-
VIDEO
Qëndrimi i Rithemelimit për ‘Belerin’, teza e analistit Nesturi: Mund të lidhet me kërkesën që grekët nuk i kanë plotësuar Berishës
Analisti Plator Nesturi ka dhënë tezën e tij sa i takon qëndrimit të Rithemelimit për çështjen ‘Beleri’. I ftuar në ‘Repolitix’, ai tha se shkak për këtë lloj indiference nga opozita për Belerin, mund të jetë bërë një kërkesë e papërmbushur e Berishës ndaj Greqisë.
-
VIDEO
Greqia pengon Shqipërinë për negociatat në BE, Krashi: Po të mos ishte Beleri, do gjente diçka tjetër! Baçi: Situatë e përgatitur nga Rama, nuk i intereson anëtarësimi
Mundësia që Greqia të vendosë veton ndaj Shqipërisë për shkak të çështjes ‘Beleri’ duke penguar hapjen e kapitujve për negociatat, ka qenë në qendër të diskutimit në studion e ‘Repolitix’ me gazetarin Denis Minga në Report Tv, ndërkohë që në Bruksel mbahet samiti BE-Ballkani Perëndimor.
-
VIDEO
Sherr dhe ofendime mes motrës dhe vëllait/Ajo:Më dhunoje.Ai:Ke lënë burrin për të tjerë (13 dhjetor 2023)
Një histori tronditëse do të vijë pasditen e sotme e rrëfyer nga një 29-vjeçare, e cila me motër e vëlla gjallë ka përfunduar rrugëve të Tiranës.E mbetur jetime pas vdekjes së nënës dhe babait, fati i Rudina Gjungës mori një tjetër kthesë, ndërsa realiteti me të cilin u përball ishte tejet i hidhur. Ajo është dhunuar dhe është përzënë nga shtëpia nga vëllai i saj. Pasi u përplas tek e vetmja që i kishte mbetur, tek motra e saj, kjo e fundit i ktheu gjithashtu shpinën duke e lënë të renë në mëshirë të fatit.Pas këtyre ngjarjeve e vetme dhe pa mbështetjen e askujt Rudina Gjunga u njoh me një person të cilit i besoi zemrën, por 29-vjeçarja do të përballej sërish me një zhgënjim. Partneri i saj kishte një tjetër familje dhe ishte baba i katër fëmijëve. Me të zbuluar këtë të vërtetë sërish Rudina përfundoi rrugëve.Pas braktisjes nga gjaku i saj 3 vite më parë Rudina Gjunga pa si të vetmen zgjidhje të endej çdo ditë në rrugët e Tiranës dhe të kërkojë lëmoshë. Duke i shtrirë dorën njerëzve në rrugë e reja siguron copën e bukës.E gjendur në të tilla kushte e vetmja shpresë për të është dritarja e “Pa Gjurmë” ndërsa bën thirrje për ndihmë
-
VIDEO
'Nuk bëhet revolucion me flakadanë e karrige' Nënkryetarja e PD-së për Report Tv: Rithemelimi palë me PS-në, mbrojnë interesat e njëri tjetrit
Partia Demokratike e Lulzim Bashës është distancuar nga skenat e kaosit të cilat prej dy muajsh grupi i deputetëve mbështetës të Sali Berishës dhe Gazment Bardhit vijojnë në Kuvend. Për nënkrytaren e PD-së, Oriola Pampuri përmes këtyre skenave po mbrohen intersat personale të Rithemelimit por dhe maxhorancës.
-
VIDEO
Pezullimi i ratifikimit të marrëveshjes me Italinë në Kuvend, avokati Arbër Hoxha zbulon procedurat që do ndjekë Gjykata Kushtetuese në 18 janar
Avokati Arbër Hoxha shpjegoi se në 18 janar në Gjykatën Kushtetuese, pritet të zhvillohet seanca gjyqësore për dëgjimin e palëve, asaj të deputetëve kërkues dhe të palës përfaqësuese të Këshillit të Ministrave.
-
VIDEO
Argita krah Berishës, Pampuri i dërgon mesazh: PD-ja nuk është 'parti familje' por e shqiptarëve
Nënkryetarja e Partisë Demokratike e ftuar në ‘Studio Live’ me gazetarin Arbër Hitaj në Report Tv komentoi dhe shfaqjen e Argita Malltezit krah të atit Sali Berisha në dy aktivitetet e fundit politike, në kuvend dhe në festën e organizuar prej tij
-
VIDEO
Pampuri thumbon Gazment Bardhin: Mund të bëhesh Zot i shokëve por jo i partisë, do ca kohë
Nënkryetarja e Partisë Demokratike e ftuar në ‘studio live’ me gazetarin Arbër Hitaj në Report Tv tha se dora e shtrirë e Partisë Demokratike për tu bashkuar ka qenë dhe vijon të jetë për këdo, ndërsa thumboi Gazment Bardhin.
-
VIDEO
SPAK kërkon arrestimin e Berishës, A do ta votojë PD e Bashës? Pampuri: Mbështesim çdo nismë të SPAK! Anëtarët e Rithemelimit po kthehen në parti
Nënkryetarja e Partisë Demokratike Orjola Pampuri e ftuar sot pasdite në emisionin ‘Studio Live’ në Report Tv e bëri të qartë qëndrimin që PD zyrtare do të mbajë lidhur me kërkesën e SPAK për dhënien e autorizimit nga Kuvendi për arrestimin e Sali Berishës.
-
VIDEO
Emisioni i plotë ‘Rreze Dielli’, 13 Dhjetor 2023 – Receta / Rite & Bestytni, mite dhe të vërteta / Transformimi personal
Zonja Albana solli tre sugjerime recetash plot shije në “Rreze Dielli”. Recetat e përzgjedhura për ditën e sotme ishin: Trahanik / Kabuni tradicionale / Tavë ricikluese me bukë dhe bulmet.
Jemi në muajin e fundit të vitit, afër festave dhe sidomos në natën e ndërrimit të viteve ka disa rituale të cilat ne si popull herë i zbatojmë e herë jo. Cilat janë disa nga ritualet më të rëndësishme dhe kuptimi i tyre, si kanë lindur ato, por dhe cilat janë disa nga bestytnitë më të njohura, sa të vërteta janë apo çfarë legjendash fshihen pas tyre, i diskutojmë në studion e “Rreze Dielli” me teologun e njohur Miron Çako. Çfarë simbolizon pema e Vitit të Ri, po dekoret si kanë ndryshuar ndër shekuj nga mollët e degët natyrale tek topat shumëngjyrëshe. Simbolikat e ushqimeve të ndryshme si thjerrëzat, shegët, rrushi, e shumë të tjera, çfarë mendon teologu për këto, a sjellin me të vërtetë fat? Gjithashtu ndalemi dhe në simbolika si patkojt e kalit, hudhra në xhep apo hudhrat e varura, çelësat, simboli i paqes, etj. Teologu ndalet dhe në përçimin e energjisë negative, në mallkimin, në mësyshjen e magjitë… A ekziston vërtetë magjia? A mund të kuptojmë kur na kanë bërë magji?
Në ditët e sotme flitet shumë për transformimin personal, ndaj shumë njerëz zgjedhin të kenë një mentor në jetën e tyre për ta ndihmuar në rritjen personale. Për të treguar historinë e transformimit të jetës së saj, në studion e "Rreze Dielli" ishte e ftuar Egla Shkurta, eksperte marketingu dhe motivuese. Ajo rrëfeu sesi njohja me partnerin e saj i ndryshoi jetën, pasi ai i ndikuar nga spiritualizmi e shtyu dhe e motivoi të merrte hapa drastike. Fillimisht duke lexuar çdo ditë një libër, e më pas gradualisht duke e implementuar në veten e saj si një ndryshim. "Një transformim personal ndodh kur ndryshoni mendimet, sjelljet dhe besimet tuaja për të zgjeruar vetëdijen tuaj dhe për të jetuar një jetë më të kenaqshme. Sigurisht nuk ndodh menjëherë, nuk është linear dhe është një proces pa mbarim, e mbi të gjitha të bën të kapërcesh shumë sfida"- u shpreh Egla. Nga ana tjetër, si eksperte e rrjeteve sociale, Egla tregoi disa hapa sesi të rrisim ndjekësit në instagram, pa i blerë ato.
-
VIDEO
Shqipëria në BE, “rreziku” nga vetoja greke. Kamberi dhe Çika shpjegojnë ndikimin e saj
-
VIDEO
Perspektiva e Shqipërisë në BE. Gazetarja Cenaj raporton nga Brukseli: Klima është pozitive
-
VIDEO
Samiti BE-Ballkani Perendimor. Eksperti Hoxhaj: Pres hapjen e negociatave për Shqipërinë dhe vendet e rajonit