Berisha 'përplaset' me kreun e FRESSH: Rama shkatërroi forumin, akt anti-kombëtar! Hysko: Ç’do kishe bërë nëse FRPD do protestonte kur qeverisje?

Berisha 'përplaset' me kreun e FRESSH: Rama shkatërroi forumin, akt anti-kombëtar! Hysko: Ç’do kishe bërë nëse FRPD do protestonte kur qeverisje?

Eljo Hysko, kryetar i FRESSH dhe Sali Berisha, ish-kryeminister

"Përplasje" në distancë mes ish-kryeministrit Sali Berisha dhe kryetarit të Forumit të të Rinjve Eurosocialistë, FRESSH, Eljo Hysko. Shkak është bërë një deklaratë e Berishës ditën e sotme, ku lideri historik i demokratëve ngrinte shqetësimin se kryeministri Edi Rama ka fajësuar FRESSH për protestën e studentëve. Berisha thoshte në qëndrimin e tij se Rama ka mbyllur mundësinë që PS të ripërtërihet.

“Pas ketyre dhe vendimeve te tij qe kane si qellim mashtrimin dhe manipulimin e studenteve dhe ndezjen ne universitet te nje lufte nderstudentore dhe midis studenteve dhe pedagogeve, Rama ka pregatitur keto dite grupe freshiste te misionit te ulet por te deshtuar te perçarjes se protestes, devjimit te shenjestres dhe objektivave te saj duke e demonizuar dhe denatyruar kete organizate dhe poshteruar antaret e saj duke i detyruar te paraqiten si besprere, grevthyes, spiune te qeverise, norma keto larg idealeve te pasterta te drejtesise sociale te te rinjve shqiptare.”-shkruante Berisha sot në rrjetet sociale.

Por përgjigjen ia ka kthyer vetë kryetari i FRESSH, Eljo Hysko, që nuk ka ngurruar t’i kujtojë Berishës kohën kur ka qeverisur, dhe sipas tij, asnjëherë FRPD nuk arriti të bënte asnjë protestë.

“Jam kurioz, edhe pse imagjinata ime nuk e kap dot, cfare do të kishte bërë Saliu nëse FRPD-ja do kishte protestuar qofte edhe për ngrohjen globale, gjatë qeverimit të zoterisë!”-shkruan Hysko.

Deklarata e plotë e Sali Berishës:

Demonizimi dhe denatyrimi i FRESSH, akt antikombetar i Edvin Kristaq Rames!

Te dashur miq, Edvin Kristaq Rama, me lidhjet e tij te fuqishme me grupet kriminale, futjen e vrasesve, trafikanteve, pengmarresve ne parlament dhe institucionet e tjera te shtetit, psikologjine e tij te “krimit te dobishem” per karrigen dhe kuleten, ka shnderruar gjate ketyre viteve Partine Socialiste ne nje organizate kriminale trafikantesh, vrasesish, hajdutesh, pengmarresish, perdhunuesish dhe kjo perben ndeshkim madhor per kete force politike. Por ne daren e revolucionit studentor demokratik te dhjetorit 2018, Edi Rama, i sfazuar dhe ne panik te madh eshte versulur per te gjetur fajtorin kunder Forumit Rinor te Partise Socialiste, organizate rinore qe nuk mund te konsiderohet nje organizate krimiminale si Partia Socialiste. Versulja e tij me terbim kunder kesaj organizate buroi nga fakti se anetare te saj, ne perputhje me idealet e tyre per drejtesi sociale, moren pjese ne protestat masive studentore njelloj si anetaret e forumeve te partive te tjera dhe studentet e pa lidhur me ndonje force tjeter politike.

Ne betejen e tij per demonizimin dhe denatyrimin e FRESSHit Edvini perdori metoda te vjetra dhe te sigurimit te shtetit e stalinistie. Ai fillimisht perdori freshistet si grevethyes duke i detyruar disa prej tyre te marrin pjese ne takimet e monologut te tij. Por pas deshtimit te plote te farses se monologut ai beri koke turku kreun e freshisteve dhe e detyroi ate te jape doreheqjen. Pas kesaj, ai ne mbledhjet e kryesise dhe asamblese te se organizates kriminale, fajtor kryesor per protestat e studenteve beri FRESSHin sikur te ishte ky forum rinor pergjegjes per ligjin klienteles se arsimit te larte, vjedhjet e tij dhe ministrave te tij, sarajet e Surrelit dhe vilen luksoze te madam Viles, mbushjen e parlamentit , qeverise me trafikante dhe kriminele etj etj.

Pas ketyre dhe vendimeve te tij qe kane si qellim mashtrimin dhe manipulimin e studenteve dhe ndezjen ne universitet te nje lufte nderstudentore dhe midis studenteve dhe pedagogeve, Rama ka pregatitur keto dite grupe freshiste te misionit te ulet por te deshtuar te perçarjes se protestes, devjimit te shenjestres dhe objektivave te saj duke e demonizuar dhe denatyruar kete organizate dhe poshteruar antaret e saj duke i detyruar te paraqiten si besprere, grevthyes, spiune te qeverise, norma keto larg idealeve te pasterta te drejtesise sociale te te rinjve shqiptare.

Keto qendrime te denueshme dhe antikombetare te Edi Rames, shkaterruese per FRESSHin jane deshmi e agonise se tij politike por me pasoja te renda per vendin pasi ndeshkojne ne menyre perfundimtare riperteritjen e Partise Socilaliste bazuar ne parimet e social demokracise europiane. sb

Reagimi i plotë i kryetarit të FRESSH, Eljo Hyska

Një përgjigje e detyruar ndaj sb.

Në një kohë kur studentët do të paguajnë 50% më pak tarifë, ata me mesatare mbi 9 apo nga familje me ndihmë ekonomike, do të kenë ARSIM FALAS dhe do të përfitojnë 100 mije lek bursë, ka filluar puna për transformimin e konvikteve, punësimin e ekselentëve në administratë, krijimin e kartës së studentit etj, Sali Berishën e paska zëne meraku për trajtimin e FRESSH-it nga kryetari ynë, Edi Rama! Kur lexon te tilla shfaqje të sharlatanizmit politik, s'ke si të mos ndjesh keqardhje për ata që e marrin akoma seriozisht këtë Doktor Pacient. FRESSH është organizata rinore politike e cila ka mbajtur një qendrim parimor dhe luajal në raport me protestën dhe kërkesat e studentëve, duke i mbështetur ato. Jam kurioz, edhe pse imagjinata ime nuk e kap dot, cfare do të kishte bërë Saliu nëse FRPD-ja do kishte protestuar qofte edhe për ngrohjen globale, gjatë qeverimit të zoterisë! Por ne po ashtu kemi mbështetur dialogun, si normalitetin më fillestar demokratik në kushtet kur kryeministri e ka kerkuar këtë nga studentet dhe si fillesën e një procesi transformues të universitetit. Ndërkohë haptazi forumet e tjera, ku shkëlqejnë për kapacitete muskuloze, forumi i rinisë berishiane ka uzurpuar megafonin e studentëve duke e kthyer në Dolby Stereo të shiritave magnetofonike të Shqupit dhe Çizmes! Që nga dita e parë dhe deri më sot aktivistët e FRESSH kanë mbajtur qendrimin e tyre individual dhe kjo është shënja më e madhe e demokracisë së brëndshme së këtij forumi dhe të vetë Partisë Socialiste. Ky qendrim, i paimagjinueshëm për drejtuesin e fundit autoritar në tranzicion është një nxitje për shfrenimin e fantazive me presione e diversione staliniste. Sali Berisha nuk mund ta imagjinojë se aktivistë të një force politike mund të ishin pjesë të një proteste të sikletshme ndaj qeverisë që mbeshtesin, sepse ai i ka detyruar të tijët të mbronin publikisht krime si Gerdeci, të justifikonin vrasjen e 4 individëve në 21 janar si dhe shumë krime e mekate të tjera gjatë kohës që ai ka qeverisur. FRESSH do të jetë gjithnjë në mbështetje të procesit transformues për universitetin, duke e konsideruar protestën e studentëve zanafillën e tij. Sa për idenë e hedhur nga kryetari Edi Rama, per te liberalizuar ne statutin e PS krijimin e organizatave të tjera të tjera me PS, kjo quhet të jetosh me kohen jo të sulmosh FRESSH-in. Por për Doktorin e Byrose Politike të Enverit dhe Pacientin e politikës shqiptare të ditëve të sotme, kjo është e pakuptueshme, sepse për të politika është lufte e njeriut ujk kunder ujkut njeri!

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Qoqja: 06/01/2019 19:21

    Pjell e shejtanit .Ky emer i shkon per shtat ktij njeriu faqezi qe po mbyll jeten e tije duke mbjell vetem ferra te egra .Ne gjith karjeren e tij nuk pam dicka njerzore por vetem vrere dhe helm .mosha ben te veten elbete zoti vetem zoti do ja mbylli gojen kti ezemplari kriminel te maskuar me patriotizem falls .

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Partia e Mitsotakis kandidon Fredi Belerin për eurodeputet, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kjo është shenja më e qetë e horoskopit. Nuk i lë gjërat e vogla që ta shqetësojnë

Kjo është shenja më e qetë e horoskopit. Nuk i lë gjërat e vogla që ta shqetësojnë