Përçarje në Dibër, anëtari i kryesisë së PD: Më shkarkuan njerëzit e Bashës, e mora vesh në kafene

Përçarje në Dibër, anëtari i kryesisë së PD: Më shkarkuan njerëzit e Bashës, e mora vesh në kafene

Dritan Selishta

Situata brenda kampit opozitar nuk është aspak e qetë në bazë. Anëtari i Kryesisë së PD dega Dibër, Dritan Selishta përmes një statusi në Facebook shkruan se është shkarkuar në mënyrë të papritur nga të dërguarit e Lulzim Bashës, ndërsa vendimin e ka marrë vesh nëpër kafene. Ai shprehet se është shkarkuar nga posti si kryetar grup seksioni në Tomin nga të komanduarit e Lulzim Bashës në degën PD-së Dibër, ndërsa lëshon akuza të forta në drejtim të kupolës drejtuese të Partisë Demokratike. Selishta thekson se spiunët e sigurimit të shtetit ia kanë pirë gjakun anëtarëve të ndershëm të PD.

Pershendetje miq ,bashkpunetore dhe demokrate te ndershem qe keni rrugetuar me mua ne cdo sfide dhe ne cdo perballje qe kemi patur me kundershtaret tone ,Partine Socialiste keto 16 vite(apo çdo parti tjeter) ,qofte si anetar i GRUD kur isha student ne Shkoder,qofte si kryetar forumi ,qofte si kryetar Grupseksioni ne Tomin ,ku kemi patur vecse rrezultate pozitive!Marr vesh neper kafene ,se une jam shkarkuar nga kryetar Grupseksioni ne Tomin ,nga te Komanduarit e Lulzim Bashes ne degen PD Diber,te cilet nuk ishin te zotet te organizonin zgjedhje te lira e te ndershme per riorganizimin e strukturave te PD Diber ,te cilat ishin jetike per oksigjenimin e partise nga spiunat e sigurimit te shtetit, qe ja kane pire gjakun demokrateve te ndershem te Dibres ne keto vite Demokraci!

Jane keto njerez qe kane shkelur ne vazhdimesi statutin e PD ,duke shkrire seksione dhe duke perjashtur demokratet kundershtare dhe kjo u pa dhe nga qendra kur ishin per fushaten e Profesor Sherefedinit ne Diber ,ku seksionet ishin me nga 6 anetare dhe nga keto vetem 2-3 aktive dhe tani po ndajne grupseksionet vetem e vetem me qellimin qe te perjashtojne kundershtaret e mendimit te lire,ndryshe nga i tyre!

Un vij nga nje familje e thjeshte,mikpritese ,me tradita dhe mbeshtetese ne vazhdimesi e partise demokratike dhe fatkeqesisht pa tradita Spiunazhi .Gjate viteve te pushtetit te djathte kam mbajtur detyren specialist ne Drejtorine Tatimore Diber dhe per 3 vjet Drejtor Kontrolli.Kam punuar me ndershmeri dhe profesionalizem dhe e shkrova kete per te sqaruar thashethemet e makinacionit te spiunazhit Gazidede te cilet te vazhdimesi kane shpifur mbi figuren time duke thene se kam qene Drejtor per 8 vite dhe duke me akuzuar si mbeshtetes i disa partive te tjera (perfaqesuesit e te cileve i takonin vete ata naten per te bere pazare te turpshme).

Sa per parti te tjera jua kam treguar vendin me rezultate dhe do vazhdoj te jua tregoj ne vazhdimesi!Un nuk jam Demokrat as nga Lulzim Basha dhe as nga kryetaret qe komamdon Basha ne Diber,jam demokrat me shpirt dhe zemer dhe per kete mund te flas angazhimi im ,rezultatet ne vite ne grupseksion dhe ne kutine time te votimit,bashkpunetoret ne cdo seksion dhe demokratet e ndershem ne te gjithe Dibren dhe Qarkun ,me te cilet kam punuar sa here ka qene e nevojshme!

Dhe e fundit per te mos u zgjatur , i bej thirrje cdo Demokrati te ndershem te grupseksionit tim dhe te gjithe Dibres ,te punojme pa rreshtur per Partine Demokratike dhe kunder kesaj Qeverie te krimit qe po rrenon dita dites Shqiperine dhe Shqiptaret sepse forca juaj eshte me e madhe se e cdo kryetari qofte te qendres e qofte te Deges sepse thjeshtesia dhe perkushtimi i sinqerte dhe me zemer i joni eshte garancia e vetme e ardhjes ne pushtet!Falenderime pafund per cdo sakrifice dhe mbeshtetje tuaj gjate udheheqjes time!I juaji deri ne fund Dritan Selishta!

Dritan Selishta

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Ceço me Biçak: 22/07/2018 19:11

    Po bejini menderin Lulaqit.

    Përgjigju
  • Faik: 22/07/2018 17:04

    Kokat Hëngshi Ishalla O ZOT , sepse juve jeni më keq sesa NAZISTËT dhe FASHISTËT bashkë !!! PD KRIMI dhe TRADHËTIJA është RREZIK KOMBËTAR , ashtu siç e ka thënë edhe i madhi dhe i RESPEKTUARI Avokat SPARTAK NGJELA .

    Përgjigju
  • Tata: 22/07/2018 16:47

    Po re djal mir e ke ti po kta duan boksjer hajdut vrasesa mashtrusa se i muri prish pune .Ke pare Flamurin si e hedh miellin tamam si Basha ne LAZARAT per 10 vjet rrjesht.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    1 maji, a respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

Champions League/ PSG vijon ‘traditën’, Dortmund e mposht 1-0 në gjysmëfinalen e parë

Champions League/ PSG vijon ‘traditën’, Dortmund e mposht 1-0 në gjysmëfinalen e parë