontratë për punë me studentët që zgjedhin degët prioritare

    Shkalla zyrtare e papunësisë në Shqipëri arriti në 10,5%, në tremujorin e tretë 2023, duke shënuar një rekord historik minimal. Eksperti Erion Muça për Report Tv thotë se të rinjtë nuk po e gjejnë më veten në tregun e punës.

  • VIDEO

    Kujdes, jo të gjitha ritualet e fundvitit janë fatsjellëse! Flet teologu Miron Çako

    Jemi në muajin e fundit të vitit, afër festave dhe sidomos në natën e ndërrimit të viteve ka disa rituale të cilat ne si popull herë i zbatojmë e herë jo. Cilat janë disa nga ritualet më të rëndësishme dhe kuptimi i tyre, si kanë lindur ato, por dhe cilat janë disa nga bestytnitë më të njohura, sa të vërteta janë apo çfarë legjendash fshihen pas tyre, i diskutojmë në studion e “Rreze Dielli” me teologun e njohur Miron Çako.

    Çfarë simbolizon pema e Vitit të Ri, po dekoret si kanë ndryshuar ndër shekuj nga mollët e degët natyrale tek topat shumëngjyrëshe. Simbolikat e ushqimeve të ndryshme si thjerrëzat, shegët, rrushi, e shumë të tjera, çfarë mendon teologu për këto, a sjellin me të vërtetë fat? Gjithashtu ndalemi dhe në simbolika si patkojt e kalit, hudhra në xhep apo hudhrat e varura, çelësat, simboli i paqes, etj. Teologu ndalet dhe në përçimin e energjisë negative, në mallkimin, në mësyshjen e magjitë… A ekziston vërtetë magjia? A mund të kuptojmë kur na kanë bërë magji?

  • VIDEO

    Trahanik nga zonja Albana

    Trahanik

    Përbërësit:

    • 2 fç trahana qumështi
    • 2 fç qumësht
    • 2 fç ujë
    • 1 kokërr vezë
    • 1 e verdhë veze
    • 200 gr djathë të bardhë
    • 1 lç sodë
    • 1 lç kripë
    • 2 ls gjalpë
    • Pak vaj

    Përgatitja:

    Në një tenxhere hedhim ujin, qumështin, kripën, gjalpin dhe e vëmë në zjarr që të ngrohet. Kur fillon të ngrohet, e largojmë nga zjarri dhe hedhim aty trahananë duke e trazuar me një lugë druri. Copëtojmë djathin, rrahim vezën dhe sodën me pak ujë dhe ia hedhim masës duke e përzierë mirë. Ndërkohë kemi ndezur furrën dhe kemi lyer tavën me pak gjalpë. E hedhim masën e lëngshme në tavë dhe e sheshojmë me lugë. Përsipër i hedhim një të verdhë veze të rrahur me pak qumësht dhe vaj. E vendosim në furrë për ta pjekur në 180 gradë për 45-50 minuta. Pasi të ftohet e presim në copa katrore dhe e shërbejmë me kos.

  • VIDEO

    Tavë ricikluese me bukë dhe bulmet nga zonja Albana

    Tavë ricikluese me bukë dhe bulmet

    Përbërësit:

    • 1 bagetë
    • 6 vezë
    • 500 gr kos
    • 1 lgj miell
    • 1 lç fryrës
    • 1/2 lgj gjalpë
    • 200 gr djathë
    • Kremviçe pule

    Përgatitja:

    Presim fetat e bukës, i shtrojmë në një tepsi të lyer me gjalpë. Në një tas rrahim vezët me kosin, shtojmë miellin dhe fryrësin. E shtrojmë sipër bukës dhe e mbulojmë me një shtresë djathi. Bëjmë shtresën tjetër të bukës, vendosim kremviçet të prera në fetëza, shtojmë kremin dhe sërish djathin e grirë kaçkavall. E vendosim në furrë të parangrohur në temperaturën 200 gradë Celsius për 25 minuta

  • VIDEO

    Kabuni tradicionale nga zonja Albana

    Kabuni me rrush të thatë

    Përbërësit:

    • 1 gotë oriz kokërrmadh
    • 2 gota lëng mishi
    • 3 lgj rrush i thatë
    • 2 lgj gjalpë
    • 1 fç sheqer
    • Kanellë

    Përgatitja:

    Pasi e kemi larë orizin e kaurdisim me gjalpë, më pas shtojmë lëngun e mishit (mundësisht nga qafa e dashit) dhe rrushin e thatë pa fara, të cilin e kemi shpëlarë më parë me ujë të vakët. E lëmë orizin të ziejë. Kur të përthithet pothuajse i gjithë lëngu dhe në sipërfaqe të jenë krijuar vrima, ulim nxehtësinë dhe hedhim sheqerin. E trazojmë mirë, e largojmë nga zjarri, shtojmë kanellë duke e përzier lehtë dhe e lëmë mbuluar me kapak për 10-15 minuta në vend të ngrohtë. Mund ta shërbejmë thjesht duke i hedhur pak sheqer dhe kanellë ose mund të shtojmë dhe disa copëza mishi nga qafa.

  • VIDEO

    SPAK kërkon arrestimin, Berisha thirrje për protesta, e braktis dhe Noka! Edhe Bardhi i del kundër! Zbardhen diskutimet në mbledhjen e grupit

    Krahu i djathtë i Sali Berishës, Flamur Noka i cili mban postin e sekretarit të përgjithshëm të Rithemelimit i ka dalë kundër propozimit të ish kryeministrit për të thirrur protesta para parlamentit në seancën e kësaj të enjteje. Edhe Gazment Bardhi kundër.

    • VIDEO

      'Shtypi i Ditës dhe Ju', ja çfarë shkruajnë gazetat për sot e mërkurë 13 dhjetor 2023

       

      Titujt e gazetave për sot, nga SPAK i kërkon autorizim Kuvendit për arrestimin e Berishës te BE "shuplakë" Greqisë për kërcënimet për Belerin e deri tek si do ndryshojë formula e llogaritjes së pensioneve.

    • VIDEO

      Berisha tërhiqet: Nuk e dorëzoj imunitetin! PD midis Bashës dhe Argitës? (13 dhjetor 2023)

      Kërkesa e SPAK ndaj Kuvendit për të autorizuar arrestimin e Sali Berishës për aferën e privatizimit të kompleksit Partizani, ka sjellë në qendër debatin nëse deputetët e PD-së do të votojnë pro apo kundër kësaj kërkese.

    • VIDEO

      Sekretari i PD-së për Reformën Zgjedhore: SPAK do të vendosë arrest shtëpiak për Berishën! Ish-kryeministri bashkërendon veprimet me Ramën

      Sekretari  PD-së për Reformën Zgjedhore, Rezart Kthupi ka deklaruar se pas datës 21 dhjetor Berisha do të vihet nën masën e arrestit shtëpiak. Kthupi tha në studion e ‘Repolitix’ se deri më tani, Rama dhe Berisha kanë bashkërenduar veprimet dhe se bashkërendimi i tyre do të përfundojë pas marrëveshjes së detit që do kalojë në Kuvend.

       
    • VIDEO

      Avokati Karaj zbulon pse Berisha mund të humbasë mandatin e deputetit: Ja sesi situata mund të arrijë deri në këtë pikë

      Avokati Leonard Karaj në emisionin “Repolitix” me gazetarin Denis Minga tha se Sali Berisha mund të humbasë mandatin e deputetit në Kuvendin e Shqipërisë nëse mungon për 6 muaj  në seanca. Ai tha se nëse votohet pro kërkesës së SPAK për masën e arrestit ndaj tij, ish-kryeministri nuk do ketë mundësi të paraqitet në seancë për shkak se do jetë në arrest shtëpiak.

       

    Për lajme të tjera kërkoni në arkiv