Tre ditë më parë firmosi pafajësinë për ish-kryebashkiakun e Vlorës Shpëtim Gjika, dhe sot Komisioni i Pavarurur i Kualifikimit shkarkon nga detyra kryetaren e gjykatës së Apelit Vlorë, Alma Liçaj. Liçaj ishte vetë e pranishme në seancën e vendimit pa praninë e një avokati ndërsa në përfundim refuzoi të japë një koment për mediat duke u larguar me shpejtësi.

Vendimi i sotëm ishte dispozitiv ndërsa sipas hetimeve të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit rezultonte se gjyqtarja Licaj nuk justifikonte pasurinë për 8 apartamente ne Tiranë dhe Vlorë si dhe 8 automjete. Me shkarkim u shoqërua dhe vendimi për prokurorin Ramadan Troci, i cili ishte çuditërisht ai që çoi pas hekurave pikërisht Shpëtim Gjikën.

 

Prokurori Ramadan Troci

Mes çështjeve të tjera të trajtuara nga Troci, është edhe arrestimi i ish guvernatorit të Bankës së Shqipërisë, Ardian Fullani. Troci në përfundim të vendimit i la fjalën avokatit Ardian Leka që u shpreh se do t’i drejtohen Kolegjit të Posaçëm të Apelimit për të kundërshtuar Vettingun.

Troci ra në rrjetën e Vettingut për mosjustifikim pasurie, ku përfshihej një apartament 94 metra katrorë në zonën e Selitës dhe një shumë prej 57 mijë lekë, por edhe për hetime të paplota të incidenteve me pasoja vdekjen dhe plagosjen e disa minatorëve në minierat e Bulqizës kur Troci ishte prokuror në atë rreth, paçka se për të operacioni ndërkombëtar i monitorimit pati vlerësim pozitiv.

Problemet me pasurinë e Ramadan Trocit/ Çfarë u zbulua në seancën dëgjimore (Kliko këtu). Ndërkohë që sot u shkarkua edhe kryetarja e Gjykatës së Apelit të Vlorës Alma Liçaj (Kliko këtu)