550-vjetori i vdekjes së Gjergj Kastriot Skënderbeut/ Ruçi- Atit të Shenjtë: Mirënjohje në emër të të gjithë shqiptarëve

550-vjetori i vdekjes së Gjergj Kastriot Skënderbeut/ Ruçi- Atit të Shenjtë: Mirënjohje në emër të të gjithë shqiptarëve

Kryetari i Kuvendit, z. Gramoz Ruçi, në krye të delegacionit të përfaqësuesve të popullit shqiptar në Vatikan

Kryetari i Kuvendit, z. Gramoz Ruçi, në krye të delegacionit të përfaqësuesve të popullit shqiptëtar mori pjesë në Udiencën që mbajti Papa Francescu me rastin e vitit mbarëkombëtar të Gjergj Kastrioti Skënderbeut.

Në Udiencë morën pjesë personalitete të larta shtetërore nga Shqipëria, përfaqësues të komuniteteve fetare, personalitete të artit, kulturës e medias si edhe përfaqësues të arbëreshëve dhe komuniteteve të diasporës shqiptare nga SHBA dhe vende të tjera.

"Në harkun kohor të katër viteve të fundit, ju i jeni dedikuar tri herë vendit tim Shqipërisë",- iu drejtua Kryetari i Kuvendit Gramoz Ruçi , Atit të Shenjtë Papa Francescut. Në vitin 2014 vizituat Shqipërinë dhe takuat nga afër popullin shqiptar. Në vitin 2016 shenjtëruat Shën nënë Terezën e Kalkutës dhe të Shqiperisë. Dhe tani po prisni perfaqësuesit e popullit shqipëtar me rastin e 550 vjetorit të Skënderbeut, mbrojtësit te krishtërimit dhe Atletit të Krishtit. J'u shpreh mirënjohjen e të gjithë shqiptarëve."

"Për mua vizita në Shqipëri është e paharrueshme”,- iu drejtua Kryetarit Ruçi Ati i Shenjtë. "Klima e respektit dhe besimit të ndërsjelltë ndërmjet katolikëve, ortodoksve e myslimanëve eshte nje pasuri e çmueshme për vendin”-ju drejtua Ati i Shenjte te pranishmeve.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Ndryshimet klimatike, ekspertja në 'Studio Live': Shqipëria preket më shumë se çdo vend i Europës

Ndryshimet klimatike, ekspertja në 'Studio Live': Shqipëria preket më shumë se çdo vend i Europës