TIRANE- Sot Kuvendi u përfshi nga tensioni dhe dhuna, pasi deputetët e opozitës bllokuan foltoren duke gjuajtur me miell, vezë dhe ujë në drejtim të Ramës, ndërsa ministri Bushati reagoi duke hedhur ujë në drejtim të deputetëve demokratë dhe të LSI.

Kryetari i PR, Fatmir Mediu i ftuar në emisionin ’45 minuta’ të drejtuar nga Denis Minga në Report Tv komentoi incidentet dhe dhunën në Kuvend në seancën e sotme plenare. Sipas tij, ishte sjellja e Bushatit që nxiti reagimin e opozitës sot në Kuvend.

Pati një reagim të papranueshëm nga Ministri i Jashtëm. Ai drejton një strukturë, jo politike, mbron interesin ve vendit, sjellja solli reagimin tjetër. Ndërsa Rama me gjuhën e përdorur në seancën e kaluar nuk ka fyer vetëm ata qytetarë, por deputetë, ministra dhe cdo gjë në këtë vend. Shteti po sillet si bandë me maskë, po u merr taksat qytetarëve.

Fatmir Mediu

Në vijim të aksionit opozitar, pyetjes nëse opozita do të djegë mandatet, Mediu thotë se një gjë e tillë nuk do të ndodhë, pasi do të ishte shkatërrim total.

Dorëzimi i mandatave do të thoshte falimentim total përballë një qeverisje që kërkon të shkatërrojë cdo institucion tjetër për të ruajtur kolltukun e saj.

Fatmir Mediu

Por si do të vijojë aksioni opozitar dhe mosbindja civile në ditët në vijim?

Kërkohet një zgjim duke filluar nga Tirana, pasi aty fillon levizja

Fatmir Mediu