Zbresin nga anija 150 emigrantët e bllokuar në Itali, 20 i merr Shqipëria, Roma: Turp Francës

Zgjidhet problemi për 150 emigrantët që ishin bllokuar prej 5 ditësh në bordin e anijes “Diciotti” në portin e Catania-s në Itali. 20 emigrantë ka vendosur që t’i pranojë Shqipëria, 25 do i marrë Irlanda, ndërsa pjesa tjetër e refugjatëve do të strehohen nga kishat në Itali.

Pas arritjes së marrëveshjes ministri i Brendshëm i Italisë, Matteo Salvini ka lejuar emigrantët që të zbresin nga anija në portin e Catania-s. 17 nga emigrantët dyshohet se vuajnë nga sëmundja e tuberkulozit. 

REPORT TV mësoi i pari pasditen e sotme vendimin e qeverisë shqiptare për të pranuar 20 refugjatë nga 150 që ndodhen në anijen e bllokuar në Catania. Ministri për Europën dhe Punët e Jashtme, Ditmir Bushati me anë të një postimi në Tëitter u shpreh se dje Italia na shpëtoi, ndërsa sot jemi gati të japim një dorë, por shton ai, ne nuk mund të zëvendësojmë Evropën.

Ne nuk mund të zëvendësojmë Evropën, por jemi gjithnjë këtu, nga ana tjetër e një deti, ku dikur ishim ne ata eritreanët, që vuajnë prej ditësh e netësh në mes të detit, në pritje që të zgjohet Evropa! Dje Italia na shpëtoi. Sot jemi gati të japim një dorë.

Ditmir Bushati

Pas vendimit të Shqipërisë ka reaguar ministri i Jashtëm i Italisë, Enzo Moavero Milanesi. Ai vlerëson aktin për të marrë 20 refugjatë, ndërsa shtoi se Shqipëria është vendi i parë jashtë unionit që ofron ndihmë.

Falënderoj Shqipërinë për vendimin për të mirëpritur 20 refugjatë nga anija “Diciotti”. Një shenjë e solidaritetit të madh dhe miqësie shumë të vlerësuar nga Italia

Enzo Moavero Milanesi

Ndërkohë që edhe ministri i Brendshëm i Italisë Matteo Salvini ka falënderuar shqiptarët. Ai u shpreh se qeveria shqiptare është treguar më e mirë se ajo franceze, së cilës sipas tij duhet t’i vijë turp.

Disa emigrantë do të shkojnë në Shqipëri, qeveria shqiptare është treguar më e mirë se ajo franceze. Dhe iu them falënderimit shqiptarëve dhe turp francezëve. Pjesa e mbetur e emigrantëve do të shkojë në dy- tre vende të tjera, por shumica do të priten nga Kishat italiane

Matteo Salvini

Italia po përballet me krizën prej kohësh, ndërsa qeveria e re ka bllokuar zbarkimin e emigrantëve nga Lindja e Mesme dhe Afrika e Veriut. Ministri i Brendshëm ka bllokuar disa anije me emigrantë në det në muajt e fundit, ndërsa kërcënoi se do të pezullonte kontributin financiar të vendit të tij drejt BE-së, nëse Brukseli nuk do të ndërhynte për emigrantët.

VIDEO/Anija e ankoruar në Catania

Statusi i Bushatit në Twitter

Ministria e Jashtme e Italisë
 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 22:39
Refugjatët, reagon Salvini: Shqipëria më e mirë se Franca

Ministri i Brendshëm i Italisë Matteo Salvini ka falënderuar shqiptarët për faktin se pranuan 20 refugjatë nga Lindja e Mesme dhe Afrika e Veriut. Ai u shpreh se qeveria shqiptare është treguar më e mirë se ajo franceze, së cilës sipas tij duhet t’i vijë turp.

Disa emigrantë do të shkojnë në Shqipëri, qeveria shqiptare është treguar më e mirë se ajo franceze. Dhe iu them falënderimit shqiptarëve dhe turp francezëve. Pjesa e mbetur e emigrantëve do të shkojë në dy- tre vende të tjera, por shumica do të priten nga Kishat italiane

Matteo Salvini

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • anonym: 26/08/2018 16:01

    ata do të jenë gjithnjë e më të shumtë...

    Përgjigju
  • Ilo: 26/08/2018 12:56

    Lerjani racizmin Salvinit se eshte turp vendi qe kemi 2 milion emigrante ,eshte turp te mos benim nje gjest humanitar

    Përgjigju
  • emigres: 26/08/2018 00:27

    mos harroni kemi qene ne te njejten barke si ata ne 90....pse duhet te na pranonin te tjeret,per te bukur,per drogen,prostitucioni,hajduterine,vrasesit,apo per punetore te medhenj!!!!!

    Përgjigju
  • liri: 26/08/2018 00:17

    ne nuk jemi nje vend i bashkimit europian, dhe skemi asnje arsye pse te strehojme keta njerez. kemi hallet tona. ky precedent i rrezikshem eshte kembane per vendin tone

    Përgjigju
  • Vlonjati: 25/08/2018 23:59

    Pranoni afrikanet dhe perzini Shqiptaret ashtu si po beni..

    Përgjigju
  • Besua nga Vlora: 25/08/2018 23:34

    Mire bere po hajde,ata do rrin 5 dite e pastaj do kercasin do kthehen vet ne Afrik me vrap...andej te pakten do e gjejn ndonje banane...korba ceco.

    Përgjigju
  • saja: 25/08/2018 20:58

    Or Bushat kurva, po e pyete popullin shqiptar ti nese i do ato zezaket e mutit. Edhe Merkeli ja ka mbyllur dyert, na dole ti tani me bujar. Popullit po i vjen ne maje te hundes, me duket se do te nisim ty me skaf drejt Italise per azil politik se shpejti.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Shtyhet votimi në OKB për rezolutën për gjenocidin në Srebrenicë

Shtyhet votimi në OKB për rezolutën për gjenocidin në Srebrenicë