• VIDEO

    Llumin dhe gurët në tëmth, si t'i trajtojmë pa kirurgji në mënyrë natyrale me bimë dhe erëza që ka shtëpia

    Në rubrikën "Bima dhe Shëndeti" me specialistin e bimëve mjekësore Ylli Merja tregojmë disa mjekime alternative rreth infeksioneve dhe gurëve në tëmth, si t'i trajtojmë ato pa kirugji dhe kur duhet të alarmohemi.

    Cili është roli i tëmthit në organizëm dhe si krijohet llumi dhe gurët? Cilët janë shkaktarët dhe shenjat apo simptomat që na lënë të kuptojmë se kemi probleme me infeksionin e fshikëzës së tëmthit dhe krijimit të llumit dhe gurëve në të? Si të veprojmë në rastin e krizave të dhimbjeve me disa metoda natyrale tepër efikase dhe cilat janë ato ushqime dhe bimë mjekësore që të gjithë i kemi në shtëpi, të cilat kanë veti tretëse dhe gërryese për gurët në tëmth.

  • VIDEO

    Dhallanik me shtresa nga zonja Albana

    Dhallanik me shtresa

    Përbërësit:

    • 500 gr miell gruri
    • 500 ml kos
    • 500 ml ujë
    • 2 filxhanë kafeje vaj
    • 100 gr djathë të thërrmuar
    • 1 kokërr vezë
    • 1 kubik gjalpë i ngrirë
    • 1 lugë çaji sodë
    • 1 lugë kafeje kripë
    • 1 lugë kafeje sheqer
    • Pak piper i zi

    Përgatitja:

    Në një enë hedhim vezën, kosin, ujin, kripën dhe sheqerin duke i rrahur me telin e ëmbëlsirave. Fillojmë e shtojmë miellin, sodën, piperin e zi, vajin dhe i përziejmë mirë të gjitha bashkë. Do të formohet një brumë më i hollë sesa ai i kekut. Përdorim një tepsi 40 ose 42 cm, por të rrumbullakët. E lyejmë me gjalpë dhe hedhim aty 3 garuzhde nga brumi i përgatitur. E hapim mirë në të gjithë sipërfaqen e tepsisë dhe e vendosim për t'u pjekur në furrë, të cilën e kemi ndezur paraprakisht në 250 gradë, për 5 minuta. E nxjerrim nga furra, e lyejmë përsipër me copën e gjalpit të ngrirë dhe hedhim përsëri 3 garuzhde me brumë, duke e hapur me lugë në të gjithë sipërfaqen. E vendosim përsëri në furrë për 5 minuta, por rezistencën e poshtme të saj duhet t'a shuajmë, kështu do të piqet vetëm shtresa e sipërme. Veprojmë përsëri me të njëjtën mënyrë, sa të mbarohet i gjithë brumi. Në përfundim, e heqim nga furra dhe e lyejmë me gjalpë. E lëmë pak që të vaket dhe e presim për ta shërbyer. Konsumohet me djathë dhe me një gotë dhallë.

  • VIDEO

    Speca të skuqura me hudhra e uthull nga zonja Albana

    Speca të skuqura me hudhra e uthull

    Përbërësit:

    • 1 kg speca
    • 2 filxhanë kafeje vaj
    • 4-5 thelpinj hudhër
    • 2 lugë uthull
    • Majdanoz të grirë
    • Kripë

    Përgatitja:

    Specave u heqim bishtin dhe farat, i shpëlajmë dhe mund t'i lëmë të plota ose të prera në rripa për së gjati. I skuqim në tigan me pak yndyrë të mbuluar me kapak duke i përzier herë pas here. U hedhim kripë, majdanoz të grirë, hudhra të shtypura dhe uthull.

  • VIDEO

    Sallate me lakër të bardhë nga zonja Albana

    Sallatë me lakër të bardhë

    Përbërësit:

    • 1 copë lakër e bardhë
    • 1 mollë jeshile
    • 1 karrotë
    • 2 lugë supe salcë kosi
    • 1 lugë supe arra të shtypura
    • 1 limon e gjysmë
    • 1/2 portokall
    • Vaj ulliri dhe kripë

    Përgatitja:

    Për përgatitjen e kësaj sallate duhet lakër me gjethe të holla. E grijmë lakrën shumë hollë me rende, po ashtu grijmë karrotën dhe mollën jeshile. Qërojmë e shtypim 5-6 kokrra arra. Grijmë me thikë, shumë imët, gjysmë kokrre limoni e gjysmë kokrre portokalli, me gjithë lëkurë. Fillojmë përzierjen. Hedhim në një tas të bollshëm lakrën e grirë, karrotën, portokallin, limonin, arrat, pak kripë të imët dhe I përziejmë me të dyja duart që të marinohen pak. Në një tas të vogël, hedhim 2 lugë salcë kosi, lëngun e 1 limoni dhe 4-5 lugë vaj ulliri dhe i përziejmë mirë me një lugë. Kontrollojmë shijen e kripës. Salcën e përgatitur ia hedhim përsipër lakrës dhe e përziejmë me kujdes që të depërtojë në të gjithë sallatën me lakër. E shërbejmë në një pjatancë ose nëpër pjata personale duke e zbukuruar me gjethe majdanozi.

  • VIDEO

    Biskota me sherbet nga zonja Albana

    Biskota me sherbet

    Përbërësit:

    • 1 pako biskota
    • 6 lgj gjalpë
    • 1 kg sheqer
    • 1 litër ujë

    Përgatitja:

    Biskotat i vendosim në një tavë, i lyejmë me gjalpë të shkrirë dhe i vendosim në furrë në 180 gradë për 10 minuta. Në një enë përgatisim shërbetin me ujë dhe sheqer. Biskotat duhet të jenë të nxehta dhe shërbeti i ftohtë ose anasjelltas.

  • VIDEO

    'Shtypi i Ditës dhe Ju', ja çfarë shkruajnë gazetat për sot e hënë 4 dhjetor 2023

    Titujt e gazetave për sot, nga e mesmja Argitë te Greqia tërhiqet nga "Beleri" e deri tek Shqipëria sfidon kampionët në Europian.

  • VIDEO

    Tentoi të korruptojë policin. Shigjetat kapin personin në kërkim!

    Endej rrugëve të Tiranës edhe pse kërkohej nga policia. Ishin Shigjetat që vunë re diçka të dyshimtë në lëvizjet e tij. Në episodin e radhës të emisionin 112, zbulojmë se si u arrit kapja e të kërkuarit nga policia

  • VIDEO

    ‘Butrinti’, Auron Tare ngre shqetësimin: Nga një zonë e mbrojtur po kthehet në një zonë me ndërtime! Parku ka nevojë për përkujdesje, jo investime

    ish-drejtori i Parkut Kombëtar të Butrintin, Auron Tare tha se forma e menaxhimit që ka pasur më parë është e duhura. Sipas Tares parku nuk ka nevojë për investime të mëdha, pasi vet parku nxjerr rreth 2 mln euro në vit. Më tej, Tare u shpreh se integriteti shkencor i qendrës është prekur, e se aktualisht ka ndërtime me ose pa leje.

  • VIDEO

    Matrikullimi i lopëve në familjen Osmaj

    Veterinerja Oriola Sinomati kryen matrikullimin e viçave në stallën e familjeve Osmaj. Detyrime ligjor dhe skema e përfitimit të fermerëve të lopëve.

  • VIDEO

    Të jesh veterinere në fshat

    Qytetarja Oriola Sinomati, rrëfen fillimet e punës së saj si veterinere pas studimeve të larta. Gjeografia e shërbimeve veterinare, 11 fshatra në zonën e Ndroqit.

  • VIDEO

    Një veterinere e palodhur në Ndroq (03 dhjetor 2023)

    Veri Jug vjen me një surprizë për ju pas kthimit këto ditë nga fshatrat e zonës së Ndroqit: ju njohim me veterineren Oriola Sinomati, nëna e dy fëmijëve që e nis punën duke ardhur me autobuz nga Tirana dhe, sipas një ditari të detajuar, shkon në 11 fshatra për t’I shërbyer fermerëve dhe blegtorëve shtëpi më shtëpi, mes shiut, baltës dhe vështirësive të tjera të motit. Ndiqni reportazhin “Një veterinere e palodhur në Ndroq” realizuar nga moderator I emisioneve Veri Jug, gazetari Agim Pipa.

  • VIDEO

    Klinika 24- Ushtrime të thjeshta për personat që punojnë ulur në zyrë (2 Dhjetor 2023)

    Aktiviteti fizik domosdoshmeri per nje shendet te mire - e ftuar Kelima Aliaj eksperte e aktivitetit fizik dhe shendetit mendor 1. Palester- mania me shume te mira apo dem? 2.Aktiviteti fizik sipas grupmoshave … 3.Ushtrime te thjeshta per personat qe punojne ulur ne zyre.. 4.Ushtrime parandaluese per problemet e boshtit kurrizor qe mund te formohen nga qendrimi i gjate ne karrige…

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv