Sherr dhe ofendime mes motrës dhe vëllait/Ajo:Më dhunoje.Ai:Ke lënë burrin për të tjerë (13 dhjetor 2023)

13 Dhjetor 2023, 20:36

Një histori tronditëse do të vijë pasditen e sotme e rrëfyer nga një 29-vjeçare, e cila me motër e vëlla gjallë ka përfunduar rrugëve të Tiranës.E mbetur jetime pas vdekjes së nënës dhe babait, fati i Rudina Gjungës mori një tjetër kthesë, ndërsa realiteti me të cilin u përball ishte tejet i hidhur. Ajo është dhunuar dhe është përzënë nga shtëpia nga vëllai i saj. Pasi u përplas tek e vetmja që i kishte mbetur, tek motra e saj, kjo e fundit i ktheu gjithashtu shpinën duke e lënë të renë në mëshirë të fatit.Pas këtyre ngjarjeve e vetme dhe pa mbështetjen e askujt Rudina Gjunga u njoh me një person të cilit i besoi zemrën, por 29-vjeçarja do të përballej sërish me një zhgënjim. Partneri i saj kishte një tjetër familje dhe ishte baba i katër fëmijëve. Me të zbuluar këtë të vërtetë sërish Rudina përfundoi rrugëve.Pas braktisjes nga gjaku i saj 3 vite më parë Rudina Gjunga pa si të vetmen zgjidhje të endej çdo ditë në rrugët e Tiranës dhe të kërkojë lëmoshë. Duke i shtrirë dorën njerëzve në rrugë e reja siguron copën e bukës.E gjendur në të tilla kushte e vetmja shpresë për të është dritarja e “Pa Gjurmë” ndërsa bën thirrje për ndihmë