Balla nxjerr dokumentin: 11 deputetë kërkuan Veliajn në Komision. Të shkarkohet Vokshi!

Balla nxjerr dokumentin: 11 deputetë kërkuan Veliajn në Komision. Të shkarkohet Vokshi!

Taulant Balla pas debatit tek Media flet për gazetarët

Kryetari  i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, në një deklaratë për mediat nga ambientet e Kuvendit, ka komentuar në emër të socialistëve, debatet në Komisionin e Medias.

Balla ka thënë se ishin 2/3 e deputetëve të Komisionit që kërkuan prezencën e Veliajt dhe Kumbaros në Komision. Balla ka paraqitur dokumentin e procedurës së Komisionit para gazetarëve.

Sipas Ballës, është e papranueshme që një parti politike të dërgojë në Komision deputetë të pajisur me vezë në xhepa për të sulmuar punonjësit e Gardës.

Sot konstatuam aktin e radhës së thyerjes së rregullores nga një person i propozuar nga PD-ja për të drejtuar Komisionin e Medias dhe Edukimit. Në mënyrë të përsëritur, Vokshi e ka kthyer këtë komision në një mjet personal. Dua të bëj publik dokumentin që 11 anëtarë të përhershëm kanë kërkuar praninë e Veliajt dhe Kumbaros. E falënderoj Veliajn që pranoi të merrte pjesë në Komision.  Ka qenë kërkesë e 2/3 në Komision. Aktorët e SHQUP-it të pajisur me vezë. Klevis Balliu ishte armatosur me vezë në të gjithë xhepat e  mundshëm të pantallonave. Salianji dhe Noka donin të dhunonin punonjësit e Gardës. I bëj thirrje PD-së dhe kryetarit Lulzim Basha të frenojë deputetët e tij nga këto akte të dhunshme. Po konsiderojmë nenet e rregullores për të kërkuar shkarkimin e Vokshit.

Taulant Balla, kryetar i grupit të  PS-së

 

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Balli Farrinjtë: 19/06/2018 12:29

    Balli Farrinjtë e Farri Ballinjve!

    Përgjigju
  • Vicidoli: 19/06/2018 12:12

    Flamur Noka,Klevis Fairi Balliu,Salianji jane baballaret e Kombit.Ata jane e ardhmja e Shqiprise.Me ta shkohet ne...ate te Vokshit,Grides...Sheqeres,Lirise..

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Hetimet e SPAK mbi Kadastrën, arrestohen dy persona për ushtrim të ndikimit të paligjshëm (EMRAT)

Hetimet e SPAK mbi Kadastrën, arrestohen dy persona për ushtrim të ndikimit të paligjshëm (EMRAT)