Avokati i Izet Haxhisë, paditet për mashtrim pesë milionë lekë

Avokati i Izet Haxhisë, paditet për mashtrim pesë milionë lekë

Bashkim Nikolli dhe Sokol Vuçeta

Bashkim Nikolli, avokati që mbron në gjykatë interesat e Izet Haxhisë, i ekstraduar pak muaj më parë nga Turqia për dënimin e vrasjen së deputetit të PD Azem Hajdari, është kallëzuar në policinë e Tiranës, për akuzën e “Mashtrimit”. Kallëzimi kundër Nikollës mësohet të jetë depozituar në polici në datën 11 shtator 2018, dhe për pasojë, tashmë seksioni kundër krimit ekonomiko-financiar, ka nisur hetimet ndaj avokatit. “Shqiptarja.com” mëson se personi që e ka kallëzuar avokatin, është shtetasi Sokol Vuçeta nga Shkodra, i cili përpara oficerit të krimit-ekonomik Arben Dashi, ka rëfyer se Bashkim Nikolla i ka marë 5 milion lekë të vjetra, për ta përfaqësuar juridikisht dhe rihapur çështjen penale, por në fakt që prej muajit Janar 2018 e deri më sot, sipas qytetarit nga ana e avokatit nuk është bërë asnjë punë, për ta përfaqësuar në gjykatë.

izet haxhia (2).jpg" style="height:780px; width:676px" />



Sipas Vuçetës, avokati Nikolli ka marë sasinë e parave me premtimin se do të hapte çështjen por në fakt, nuk ka mundur të realizojë anjë gjë, qoftë edhe të kishte përgatitur padinë për ta depozituar në gjykatë. Vuçeta u ka thënë efektivave të policisë se është përpjekur shumë herë të kontakojë Bashkim Nikollin në mënyrë që ky i fundit ti kthejë shumën prej 5 milion lekë të vjetra, por në fakt numri i tij rezultonte i mbyllur. Madje Vuçeta, ka shtuar se dhe atëherë kur e kapte në telefon, Bashkim Nikolla, i pohonte se ndodhej në Turqi.

Kallëzimi i plotë
Në fillim të vitit 2018 unë kam kontaktuar me avokat Bashkim Nikolla. Pra kontaktova me këtë avokat për të ndjekur të gjitha procedurat ligjore në lidghje me marjen e pafajësisë, pasi unë në datën 29 prill 2004 janë dënuar padrejtësisht me 10 vite burg për veprën penale të kundërshtimit të punonjësve të policisë dhe Armëmbajtje pa lejë. Duke qënë i vetëdijshëm për padrejtësinë që më është bërë, kontaktova me Bashkim Nikollën dhe pasi i kam parashtruar problemin, i kam kërkuar që të përgatisë dhe të ndjekë të gjitha procedurat ligjore brenda dhe jashtë Shqipërisë, për të vërtetuar dhe marrë e pafajësi për dënimin që kisha kryer. Pasi më dëgjoi, Bashkimi më tha “… ti do më sjellësh dokumentat dhe unë do të përgatis procedurat përkatëse, si dhe do të paguash një shumë fillimisht prej 5 milion lekë të vjetra…”. Në rast se merej pafajësia unë do ti paguaja dhe një shumë tjetër që do të binim dakord në një fazë tjetër.

Për sa biseduam, unë i kam dhënë dorazi shumën prej 5 milion lekë të reja, Bashkimit, në prezencë dhe të shtetasit Anold Hajro, i cili është noter dhe te i cili pasi I dhashë para Bashkimit kemi nënshkruar dhe një kontratë “Kontratë Porosie” me nr.40 rp dhe nr kol 27/1 I datës 23 janar 2018, ku janë përcaktuar të drejtat dhe detyrimet e porositësit që në rastin konkret isha unë dhe të porositurit që ishte Bashkim Nikolla. Midis të tjerave kemi specifikuar që afati kohor për sa më sipër, pra për fillimin e procedurave do të ishte brenda vitit 2018, pra afro një vit. Duke parë që avokat Bashkim Nikolla, nuk ka kryer asnjë procedurë juridike për rishikimin e vendimit nr.1469/599 të Gjykatës së Lartë, me qëllim marjen e pafajësisë për mua, unë i kam kërkuar që të më kthej parat dhe të japë dorëheqjen që në muajin Gusht 2018. Kam kontaktuar në numrin e telefonit dhe i kam shkuar në zyrë, por Bashkimi më mashtron duke më thënë që hajde javës tjetër të marësh paratë, etj. I shkoj pas një jave dhe përsëri ose se gjej në zyrë, ose telefoni më del i padisponueshëm.

Vuçeta: Jam dënuar me 12 vite burgim
Sokol Vuçeta 41 vjeç nga qyteti i Shkodrës, në 10 prill 2014 ka lënë ambjentet e qelisë në burgun e Shën Kollit në Lezhë, ku ka qëndruar prej 12 vite me radhë. Ai u arrestua nga policia e Shkodrës në 29 prill 2004, tetë ditë pasi kishte festuar ditëlindjen e tij të 33-të, me akuzën e “Vrasjes së në rrethana rënduese” mbetur në tentativë ndaj punonjësit të policisë dhe “Mbajtjes pa lejë të armës luftarake”. Vuçeta shprehet se drejtësia shqiptare i ka marrë një dekadë nga jeta e tij, i ka marrë rininë e tij, pasi është dënuar me 12 vite burg, për akuzën e vrasjen në një kohë që siç shprehet ai, as nuk ka vrarë dhe as ka plagosur apo lëndur njeri. Por megjithëse ka shlyer plotësisht dënimin me 12 vite burgim, ku siç shprehet Vuçeta në shumë raste është futur në birucë nga administrate e burgut të Shënkollit në Lezhë, vetëm për arsyen e vetme se kërkonte të drejtën e tij, ai sërisht sot nuk i ka venitur shpresat për rihapjen e çështjes dhe kërkuar pafajësinë e tij dhe dëmshpërblimin financiar dhe moral nga drejtësia Shqiptare, që siç e çuan ai është e qelbur dhe e falsifikuar.

Sokol Vuçeta që pas daljes nga burgu në prill 2014, jeton i vetëm në banesën e tij në Shkodër, me traumat dhe pasojat që i ka lënë drejtësia Shqiptare, e cila e ka dënuar për një krim të rëndë, vrasjen e mbetur në tentativë të tre policëve në Shkodër, krim të cilin siç shprehet ai nuk e ka kryer kurrë dhe as i ka prekur një fije floku katër efektivave të policisë Shkodër Paulin Zhivani, Astrit Ago, Nik Çuti dhe Ilir Kraja. Sipas Vuçetës këta efektivë policie kanë mbëritur në banesën e tij për ta arrestuar, pasi ai akuzohej në mënyrë abuzive nga prokuroria e Shkodrës për akuzën e gjobëvënies, akuzë për të cilën ai pretendon se është shpallur i pafajshëm. Të qëndruar 12 vite në burg, ka sjellë probleme sociale, familjare dhe ekonomike për 41-vjeçarin Vuçeta që sot sërisht endet dyerve, me shpresën se do të fitojë një ditë drejtësinë e tij.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Trump: Akuzat penale ndaj meje ishin rrëmbim politik, demokratët shpërdoruan taksat e amerikanëve për të goditur

Trump: Akuzat penale ndaj meje ishin rrëmbim politik, demokratët shpërdoruan taksat e amerikanëve për të goditur