Magjistratura heq mesataren mbi 8 për lëndët kryesore, ish-prokurori: Ulet cilësia, s’është zgjidhje për plotësimin e vakancave! Avokati: Duhet të forcojmë kriteret

Mesatarja mbi 8 për lëndët kryesore për të gjithë aplikantët për në Shkollën e Magjistraturës nuk do të jetë më e nevojshme. Por për ish-prokurorin Eugen Beci, ky vendim i Shkollës së Magjistraturës do të bëjë që të ulet cilësia dhe se kjo nuk është zgjidhje për plotësimin e vakancave.

Beci i ftuar në emisionin ‘Përballje’ në Report Tv me gazetarin Nertil Agalliu e lidhi ndryshimin mesatares me faktin se nuk është bërë si duhet planifikimi i Reformës në Drejtësi. Kjo pasi sipas tij në sistemin e drejtësisë është krijuar një boshllëk dhe për pasojë është rritur edhe numri i prokurorëve dhe gjyqtarëve që mbarojnë shkollën e Magjistraturës, duke ulur në këtë mënyrë edhe cilësinë e tyre.

‘Një mendje e mbrapshtë nuk ka regjistruar mirë planifikimin sa i takon Reformës në Drejtësi. Shkollës së Magjistraturës i ka rënë të marrë përsipër gjithë trysninë e Reformës në Drejtësi. Kjo pasi u vu alarmi që duhen pakurorë dhe gjyqtarë. Në thelb cenon cilësinë. Në thelb arrijmë të kuptojmë meqë nuk kemi magjistratë do hapim rrjetën dhe do të lejojmë të hyjë çdo kush në shkollën e Magjistraturës. Në rast se deri para pak vitesh shkolla e Magjistraturës nga 400 deri në 500 kandidatë dhe zgjidheshin 10 prokurorë dhe 10 gjyqtarë, sot duhet sipas kritereve të largimit, duke pasur dhe në konsideratë boshllëkun që sistemi i drejtësisë, duhen deri në 60 kandidatë, dhe këtu ulet cilësia. Nuk është vetëm te ndryshimi i mesatares, por kemi shumë kandidatë të cilët vijnë nga administrata shtetërore, e nga ekzekutivi. Zgjidhjet emergjentë janë të përkohshme dhe kanë treguar se janë të gabuara. S’kanë bërë planifikimin e duhur të Reformës në Drejtësi.’- tha ish-prokurori Eugen Beci.

Nga ana tjetër avokati Redi Ramaj tha se kriteret për shkollën e Magjistraturës duhet të forcohen dhe jo të hiqet mesatarja.

‘Duhet të kishin mesataren e përgjithshme, nuk duhet të ishte hequr si kriter. Me paktën e Reformës në Drejtësi ajo shkollë nuk i ridimensionua. Kjo shkollë u la e njëjtë. Kemi një problem në tërësi me sistemin e drejtësisë dhe heqja e disa filtrave nuk shërbejnë. Duhej një mendim më i gjerë në mendimin se si duhet të ndryshohej. Nuk ka ulje të numrit të atyre që aplikojnë, që kalojnë filtrin e mesatares. Duke mos pasur ulej të numrit s’ka arsye të zhbëhen kriteret.  Jam që ti forcojmë kriteret e Magjistraturës. Drejtësia është një çështje e vështirë do një eksperiencë të madhe.’- tha Ramaj.

Ndërsa Rigels Xhemollari nga Qëndresa Qytetare tha se dyshojnë se ulja e mesatares është bërë për të favorizuar kandidatë të caktuar.

‘Dyshojmë se është bërë të për të favorizuar kandidatë të caktuar të cilët nuk plotësonin kushtin e mesatares.’- tha Xhemollari.

M.Q./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë