Zonja Albana solli tre sugjerime recetash plot shije në “Rreze Dielli”. Recetat e përzgjedhura për ditën e sotme ishin: Tavë lemi / Çomlek me qepë / Qumështori Çam.
Gjendra tiroide e lokalizuar në pjesën e përparme të qafës prodhon hormonet e tiroides, të cilët kontrollojnë metabolizmin e organizmit tonë. Mosfunksionimi i mirë i gjendrës tiroide mund të shoqërohet edhe me shumë probleme shëndetësore. Hipotireoza është një nga sëmundjet më të shpeshta të tiroides dhe një nga shkaktarët më të shpeshtë të hipotireozës është tiroiditi kronik Hashimoto. A është Hashimoto sëmundje autoimune dhe e pashërueshme? Pse gratë vuajnë më shumë nga Hashimoto dhe jo burrat? Çfarë analizash duhet të bëjmë për të diagnostikuar këtë problem me tiroiden? Nga se shkaktohet Hashimoto, pra shkaktarët dhe shenjat që shfaq ajo? A ka kura natyrale për t’a shëruar? Çfarë kujdesi duhet të kenë njerëzit me Hashimoto në raport me stilin e jetës dhe regjimin ushqimor? Cilat janë ushqimet që e përkeqësojnë dhe cilat janë ato ushqime që e luftojnë? Diskutojmë në studion e “Rreze Dielli” mbi këtë sëmundje me nutricionistin Altin Joka, specialist i mjekësisë holistike.
A e dini se një markë çantash shqiptare konkuron brandet më të njohura në botë si Louis Vuitton, Gucci dhe Prada? Marka e njohur në Europë, por jo në Shqipëri quhet Valbona, një emër tipik shqiptar. Themelueset e ‘Valbona Leather’ janë motrat Valbona dhe Blerta Kabo. Motrat Kabo janë lindur e rritur në Tiranë. Në fillim të viteve ’90 fati i pruri ato dhe familjen e tyre në kryeqytetin e Hungarisë, në Budapest, ku ato u shkolluan, u diplomuan dhe tashmë kanë krijuar familjet e tyre. Të frymëzuar nga sfidat e përditshme, misioni i dy motrave, Valbonës dhe Blertës është të revolucionarizojnë çantat dhe aksesorët prej lëkure duke kombinuar dobinë me elegancën. Në një lidhje skype në studion e “Rreze Dielli” Blerta Kabo na tregon si lindi kjo markë dhe suksesin e saj në tregun ndërkombëtar.