Arta Marku thirrje prokurorëve të Apelit për të aplikuar për KLP-në: Keni 15 ditë kohë, ja kriteret

Arta Marku thirrje prokurorëve të Apelit për të aplikuar për KLP-në: Keni 15 ditë kohë, ja kriteret

Kryeprokurorja Arta Marku

TIRANE-Kryeprokurorja Arta Marku u ka bërë thirrje Prokurorëve të Apelit që të aplikojnë për t’u bërë pjesë e Këshillit të Lartë të Prokurorisë. Të interesuarit kanë 15 ditë kohë për të paraqitur dokumentet, ndërsa një nga kushtet është që mos kenë qenë pjesë e shërbimit sekret.

Në Këshillin e Lartë të Prokurorisë do të jenë 6 anëtarë prokurorë; 1 nga Prokuroria e Përgjithshme, 2 nga Prokuroritë e Apelit dhe 3 nga Prokuroritë e Rretheve Gjyqësore.  Por pas informacionit të ardhur nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, rezultoi se nga kandidaturat e Prokurorive të Apeleve vetëm një prokuror është konfirmuar në detyrë.

LETRA E PLOTE
Drejtuar: Prokurorive pranë Gjykatave të Apeleve

Në mbështetje të 1igjit 115/2016 “Per organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë”, në Këshillin e Lartë të Prokurorisë do të jenë 6 anëtarë prokurorë, nga të cilët; 1 anëtar nga Prokuroria e Përgjithshme, 2 anëtarë nga Prokurorië e Apelit; dhe 3 anëtarë nga Prokuroritë e Rretheve Gjyqësore.

Pas informacionit të ardhur nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, me nr. Prot. 6250, datë 20.09.2018, mbi ecurinë e procesit të rivlerësimit për prokuroret e listës prioritare, kandidatë për Këshillin e Lartë te Prokurorisë, rezulton se nga kandidaturat e Prokurorive të Apeleve vetëm 1 (nj.e) prokuror është konfirmuar në detyrë.

Për sa më sipër ftojmë prokurorët e interesuar që plotësojnë kriteret sipas ligjit 115/2015

“Për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë”, të sjellin dokumentet pranë Prokurorisë së Përgjithshme.

Të interesuarit krahas kërkesës me shkrim, të bashkëngjisin dhe dokumentet e mëposhtme:

a) jetëshkrimin e përditësuar;

b) deklaratat individuale të prokuror ëve që i kanë mbështetur, të nënshkruara rregullisht;

c) formularin e vetëdeklarimit, sipas kërkesave të ligjit “Për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike”;

ç) një platformë personale të qëllimeve dhe objektivave që propozojnë të ndjekin në qoftë se zgjidhen;

d) një deklaratë individuale të nënshkruar, përkundrejt përgjegjësisë ligjore, që nuk kanë qenë anëtarë ose bashkëpunëtorë të shërbimeve të inteligjencës përpara 2 korrikut 1991;

dh) një deklaratë individuale të nënshkruar, përkundrejt përgjegjësisë ligjore, se nuk janë bashkëpunëtorë, informatorë ose agjentë të shërbimeve sekrete;

e) informacion mbi të afërmit e shkallës së dytë, nip/mbese, gjysh/gjyshe, gjysmë vëlla/motër dhe të afërmit e shkallës së parë të bashkëshortit/bashkëjetuesit, prindër, fëmijë dhe vëllezër/motra që ushtrojnë në mënyrë aktive profesionin e avokatit ose janë pronarë ose drejtues ekzekutivë në subjektet ekonomike, të cilat klasifikohen si tatimpagues të mëdhenj nga autoriteti tatimor.

e) lista e personave të lidhur, sipas kuptimit të ligjit “Për parandalimin e konfliktit të interesave në ushtrimin e funksioneve publike”.

g) Formularin e Autoritetit për Informim mbi dokumentet e Ish-Sigurimit të Shtetit.

Të interesuarit kanë 15 ditë kohe nga shpallja e thirrjes për paraqitjen e shprehjeve të interesit.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

7 orë diskutime të tensionuara Kosovë-Serbi në Bruksel! Lajçak paraqet propozim kompromisi për çështjen e dinarit! Bislimi: Përafron palët

7 orë diskutime të tensionuara Kosovë-Serbi në Bruksel! Lajçak paraqet propozim kompromisi për çështjen e dinarit! Bislimi: Përafron palët