POP 5

Lajmet më të lexuara të 5 minutave të fundit

Edhe 20 vjet pas vdekjes, Azem Hajdari ia del të 'bashkojë' PD-në

TIRANË- Ditën e sotme në kryeqytet janë zhvilluar homazhet për 20-vjetorin e vrasjes së deputetit të PD-së Azem Hajdari.

Me moton: “Ëndrra e Azemit: Shqipëria si Europa”, figura të rëndësishme të politikës në vend kanë kujtuar një prej figurave më të rëndësishme të demokracisë shqiptare.

Por ajo që ra në sy ishte edhe “rikthimi” i shumë figurave veteranë të PD-së të mospërfshira në listat e deputeteve.

Të gjithë njëzëri konfirmuan edhe njëherë rolin kyç të Azemit në historinë e demokracisë në Shqipëri, duke u shprehur se edhe 20 vjet pas vdekjes ai vazhdon të jetë një shembull për të rinjtë dhe se ëndrra e tij për ta bërë Shqipërinë si Europa vazhdon.

Më 12 shtator 1998, në Tiranë u vra deputeti 35-vjeçar i PD-së, Azem Hajdari, ish-udhëheqës i Lëvizjes Studentore të Dhjetorit 1990, që çoi në përmbysjen e regjimit komunist në Shqipëri dhe vendosjen e pluralizmit politik. Ai ishte një nga themeluesit e Partisë Demokratike, partia e parë opozitare në vend pas periudhës së diktaturës. Për vrasjen e tij janë hamendësuar motive nga më të ndryshëm; politike, hakmarrje, rivalitete, grindje etj.

Fjalët e figurave më të rëndësishme politike për Azem Hajdarin:

Lulzim Basha: Sot ne kujtojmë Azem Hajdarin dhe Besim Çerjen. Kjo ditë na mori njeriun por na dha legjendën e demokracisë, të pavdekshmin Azem Hajdari. Azemi tregoi se para të keqes dhe robësrisë nuk dorëzohej. Azemi na bën të reflektojmë për të keqen që i vjen shoqërisë dhe kombit nga bandat që kanë kapur shtetin. Sot është dita më domethënëse dhe ne nga ky shesh shprehim vendosmërinë tonë, se ne nuk do t’i nënshtrohemi të keqes dhe se do ta pastrojnë politikën nga krimi për t'i hapur vendit rrugën e bllokuar. Në Shqipëri do të ketë edhe liri edhe demokraci. Azem ti je gjallë, lavdi përjetë Azem Hajdarit. Zoti e bekoftë Shqipërinë.

Ilir Meta: Dua të nënvizoja rëndësinë se figura e tij nuk ishte e rastësishme. Azemi ishte një njeri i lindur i lirë, ishte një njeri i lindur i guximshëm. Këtë e tregoi përgjatë gjithë jetës së tij. ishte një njeri me genin e ti demokrat. Këtë e tregoi jo vetëm në dhjetor të 90 por edhe më pas. Për shumë çështje të caktuara kishte mendimet e veta. Ishte njeri i bashkëpunimit dhe me vlera shoqërore të veçanta. Kishte një kimi të lindur me njerëzit aq sa shprehja që ka mbetur ende; sa njerëz i mblidheshin Azemit kur i çpohej goma e makinës, nuk i mblidhej askujt. Ndaj dëshiroja që të vazhdoja më tej. Demrkacia nuk vjen as si dhuratë, dhe as qëndron e tillë. Azem Hajdari është një figurë e përmasave epakale që ka dhënë një mesazh të pavdekshëm.

Sali Berisha: Kjo nuk është ditë përkujtimore në kuptimin që në rast se ka një njeri që është i gjallë edhe pas vdekjes unë them se është Azem Hajdari. Mund të mendoj kush se unë e teprova, me superlativa, ju siguroj që jo. Nëse shkojmë në ditën e tij, nëse kthehemi në dhjetorin e tij do gjejmë një gjeni të guximit njerëzor, por edhe të vizionit, askush në histori, rrallë, mund të gjendet një figurë që për një orë të bëhet lider, lider pozicion të cilin mund ta paguante në cdo moment me jetën e tij. Këtu janë dëshimtarët, ai ishte më i moshuari, nga ata studentë që hidhnin parullat kundër regjimit dhe diktaturës, kishte dy fëmijë, por si u bë lider. Duke vënë peng fëmijët e tij, duke u thënë studentëve, se unë kur tu tradhtoj ju kam tradhtuar Rudinën dhe Kirin. Me këtë betim, ky ishte student me familje, njeri i panjohur për atë grup studentësh që e rrethonin, ata e pranuan si lider, i përfaqësoi në takim me kreun e shtetit, i tha se nuk kemi ardhur këtu për një gotë caj më shumë. Në dy të natës ndodhi ajo që shkelte cdo ligje  traditë, përfaqësuesve të studentëve u doli ministri me brutalitet e batalionit të stampistëve i rrahu i bëri përshesh. Më tej, ai vijoi të tregoj për protestën në Sheshin Skënderbej. “Ai u nis për ne sheshin Skenderbej, të pushtonte sheshin regjimit. Më pas erdhi takimi me Ramizin, e vërteta e atij takimi është se pas atij nuk mori njeri penën të hidhte në gazeta asgjë, një censurë e jashtëzakonshme. Në këtë kontekst, kërkesat e shpallura më datën 10 nga ora 09:00 të mëngjesit në QS ishte proklamata e bijve kundër etërve për të shembur sistemin komunist. Nëse deri në orën 09:00 ata ishin vetëm, vërshuan motrat e vëllezërit dhe u bënë parzmore. Në takimin e parë me Besnik Mustafën i them që “ne jemi kosovarë”, se ashtu jemi: Tropoja është malësi Gjakovë – dhe pa Shqipëri të lirë, nuk ka Kosovë të lirë! Ishte problemi tek pluralizmi. Nuk besoj se te këtë pasur njeri, që të ketë vuajtur më shumë, të ketë vuajtur më shumë se ai se nuk po shkonte dot si luftëtar i thjeshtë në Kosovë! Një kërkesë që do të ma paraqiste me insistim çdo dy ditë: Vendi im është vetëm atje. Aq sa ishte i vrullshëm, aq dëgjonte dhe pranonte këshilla. Atë e vranë sigurisht, shteti me uniforma dhe natyrisht është jo reale të mendosh se ai nuk kishte armiq. Por nesë ka një njeri që ruante komunikimin me të tjerët, askush më shumë sesa ai. Ai kishte respekt për njeriun.

Rudina Hajdari: Azem Hajdari ishte fare i ri kur nisi rrugëtimin e tij politik për të mposhtur komunizmit. Ai në 7 vjet realizoi ato që njerëzit e tjerë nuk do të mund ti realizonin në shtatë jetë. Ëndrra e Azemit ishte  Shqipëria si Europa.  Arsyeja pse Azem Hajdari e mposhti komunizmin, ishte se komunizmi nuk kishte as respekt atdheun dhe as për familjen.

Ora 13:47
Patozi: Nuk jam këtu për Bashën, kam ardhur të respektoj historinë e PD-së

Në ceremoninë e 20-vjetorit të vrasjes së Azem Hajdarit, në cermoni mori pjesë edhe ish-deputeti Astrit Patozi. Në një prononcim për mediat, Patozi u shpreh se ardhja e tij në ceremoni nuk kishte asnjë lidhje me Lulzim Bashën por me nderimin e figurës së Hajdarit. 

Ardhja ime nuk ka asnjë lidhje me Lulzim Bashën dhe me partinë personale të tij. Unë kam ardhur sot të respektoj në radhë të parë historinë e Partisë Demokratike dhe historinë e Shqipërisë sepse vepra dhe vdekja e Azem Hajdarit kanë lidhje me historinë moderne të Shqipërisë.

Sot është një ditë për të kujtuar dhe për të reflektuar të gjithë si shqiptarë por mbi të gjitha si demokratë. Unë mendoj se Partia Demokratike 20 vite pas vrasjes së Azem Hajdarit është në periudhën e vetë më të vështirë, ne jemi më keq se përpara 20 vjetësh, jo thjeshtë në numra por mbi të gjitha në frymë dhe atë që po bën opozita dhe atë që përfaqëson sot Partia Demokratike e Lulzim Bashës.

Sepse në atë kohë Partia Demokratike ishte në vështirësi e agrresuar nga kundërshtari politik, i cili kishte realizuar një gjysmë revolucioni për të ardhur në pushtet kurse sot Partia Demokratike është në këtë gjendje për shkak të lidershipit të gabuar dhe për shkak të gafave të rënda dhe keqmenaxhimit të Lulzim Bashës, po edhe lidershipit të tij.

Astrit Patozi

ke.mu./b.ha.
Komento

Komente

  • Vlora: 12/09/2018 17:53

    Fatmira Hajdari eshte shume e merzitur.. Pastaj pak me pak eshte Arben Imami.. PER te tjeret me pas nuk e di.

    Përgjigju
  • Hinglateri: 12/09/2018 14:08

    Ne kujtim te nje vagabondi te nje trafikanti te nje kontrabandisti.Per koincidence bashkepuntorit e tij ne krimin e organizuar Myftar Cel Lami vrare ne Tuz te Malit te Zi.Kol Nosh Gjoka vrare ne Han te Hotit...e vrasesit e Azemit Berisha& Co marin pjes ne perkujtimore

    Përgjigju
    • skender berisha: 12/09/2018 16:50

      ky kriminel me kompanine berishjane, te vrasin naten dhe te qajne diten, ka raste qe te vrasin naten dhe nuk te qajne as diten......