380 kg kokainë në Ekuador, grekët: E porositi mafia shqiptare, ja kush është kapoja (Dalin pamjet e sekuestrimit të drogës)

GREQI-Zbardhen detaje të reja nga operacioni që u zhvillua në Ekuador dhe në Athinë që u finalizua me arrestimin e nëntë personave, mes tyre grekë dhe një shqiptar që ishin drejtues të grupit kriminal.

Mediat greke shkruajnë se pagesën për mbi 380kg kokainë e kishte bërë mafia shqiptare. Shqiptari i arrestuar njihet me emrin Ilia Petro Papa, 41-vjeç, nga Elbasani, dhe është me precedent penal, pasi ka qenë arrestuar edhe në Itali për trafik të 200 kg marijuanë.

Me shqiptarin bashkëpunonin edhe dy grekë në rol dytësor, Apostolis Leusis, djali i një astrologu dhe biznesmeni Vasilis Spiridonakos, pronar makinash. Mediat ekuadoriane kanë publikuar edhe pamjet në momentin e sekuestrimit të kokainës.

Kokaina u gjet në një jaht dhe si destinacion kishte Australinë, ndërsa një pjesë e vogël ishte për tregun në Greqi. Nga operacioni në Ekuador u sekuestruan 382 kg kokainë, ndërsa në Greqi u arrestuan 3 persona dhe u sekuestruan 2 pistoleta, 223 fishekë dhe 2 peshore. 

Mediat greke kanë publikuar edhe fotot nga operacioni ku u sekuestrua kokaina në jahtin që tashmë është sekuestruar, ndërsa operacioni vijon ende në disa shtete për të arrestuar bashkëpunëtorët. 


Pamjet e sekuestrimit te kokaines

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Fredi: 15/11/2018 16:46

    Pirdh or pirdh... pirdh të shfryhesh i thonë këtij muhabeti... Fillimisht nuk ka një term si: mafja shqiptare, pasi Shqiperia nuk ka nje te tillë. Mund të ketë mafje ruse, italiane etj por jo shqiptare. Shqiperia nuk ka mafje te mirfillte pervec se individë qe veprojnë me koken e tyre. Dhe së dyti, po na thoni se fqinjët janë engjej? Gjynah te shkretet, i morëm ne në qafë.. Hahahahahah! Yyyyyyyt bajga !

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Investimi i dhëndrit të Trump në Sazan, jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

SHBA, polici në Denver qëlloi me 36 plumba ndaj grabitësit që kishte marrë peng punonjësit e një minimarketi (VIDEO)

SHBA, polici në Denver qëlloi me 36 plumba ndaj grabitësit që kishte marrë peng punonjësit e një minimarketi (VIDEO)