Sot ka ndodhur zvarritja e radhës e procesit “Partizani”, ku njoftimit mediatike janë mjaftuar me shpjegimet e mërzitshme proceduriale dhe burokratike.
Sipas të gjitha gjasve, këto finte proceduriale që bëjnë mbrojtësit e Fatmir Mediut dhe Sali Berishës, janë brenda asaj logjike proceduriale. Megjithatë në publik askush nuk thotë asgjë, përveç romuzeve të palës së dëmtuar, e cila kërkon të tregohet fituese në këtë zvarritje sfilitëse.
Zvarritje, e cila krijon në mënyrë direkte një frustrim legjitim, pasi kemi të bëjmë me një standard të ndryshëm të çekiçit të drejtësisë.
Këto vonesa apo zvarritjeje cfilitëse mund të kenë justifikimet apo shpjegimet e tyre, megjithatë, të gjitha këto justifikime nuk shërbejnë gjë tjetër veçse si frustrim, e ndoshta tallje ndaj atij publiku që ka investuar aq shumë në një model drejtësie reale. E cila pandëshkueshmërinë nuk e ka formë, apo spektakël, por në radhë të parë thelb, e mbi të gjitha verdikt juridic që të ndajë shapin nga sheqeri.
“Gërdeci” dhe “Partizani” janë dy procese krejt të çuditshme, pasi askush apo pakush merr vesh çfarë ndodh në dyert e mbyllura. Pasi raportimet mbi këto procese janë mjaft periferike dhe flash. Ndërkohë që telenovelat e dosjeve ende të paformatuara e të kthyera në process penal mbushin ditë për ditë e orë pas ore panelet e mediat online.
E për këtë hanikep të frikshëm, askush qoftë nga publiku apo institucionet e vendit, si dhe qeverisëseit e drejtësisë nuk e vë ujin në zjarr.
Një maratonë cfilitëse që të kujton filmin “A nuk i vrasin kuajt kështu”, ku juria e garës shkrihet gazit nga marazi dhe tmerri që i ndodh atyre që besuan se e gjitha kjo nuk është lojë, por një amanet. Për të cilin kanë votuar shumica e shqiptarëve./ TemA
Komente












