Prokurorët refuzojnë të kandidojnë për Këshillin e Lartë të Prokurorisë ndërsa afati prej 15 ditësh lënë në dispozicion ka skaduar që më datë 10 tetor 2015. Sipas dokumenteve të siguruara nga ReportTv rezulton se asnjë kandidat nuk ka aplikuar për t’u bërë pjesë e Këshillit të Lartë të Prokurorisë.
Në dokumentin e datës 24 shtator 2018 prokurorja e përgjithshme Arta Marku hapi garën duke i bërë ftesë vartësve të saj të aplikojnë për tu bërë pjesë e KLP-s. Afati për të garuar për këtë pozicion ishte 15 ditë nga data e shpalljes 25 shtator 2018 por kur ky afat skadoi më 10 tetor asnjë prokuror nuk aplikoi.
Dokumentat e Dt 24 Shtator
Për të zhbllokuar ngritjen e Këshillit të Lartë të Prokurorisë kryeprokurorja ka rihapur sërish garën duke i bërë ftesë vartësve të aplikojnë për të zëvendësuar vakancën nga prokuroritë e Apelit.
Kjo vakancë është krijuar pasi për shkak të vettingut nga tre kandidatë nga prokuroritë e apeleve vetëm një është konfirmuar në detyrë ndërsa dy të tjerët kanë “ngecur” në rrjetën e vettingut.
Prokuror apeli në garë për KLP ishte Bujar Hoti nga rrethi gjyqësor Durrës dhe Besa Nikhasani prokurore apeli nga rrethi gjyqësor Shkodër.
Dokumentat e Dt.12 Tetor
I vetmi i konfirmuar nga prokuroria apelit që njëherazi është edhe kandidat për KLP është Arben Dollapaj nga apeli i Shkodrës. Kryeprokurorja Marku është kujdesur që të nxisë vartësit të aplikojnë duke kërkuar po ashtu që kjo shpallje ti dërgohet cdo prokurori në e-mailin e tij zyrtar.
Më herët për disa javë u bllokua edhe ngritja e këshillit të lartë gjyqësor pasi gjyqtarët e apelit refuzuan të aplikonin ndërsa për të zhbllokuar situatën disa herë reagoi edhe ambasada amerikane duke u bërë thirrje gjyqtarëve të aplikonin.
/b.ha./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?
-
Thelbësore
15.5%
-
Të vogla
67.9%
-
Nuk e di
16.6%
Vota total: 614
Lajme të tjera
-
Tentativa për të infiltuar të besuarën në drejtësi/ Avokatja e Berishës çon në Kuvend emrin e ortakes së Ismail Mulletit që i dha Shkëlzenit 350 mijë €
30 Janar, 18:55
-
EKSKLUZIVE/ Përgënjeshtrohet Sali Berisha, dokumentet që rrëzojnë akuzat se Arben Kraja ka qenë sigurims! Autoriteti i Dosjeve: I pastër
27 Dhjetor 2023, 11:57
-
Vendet e lira në SPAK, 3 nga 8 kandidatë përzgjidhen nga KLP! Tre të parët renditen Ols Dado, Anita Jella dhe Ndini Tavani! SHBA-BE: Të zgjidhen më të mirët, më profesionalët
7 Dhjetor 2023, 11:22
-
“Ligjet” shtojnë fondet e institucioneve të drejtësisë, Bushka: Ky buxhet i pagave, pa shpenzime luksi për makina
24 Nëntor 2023, 17:45
-
'Ndal presionin mbi SPAK!' KLP reagon ndaj sulmit të Sali Berishës në hetim për aferën Partizani: Askush të mos cënojë prokurorët
24 Nëntor 2023, 11:53
-
Votohen 3 anëtarët e rinj të KLP-së! Kërcënimet e Prokurorëve? Olsian Çela: Akte të rënda, duhet ndëshkim! Alfred Balla: Kaluam vite të vështira
13 Tetor 2023, 08:50
-
Kërcënimet nga bandat kriminale, gazetarja e Report TV, Banushi: 5 prokurorë janë marrë në mbrojtje, të gjithë nga Elbasani
2 Tetor 2023, 22:43
-
KLP shpall 3 vende vakante për prokuror në SPAK, kushtet dhe afatet e aplikimit për prokurorët
29 Shtator 2023, 21:33
-
Forcohen kriteret për emërim në SPAK, një komision i BKH do i verifikojë! KLP voton vetëm prokurorët që kalojnë 'sitën' e Komisionit të Posaçëm
20 Shtator 2023, 13:17
-
Zyrtare/ Ja kush janë kandidatët për vakancat në KLP (EMRAT)
20 Shtator 2023, 09:33
-
Ministri Balla takim me Kryetarin e KLP: Politikë penale më të ashpër kundër zjarrvënësve
8 Shtator 2023, 08:21
-
Vakancat për 6 anëtarë të KLGJ dhe KLP, mbyllen aplikimet, kush janë gjyqtarët dhe prokurorët në garë (EMRAT)
5 Shtator 2023, 10:55
politika, me duket se ka ardhur koha qe politika te zmbrapset pak
Përgjigju