-
VIDEO
Shëndeti seksual dhe pasojat e sjelljeve të pakujdesshme në moshe të re. E ftuar Afërdita Manaj
Shendeti seksual dhe pasojat e sjelljeve te pakujdesshme ne moshe te re ..e ftuar Aferdita Manaj mjeke obsteter-gjinekologe 1. A ndikojne semundjet seksuale ne moshe te re te patrajtuara mire ne veshtiresine e konceptimit te nje femije ne te ardhmen .. 2. Shtatzanite e padeshiruara ne moshe te re … 3. Seksi oral cfare semundje rrezikon …
-
VIDEO
'Shtypi i Ditës dhe Ju', ja çfarë shkruajnë gazetat për sot e shtunë 2 dhjetor 2023
Titujt e gazetave për sot, nga ndryshon sërish Kodi Rrugor te Berisha nën mëshirën e Gaz Bardhit e deri tek sot shorti Euro 2024 ,Shqipëria mban frymën për goglat.
-
VIDEO
Duraj: Kushtetuta e 2008-ës e bëri presidentin "drejtor" të kryeministrit
"Është për të ardhur turp që ne as 25 vite Kushtetutë e kemi ndryshuar 4-5 herë. Roli i Presidentit është ulur. Presidenti është bërë një "drejtor" i kryeministrit dhe kjo gjë shfaqet edhe në publik, presidenti është vartës i kryeministrit. Presidenti është një figurë që duhet të përfaqësojë unitetin e popullit dhe nuk ishin të nevojshme ato ndryshime", tha ai.
-
VIDEO
Konstitucionalisti: Kushtetuta e 2008-ës solli krizën që po kalon sot PD
Në një lidhje me Skype për "Studio Live", në Report Tv, Jonuz Begaj, ish-anëtar i komisionit që hartoi Kushtetutën e 2008-ës bën thirrje të korrigjohet Kushtetuta e 2008-ës.
-
VIDEO
“Federata” a po krijohen pole të reja në opozitë? ( 1 dhjetor 2023)
I ftuar në studion e emisionit “Pa Protokoll” me gazetaren Anduela Ndreu, kryetari i Nismës Thurje Endri Shabani tha se nuk mund të pranonte të ishte pjesë e një federate ku pjesë janë edhe politikanë të cilët u rrëzuan nga pushteti në vitin 2013.
-
VIDEO
‘Federata opozitare’, Shabani: Figura që njerëzit i kanë larguar në 2013-ën, s’mund të jem pjesë! Nesturi: Parti që nuk prodhojnë më asgjë në politikë
I ftuar në studion e emisionit “Pa Protokoll” me gazetaren Anduela Ndreu, kryetari i Nismës Thurje Endri Shabani tha se nuk mund të pranonte të ishte pjesë e një federate ku pjesë janë edhe politikanë të cilët u rrëzuan nga pushteti në vitin 2013.
-
VIDEO
Sali Berishës ia kemi shpëtuar jetën 3 herë dhe rasti Tropoja (1 dhjetor 2023)
Ish i përndjekur politik, dikur krijoi organizatën politike “Dora e Hekurt’’ e për të cilën u dënua, tregon në Esencë ditët e vështira të jetës së tij as më pak e as më shumë në vitet që i vijnë rrotull vitit të ”mbarë” 1997. Ahmet Tufa: -Demokracinë shqiptare e kapën ata që ishin në pushtet.
-
VIDEO
E reja në luftë me vdekjen, i shoqi dëfrehet me të tjera/’Më braktisi,kur mësoi sëmundjen’ (1 dhjetor 2023)
Historia e trishtë e një nëne e cila në momentet më të vështira të jetës së saj, është braktisur edhe nga i shoqi. Hekurane Gërmenji është një 26 vjeçare, e cila pasi u njoh me Teki Halilaj, të dy vendosën ta kurorëzonin dashurinë e tyre në martesë 5 vite më parë. Vitin e parë gjithcka shkonte mirë por pasi mbeti shtatzënë, çdo gjë filloi të ndryshonte. Hekuranja, ishte 4 muajshe shtatzënë, kur bashkëshorti bie në burg dhe e reja mbetet e vetme. Kur djali ishte 3 muajsh ai doli nga burgu, ndërsa nuk ishte prezent në ditën më të bukur, ditën që foshnja erdhi në jetë. Teki Halilaj vazhdimisht kryente dënime për shkak të vjedhjeve që bënte dhe jetës jo të rregullt. Edhe pasi në jetë erdhi djali i dytë sërish Tekiu nuk ndryshoi. Si të mos mjaftonte kjo më 5 mars Hekuranja u diagnostikua me sëmundjen e rëndë kancer, ndërsa që prej asaj kohe ndjek vazhdimisht mjekimet. 4 muaj më parë Teki Halilaj emigroi drejt Zvicrës për të punuar duke lënë të vetme nënën e sëmurë me dy fëmijët e mitur 3 vjeç dhe 17 muajsh. Një muaj më pas ai bie në burg për shkak të një vjedhje ku për 3 muaj qëndroi pas hekurave pa kontaktuar me bashkëshorten. Më datë 28 tetor ai telefonon Hekuranen të cilës i pohon se sapo kishte dalë nga burgu dhe se kishte dalë i pafajshëm. Gjithashtu ai i pohon se do të qëndronte dhe 5 muaj për të punuar dhe se do të kthehej në shtëpi. Por që prej asaj date ai nuk e ka telefonuar më të shoqen, duke mos u interesuar as për shëndetin e saj e as për dy djemtë. Sot Hekuranja jeton tek vëllai i saj, i cili është i vetmi që kujdeset për të.
-
VIDEO
Dita Botërore e HIV-AIDS, mjeku: Në 2023 janë 113 raste të reja! Mënyra më e shpeshtë e transmetimit nëpërmjet rrugëve seksuale! Qato: Mbrojtja, forma më e mirë e parandalimit (1 dhjetor 2023)
Sot më 1 dhjetor, në Ditën Botërore të luftës kundër HIV/AIDS-it bëhet apel për kryerjen e kontrolleve periodike si elementë të rëndësishëm për parandalimin e infektimit nga kjo sëmundje. Janë 113 raste të reja të diagnostikuar në vitin 2023
-
VIDEO
Emisioni i plotë ‘Rreze Dielli’, 1 Dhjetor 2023 – Receta/ 8-vjeçari kampion bote në aritmetikë / Arti i krijimit të mozaikut
Zonja Albana solli plot katër sugjerime recetash të shpejta dhe plot shije në “Rreze Dielli”. Recetat e përzgjedhura për ditën e sotme ishin: Qofte me gjizë të mbushura me proshutë / Meze me presh, speca dhe llukanik / Përshesh me gjizë / Çorbë me mëlçi, miell misri dhe kos.
Gjeniu 8 vjeçar nga Kosova habit të gjithë, del i pari për të pestin vit rradhazi në garën ndërkombëtare të Aritmetikës Mendore të organizuar nga Brainobrain të mbajtur në Dubai. Lum Rrahmani ka marrë pjesë edhe katër herë të tjera në këtë konkurs, ku u përfaqësuan 42 shtete me dy mijë fëmijë të grupmoshave të ndryshme dhe ai doli sërish më i miri. Në një lidhje skype për emisionin “Rreze Dielli” me nënën e tij, djaloshi tha se kjo garë ishte më e vështirë se të tjerat, pasi brenda 3 minutave ai duhet të zgjidhte 48 ushtrime të vështira matematikore. Vlerësimi për këtë konkurs matej me saktësinë dhe shpejtësinë e zgjidhjes së ushtrimeve. Nëna e Lumit, Lindita Rrahmani thotë se djali i saj nga mosha 2 vjeçare ka shfaqur një nivel të lartë të inteligjencës, jo të zakonshme për fëmijët e moshës së tij, duke lexuar libra e duke bërë llogari të një fëmije më të rritur. Nga ky moment, prindërit u konsultuan me psikologë për të testuar e vënë në pah këtë inteligjencë. Matematika nuk është gjëja e vetme që i pëlqen nxënësit të klasës së katërt, pasi ai interesohet edhe për planetet, madje i pëlqen edhe të shikojë e të luajë futboll.
Artisti i 11 rekordeve të çertifikuara Guinness, Saimir Strati, ka çelur së fundmi një studio arti të krijimit të mozaikëve, pjesë e së cilës janë fëmijë të grupmoshave të ndryshme. Përmes saj, synohet vazhdimi i traditës 3500 vjeçare i krijimit të mozaikëve, e gjithashtu fëmijët krijojnë vepra arti nën kujdesin e tij dhe të bashkëshortes Aurora Strati. Nën kujdesin dhe përkushtimin e çiftit Strati, fëmijët shprehin potencialin e tyre, duke qëndruar larg teknologjisë e duke kaluar kohë argëtuese, krijuese, dhe mbi të gjitha duke skalitur durimin dhe përqëndrimin. Duke folur për 11 rekordet botërore Guinness, Strati u shpreh i zhgënjyer teksa u pyet për vlerësimin nga institucionet shqiptare. Ekspozita e tij e fundit në Pejë, titulluar "Patrioti", përmblodhi punime të gjitha në mozaik me tematika kryesisht me motivet shqiptare, nga natyra, nga legjendat, si edhe ndjeshmëria e folkut. Me shijen e veçantë, thuajse unike dhe syrin e artistit të formuar prej mbi dy dekadash, Saimir Strati ka mënyrën e tij të të parit të artit, që e dallon qartësisht nga të tjerët!
-
VIDEO
‘Butrinti’, Zhupa për Report Tv: Koncesion anti-kushtetues, vë në rrezik historinë dhe trashëgiminë kulturore! Margariti në konflikt interesi
Deputetja e opozitës, Ina Zhupa ka folur në Report Tv një ditë pas zhvillimit të seancës në Gjykatën Kushtetuese për dhënien e Parkut Kombëtar të Butrintit për t’u menaxhuar nga fondacioni shqiptaro amerikan AADF.
-
VIDEO
“Ajnshtajni i kohëve moderne”, 8 vjeçari shqiptar i pari në botë për aritmetikë mendore
Gjeniu 8 vjeçar nga Kosova habit të gjithë, del i pari për të pestin vit rradhazi në garën ndërkombëtare të Aritmetikës Mendore të organizuar nga Brainobrain të mbajtur në Dubai. Lum Rrahmani ka marrë pjesë edhe katër herë të tjera në këtë konkurs, ku u përfaqësuan 42 shtete me dy mijë fëmijë të grupmoshave të ndryshme dhe ai doli sërish më i miri. Në një lidhje skype për emisionin “Rreze Dielli” me nënën e tij, djaloshi tha se kjo garë ishte më e vështirë se të tjerat, pasi brenda 3 minutave ai duhet të zgjidhte 48 ushtrime të vështira matematikore. Vlerësimi për këtë konkurs matej me saktësinë dhe shpejtësinë e zgjidhjes së ushtrimeve.
Nëna e Lumit, Lindita Rrahmani thotë se djali i saj nga mosha 2 vjeçare ka shfaqur një nivel të lartë të inteligjencës, jo të zakonshme për fëmijët e moshës së tij, duke lexuar libra e duke bërë llogari të një fëmije më të rritur. Nga ky moment, prindërit u konsultuan me psikologë për të testuar e vënë në pah këtë inteligjencë. Matematika nuk është gjëja e vetme që i pëlqen nxënësit të klasës së katërt, pasi ai interesohet edhe për planetet, madje i pëlqen edhe të shikojë e të luajë futboll.