-
VIDEO
Kërkesa e SPAK ndaj Kuvendit për arrestin e Berishës, Haklaj: Të gjithë deputetët e PD do ta votojnë! Karaj: Basha s’do ketë burrëri të jetë në seancë
Kërkesa e SPAK ndaj Kuvendit për të autorizuar arrestimin e Sali Berishës për aferën e privatizimit të kompleksit Partizani, ka sjellë në qendër debatin nëse deputetët e PD-së do të votojnë pro apo kundër kësaj kërkese.
-
VIDEO
CIA AMERIKANE, a ka gisht në DHJETORIN 1990? Esencë-Report Tv (12 dhjetor 2023)
Gazetari Ferdinand Dervishi flet në Esencë për ditët e para të Dhjetorit 1990. Nese keni një histori të bukur apo të veçantë për të treguar me nostalgji, apo doni të rrëfeni kontributin tuaj në çdo fushë për Shqipërinë dhe shqiptarët studio e ‘Esencë’ në Report Tv ju mirëpret! Na shkruani në whatsapp në numrin e telefonit 0693508323.
-
VIDEO
Zojë Lekndreaj/ Nuse me vel në kampin e internimit (12 dhjetor 2023)
Ishte ende pa i mbushur 3 vjeç, kur Zojë Lekndreaj, njw vajzë e vogël malësore me babanë të arratisur, bashkë me nënën e saj Lulën shtatzënë, do të mbërrinin përherë të parë në një kamp internimi në Berat. Atje Zoja do të bëhej me motër. Nëna e saj do të lindte në atë kamp internimi dhe pak muaj më vonë, të treja do të përfundonin në një tjetër kamp internimi shumë herë më i vështirë për tu përballuar, në Tepelenë. atje foshnja pak muajshe, do të vdiste nga uria. Zoja e kequshqyer prej muajsh, nuk do të kishte asnjë pikë qumësh për ta ushqyer dhe kështu do ta humbte vajzën e saj përgjithmonë.... Kishte nisur kështu rrugëtimi i vështirë për Zojën e vogël, dhe deri ën vitin 1954 pasi i kishyte mbuhsur 9 vjeç, ajo do të kalonte gjtihçka që mendja e një fiëmijë nuk e rrok dot, vuajtje të tmerrshme që stregohen dot me fjalë, një uri që do ta gërryente fizikisht e psiqikisht, deri në atë pikë sa zhvendosja në një tjetër kamp internimi me kushte paksa më të mira do ti dukej si shpëtim. Zoja me rrëfimin e saj dhënë për Dosjen K, zbulon përjetimet e një fëmije që provoi represionin më të rëndë që mund të provojë nëj fëmijë në diktaturë. Ajo thotë se deri ën moshën 17 vjeçare, jetoi në të atillë mënyrë sa vuajtjen dhe dhimbjet do ti kutonte vetëm kur të largohej nga kampoi i internimit. ishte martuar dhe kishte shkuar nuse në një derë të mirë,. do të jetonte në qytet në Shkodër, e prej andej me një kënd të ri shikimi e perceptimi do të kuptonte se kishte ecuar për afro 15 vite mespërmes ferrit dhe e ditur dhe kuptuar plotësisht këtë fakt.
-
VIDEO
Berisha drejt arrestimit?! (12 dhjetor 2023)
-
VIDEO
'Partizani'/ Refuzimi i Berishës për të shkuar në SPAK, juristi: Po mbjell destabilitet! Vetëm për pastrim parash mund të dënohet 15 vite burg
Juristi Romeo Kara, i ftuar në “Frontline Interview” ku foli për kërkesën e SPAK për arrestimin e Sali Berishës tha se me veprimet e tij, duke refuzuar të paraqitej në Prokurorinë e Posaçme për masën “detyrim paraqitje”, por mbjell destabilitet duke bërë që edhe njerëzit të mos i binden më vendimeve të gjykatës.
-
VIDEO
Edvin Kulluri: Foltorja ka hyrë në trajektoren e saj të rënies, Berisha mblodhi vetëm 200 njerëz
“Foltorja ka hyrë në trajektoren e saj rënëse”, kështu ka deklaruar anëtari i Kryesisë së PD Edvin Kulluri në “Studio Live” në Report TV.
-
VIDEO
Meçe: Berisha i ndërgjegjshëm për rezistencën që i bëri vendimit të Gjykatës, do ta përdorë si alibi pse aksioni i Foltores dështoi! Përgatit terrenin t'i kalojë partinë Argitës
Sali Berisha ishte i ndërgjegjshëm për rezistencën që ka bërë duke refuzuar të zbatojë vendimin e GJKKO për detyrim paraqitje. Kështu shprehet ish deputeti demokrat Arben Meçe në “Studio Live” në Report Tv, ndërsa nënvizon se ai e bëri qëllimisht këtë rezistencë për të pasur një alibi që të justifikonte dështimin e aksionit të tij politik me Foltoren.
-
VIDEO
Kërkesa e SPAK ndaj Kuvendit për arrestin e Berishës, juristi Kara: Ja çfarë ndodh nëse ish-kryeministri lihet në arrest shtëpiak dhe denigron procesin
Teksa foli për masën e arrestit që mund të caktohet ndaj Berishës, Kara tha se nëse i caktohet ‘arrest shtëpiak’ dhe ish-kryeministri vijon të cënojë integritetin e procesit, atëherë do të vijohet me masën ‘arrest me burg’ ndaj tij.
-
VIDEO
Braktiset nga të tre burrat, 47-vjeçarja: Unë i dashuroja, ata më lanë shtazënë dhe ikën (12 dhjetor 2023)
2 fëmijë të mitur shqiptar në shtetin francez janë ndarë nga nëna e tyre, pas akuzave se kjo e fundit ka ushtruar dhune fizike mbi ta. Kjo është historia e 32-vjeçares Anjeza Dulla nga Tirana, ku prej vitit 2020, sherbimi social në shtetin franceze i hoqi te drejtën prindërore për vajzën asakohe 4 vjeçe dhe djalin e sapolindur. Pas divorcit me bashkëshortin e parë, 32-vjeçarja emigroi drejt Francës për herë të parë në vitin 2018. Ishte nëna e dy fëmije, ku gjykata i la kujdestari vetëm vajzën Uendin, ndersai i biri Skenderi u la nën kujdestarinë e babait. Anjeza prej vitit 2018 nuk ka asnjë kontakt me djalin, ku sot Skënderi shkon në klasën e gjatë. Në kushte jo të favorshme për të jetuar e vetme me vajzën e vogël në kryeqytet, ajo merr rrugën drejt Francës për të kërkuar azil. Njohja me Marisjon e bëri nënë të një tjetër djali, që pati fatin vetëm 20 ditë ta mbante në krahët e saj. Shtatzënë me vajzën e mitur nga martesa e parë përfundoi e vetme në maternitet. Parteni i ri Marisjo jo vetëm që nuk u kujdes, por e la të vetme në spital. 32-vjeçarja me dy fëmijët përfundoi në institucion, ku qëndresa e saj me fëmijët do të ishte vetëm pak ditë. Nëna ushtron dhunë ndaj vajzës 4-vjeçare brënda institucionit, nga ai moment ajo humbi çdo të drejtë mbi të dy fëmijët. Shërbimi social francez merr foshnjën e sapolindur dhe motrën e tij, duke dëbuar nënën. Anjeza, nëna e tre fëmijëve në atë kohë mbeti e vetme në rrugët e Francës duke kërkuar mbështetjen e partenerit të saj Marisjonit. Sot, ata janë cift dhe kanë sjellë në jetë edhe një vajze që është 2 vjece dhe quhet Fatime. 32-vjecarja Anjeza Dulla, nëna e katër fëmijve, kërkon të ketë kontakte me djalin nga martesa e parë, ku ish-bashkëshorti nuk ia lejon si dhe për vajzën dhe djalin që institucioni francez ia mori dhe ajo nuk di asgjë për fatin e tyre .
-
VIDEO
Berisha drejt arrestimit, avokati Çaça tregon ku gaboi ish-kryeministri: Kërkesa e SPAK e pritshme
Avokati Përparim Çaça i ftuar në “Studio Live” në Report Tv ka deklaruar se kërkesa e SPAK për masë më të ashpër sigurie për Sali Berishën, ishte e pritshme dhe erdhi si pasojë e refuzimit të ish-kryeministrit për të zbatuar masën e sigurisë detyrim paraqitje për aferën e privatizimit të ish-kompleksit Partizani.
-
VIDEO
A do ta votojë PD heqjen e imunitetit të Berishës? Kulluri jep përgjigjen: Mbështesim vendimet e SPAK kundër korrupsionit
Anëtari i Kryesisë së PD Edvin Kulluri i ftuar në “Studio Live” në Report Tv i pyetur nëse PD do të votojë heqjen e imunitetit për Berishën tha se fillimisht duhet të njihen me dosjen dhe më pas të vendosin. Nga ana tjetër ai nënvizoi se PD mbështet punën e SPAK kundër korrupsionit
-
VIDEO
Emisioni i plotë ‘Rreze Dielli’, 12 Dhjetor 2023 – Receta / Hashimoto, sëmundja e tiroideve & Ushqimet / Një brand shqiptar në botë
Zonja Albana solli tre sugjerime recetash plot shije në “Rreze Dielli”. Recetat e përzgjedhura për ditën e sotme ishin: Tavë lemi / Çomlek me qepë / Qumështori Çam.
Gjendra tiroide e lokalizuar në pjesën e përparme të qafës prodhon hormonet e tiroides, të cilët kontrollojnë metabolizmin e organizmit tonë. Mosfunksionimi i mirë i gjendrës tiroide mund të shoqërohet edhe me shumë probleme shëndetësore. Hipotireoza është një nga sëmundjet më të shpeshta të tiroides dhe një nga shkaktarët më të shpeshtë të hipotireozës është tiroiditi kronik Hashimoto. A është Hashimoto sëmundje autoimune dhe e pashërueshme? Pse gratë vuajnë më shumë nga Hashimoto dhe jo burrat? Çfarë analizash duhet të bëjmë për të diagnostikuar këtë problem me tiroiden? Nga se shkaktohet Hashimoto, pra shkaktarët dhe shenjat që shfaq ajo? A ka kura natyrale për t’a shëruar? Çfarë kujdesi duhet të kenë njerëzit me Hashimoto në raport me stilin e jetës dhe regjimin ushqimor? Cilat janë ushqimet që e përkeqësojnë dhe cilat janë ato ushqime që e luftojnë? Diskutojmë në studion e “Rreze Dielli” mbi këtë sëmundje me nutricionistin Altin Joka, specialist i mjekësisë holistike.
A e dini se një markë çantash shqiptare konkuron brandet më të njohura në botë si Louis Vuitton, Gucci dhe Prada? Marka e njohur në Europë, por jo në Shqipëri quhet Valbona, një emër tipik shqiptar. Themelueset e ‘Valbona Leather’ janë motrat Valbona dhe Blerta Kabo. Motrat Kabo janë lindur e rritur në Tiranë. Në fillim të viteve ’90 fati i pruri ato dhe familjen e tyre në kryeqytetin e Hungarisë, në Budapest, ku ato u shkolluan, u diplomuan dhe tashmë kanë krijuar familjet e tyre. Të frymëzuar nga sfidat e përditshme, misioni i dy motrave, Valbonës dhe Blertës është të revolucionarizojnë çantat dhe aksesorët prej lëkure duke kombinuar dobinë me elegancën. Në një lidhje skype në studion e “Rreze Dielli” Blerta Kabo na tregon si lindi kjo markë dhe suksesin e saj në tregun ndërkombëtar.