Tagliatelle me kërpudha dhe krem qumështi nga zonja Albana

15 Dhjetor 2023, 11:06

Tagliatelle me kërpudha dhe krem qumështi

Përbërësit:

  • 400 gr makarona tagliatelle
  • 50 gr kërpudha të thata porcini
  • 1 thelpi hudhër
  • 1 qepë e vogël
  • 80 gr pana
  • 1 lgj gjalpë
  • Kripë, trumzë
  • Djathë parmixhano i grirë

Përgatitja:

Vendosim kërpudhat e thata në ujë të nxehtë për rreth 10 minuta. Ndërkohë kaurdisim qepën e grirë imët me një lugë gjalpë dhe një thelpi hudhër. Kullojmë kërpudhat dhe i shtypim në një blender së bashku me kremin e panës. E shtojmë në tiganin ku kemi skuqur qepën dhe e lëmë salcën të lidhet duke rregulluar shijen me pak kripë dhe trumzë. Vendosim makaronat në ujë të vluar me kripë dhe pasi të jenë gatuar i kullojmë makaronat në tigan duke i përzier me salcën kremoze. I servirim menjëherë të ngrohta spërkatur me djathë parmixhano.