13 vjeçarja mahnit dhe lë pa fjalë jurinë e 'America's Got Talent'/VIDEO

Courtney Hadwin 13 vjeçarja që mahniti jurinë

Një vajzë ka siguruar vendin në çerekfinale të “America’s Got Talent”, pas performancës së saj që mahniti jurinë.

Courtney Hadwin, 13 vjeçe, habiti jurinë të martën mbrëma me këngën e Otis Redding, ‘Hard to Handle’.

Performanca e saj mahnitëse në skenë bëri jurinë ta shtypte butonin e artë dhe kështu ajo të mbetet në garë për të fituar çmimin prej 1 milion dollarësh.

Adoleshentja që është një muzikante shumë e talentuar, bëri bujë të madhe edhe nëpër rrjete sociale.

Më poshtë mund ta shihni performancën e saj:


(Performanca e 13 vjeçares në 'America's Got Talent')

e.gj.
Komento