'Javë dinamike! Kujdes në bisedime dhe takime pune' /Horoskopi javor nga astrologu Jorgo Pulla

5 Dhjetor 2023, 12:21

Në rubrikën "Parashikimi i yjeve" në emisionin "Rreze Dielli", astrologu Jorgo Pulla bëri një parashikim javor të detajuar për 12 shenjat zodiakale për periudhën 4-10 dhjetor 2023.

Sipas astrologut Jorgo Pulla do të jetë një javë me shumë zhvillime ku ndikimet planetare nuk do të mungojnë, sidomos në shenjat e zjarrit. Pak vëmendje dhe kujdes duhet në fillim të javës në lidhje me disa biseda, takime apo vendime të rëndësishme. Është koha për reflektim dhe për të zgjidhur çdo problem nga e kaluara! Astrologu Pulla në parashikimin e tij të horoskopit javor, tregoi klasifikimin e shenjave në bazë të ndikimit dhe vendosjes planetare nga vendi i dymbëdhjetë deri në vendin e parë.