• VIDEO

    Kimë me mish viçi, presh dhe vezë nga zonja Albana

    Kimë me mish viçi, presh dhe vezë

    Përbërësit:

    • 400 gr mish viçi
    • 800 gr presh (pjesa e bardhë)
    • 4-5 lgj vaj ulliri
    • 1 lgj oriz
    • 200 gr pure domate
    • Kripë, piper, rigon
    • Vezë sipas dëshirës

    Përgatitja:

    Preshin e grirë e kaurdisim me vaj ulliri derisa të skuqet dhe të zbutet. Më pas shtojmë mishin të prerë në kubikë ose mish të grirë dhe vazhdojmë kaurdisjen. Pasi mishi të skuqet pak shtojmë purenë e domates, orizin, kripën, piperin e zi, piperin e kuq, rigonin dhe e lëmë të ziejë në temperarurë mesatare. Kur shikojmë që janë tharë lëngjet shtojmë rreth 2 gota ujë dhe e lëmë të marrë valë. E kalojmë kimën në një tavë balte dhe e vendosim në furrë të parangrohur në temperaturën 200 gradë për 40 minuta. Në 10 minutat e fundit shtojmë vezët në mënyrë që të mos thahen.

  • VIDEO

    'Kujdes, çdo veprim i kësaj jave ndikime deri në Mars 2024’/ Horoskopi 11-17 dhjetor nga Jorgo Pulla

    Në rubrikën "Parashikimi i yjeve" në emisionin "Rreze Dielli", astrologu Jorgo Pulla bëri një parashikim javor të detajuar për 12 shenjat zodiakale për periudhën 11-17 dhjetor 2023.

    Sipas astrologut Jorgo Pulla do të jetë një javë vendimtare në çështje të rëndësishme që do të kemi dhe pikërisht kjo javë do të na shoqërojë deri në Mars të vitit 2024, pra çfarë bëjmë tani dhe çfarë duam të realizojmë dhe prioritetet që do të vendosim do të reflektohen dhe do të kenë ndikim deri në muajin Mars. Është momenti më i mirë, më i duhuri në vazhdimësi, prandaj duhet të jemi sa më të vëmendshëm për gjërat që do të bëjmë, pasi kjo javë do t’u japë mundësi të gjitha shenjave të zodiakut.

    Astrologu Pulla në parashikimin e tij të horoskopit javor, tregoi klasifikimin e shenjave në bazë të ndikimit dhe vendosjes planetare nga vendi i dymbëdhjetë deri në vendin e parë.

  • VIDEO

    Oshmar në saç nga zonja Albana

    Oshmar në saç

    Përbërësit:

    • 2 lgj gjalpë të freskët ose 4 lgj vaj ulliri
    • 3 lgj djathë i thërrmuar
    • 2 gota uji me qumësht
    • 1 gotë me ujë
    • 2 filxhanë çaji miell misri

    Përgatitja:

    Vendosim një tenxhere në zjarr dhe shtojmë aty gjalpë të freskët. E lëmë sa të shkrijë dhe më pas shtojmë djathin e bardhë të thërrmuar (nëse do përdorni djathë kaçkavall duhet që ta shtoni në fund të përgatitjes së oshmarit). E kaurdisim pak dhe më pas shtojmë qumështin dhe ujin. I lëmë të ziejnë derisa të marrin valën e parë e më pas menjëherë shtojmë miellin e misrit. E përziejmë shpejt dhe pa ndërprerje me një lugë druri në mënyrë që të mos krijohen kokërriza. E përziejmë derisa masa të shkëputet nga anët e enës dhe e vendosim në saç ose në furrë të piqet për 15 minuta duke e spërkatur me pak djathë të bardhë.

  • VIDEO

    Ëmbëlsirë me biskota nga zonja Albana

    Ëmbëlsirë me biskota

    Përbërësit:

    • 100 gr biskota
    • 300 ml qumësht i ftohtë
    • 2 kokrra vezë
    • 7 lugë sheqer
    • 6 lugë miell
    • 200 gr gjalpë
    • Sheqer vanilje

    Përgatitja:

    Në një tenxhere vendosim qumështin, vezët, sheqerin dhe miellin. I përziejmë të gjitha bashkë duke i rrahur me tel, kur shohim që masa bëhet e njëtrajtshme shtojmë gjalpin. E transferojmë në një tas me fund sferik duke e rrahur me mikser. Në një tavë vendosim një shtresë me biskota, hedhim kremin dhe përsëri një shtresë biskota. E vendosim ëmbëlsirën në frigorifer për 5 orë dhe më pas e shërbejmë.

  • VIDEO

    'Shtypi i Ditës dhe Ju', ja çfarë shkruajnë gazetat për sot e Hënë 11 dhjetor 2023

     

    Titujt e gazetave për sot, nga rikthehen "non grata-t" te i ngarkuari më punë i SHBA-ve thotë se po i vjen fundi pandëshkueshmërisë e deri tek letër Kryeministrit.

  • VIDEO

    Grabitësi me armë në mes të Tiranës! Dyshimet e shqiponjave parandalojnë ngjarjen (10 dhjetor 2023)

    Tentativa për grabitje, arratisje, armë mbajtje pa leje, të dyshuar për përdorues dhe shpërndarës të lëndëve narkotike. Të gjitha këto janë pjesë e serisë së radhës të Emisionit 112. Aksionet e skuadrave SHQIPONJA kanë mundur të parandalojnë ngjarje të rënda duke i pikasur në kohë dhe duke bërë ndalimin dhe shoqërimin e tyre në ambientet e DVP Tiranë. Punonjësit e Policisë së Shtetit kanë zbuluar në kohë rekord edhe hajdutët që vodhën dy persona në Tiranë.

  • VIDEO

    Punimi i tokës me parmendë në Kuturman

    Bujku Azem Llushi e punon tokën me parmendë për shkak të mungesës së një traktori që kushton. Më pas veterineri Kujtila thotë se në fshat jeta sa vjen e bëhet edhe më e vështirë, për shkak edhe të largimit të të rinjve nga fshati.

  • VIDEO

    Zanati i nallbanit në fshatin Kuturman

    Ruzhdi Llushi, banor vendas 75 vjecar në fshatin Kuturman, bën punën e nallbanit dhe mbath kalin e një fshatari me patkonj të ri, falas. Mirënjohja e fshatarëve për punën e domosdoshme të nallbanit në fshat.

  • VIDEO

    Kuturmani, fshati i rralluar në Çermenikë (10 dhjetor 2023)

    Në fillim të dimrit, Veri Jug ka udhëtuar në zonën e Çermenikës ndanë parkut kombëtar të Shebenik Jabllanicës dhe është ndalur në fshatin Kuturman, një fshat I rralluar për shkak të largimit të të të rinjve nëpër botë. Në fokus të kameras, puna e një nallbani për mbathjen e njëthundrakëve, një zanat në zhdukje por I domosdoshëm në fshatrat malorë. Veterineri I zonës Kujtim Kujtila rrëfen vështirësitë e fermerëve të vegjël për mbajtjen e bagëtive dhe më pas, plugimi I tokës me parmendë, nga një bujk, si në kohët primitive. Ndiqni reportazhin “Kuturmani, fshati I rralluar në Çermenikë”, realizuar nga moderatori I emisioneve Veri Jug, gazetari Agim Pipa.

  • VIDEO

    Fillimi i ushqyerjes me copa tek fëmijët me Ejona Islamaj , nutricioniste

    Fillimi i ushqyerjes me copa tek femijet .. Ejona Islamaj , nutricioniste dhe eksperte e ndihmes se shpejte te femijet

  • VIDEO

    Belbëzimi dhe shkaqet e tij flet mjekja Alketa Buba e Klinikës Vera-VIRHOV

    Emisioni mjekësor "Klinika 24" me një eksperiencë 12 vjecare , vjen në Report Tv Televizion cdo të shtune, ora 20 00, si një dritare me informacione dhe këshilla të dobishme rreth shëndetit.

  • VIDEO

    Cilat janë sinjalet e alarmit për problematikat në zhvillimin e fëmijëve?

    Cilat jane sinjalet e alarmit per problematikat ne zhvillimin e femijeve ? Rendesia e nderhyrjes se hershme - Rezarta Hasmega psikologe e klinikes vera virhov.

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv