Braçe akuza Bashës: Gënjeshtar, nuk kërkon Vetting, por amnisti për vete dhe njerëzit e tij
“Lulzim Basha një gënjeshtar patologjik, ja Kushtetuta dhe ligji i “Vetting-ut” që provojnë genjeshtrën e tij! Nuk kërkon veting, kërkon amnisti për vete dhe personat e lidhur me të.
Erion Braçe dhe Lulzim Basha
Deputeti i Partisë Socialiste Erjon Braçe shprehet se Lulzim Basha nuk kërkon Veting, por amnistri për vete dhe njerëzit e tij. Në përgjigje të liderit të PD-së, Braçe shprehet se “Lulzim Basha një gënjeshtar patologjik, ja Kushtetuta dhe ligji i “Vetting-ut” që provojnë genjeshtrën e tij! Nuk kërkon veting, kërkon amnisti për vete dhe personat e lidhur me të. Po si ka mundësi që ky të sheh në sy e të gënjen pa pikën e drojes? As skuqet e as i lëviz qoftë edhe një muskul, thjesht të sheh në sy dhe të gënjen!”.
Duke iu referuar qëndrimit të kryetarit të PD-së Lulzim Basha në lidhje me nismën e opozitës për veting të politikanëve, Braçe shton se “doli sot të prezantonte nismën e tij “kushtetuese” për “veting” ndaj politikanëve. Për t’u bërë i besueshëm tha se është i njëjtë – është e njëjta gjuhë – tha posaçërisht, me nenet e Kushtetutës dhe ligjin e “Vettingut”.
Tamam gënjeshtar, shton Braçe duke vijuar se “njeri që nuk ke respekt as për ata që ke thirrur të të dëgjojnë e i kë përballë, sy më sy, as për ata miliona të tjerë që përmes këtyre mediave të shtrënguar të shpërndajnë gënjeshtrat e tua, janë të detyruar të të dëgjojnë para një ekrani”.
“Nuk ka asnjë ngjashmëri mes nismës “Basha” për “vettingun” e politikanëve dhe neneve në Kushtetute dhe ligjit për “Vetting-un”, të cilët janë tani në veprim për gjyqtarë e prokurorë në sistem. Në të dy aspektet; qoftë në aspektin e lidhjeve me krimin ose jo – në ligjet në fuqi, flitet për “Kontakte të papërshtatshme”, ashtu dhe në aspektin e pasurisë së ligjshme ose jo ligjet në fuqi flitet për pasurinë e “subjektit” dhe “personave të lidhur me të”, saktëson në mënyrë të qartë se cila pasuri duhet të deklarohet brenda dhe jashtë vendit, si duhet të justifikohet dhe dokumentohet etj.”, shprehet ai.
Po ashtu Braçe pohon se “së dyti, nisma “Basha” për “vetting-un” e politikanëve, nuk thotë se cili do të jetë institucioni që do e kryejë këtë veting". "Është e provuar tërësisht ajo që shkruajta dje, ky i hetuar, por i pagjykuar për një akuzë kushtetuese, i pa hetuar fare për vrasjen e 4 shqiptarëve të pafajshëm në mes të bulevardit, kërkon të tejkalojë institucionet e Drejtësisë së Re. Kërkon të amnistojë veten përfundimisht nga krimet ku është përfshirë”.
Sondazhi i ditës:
Lista e pasurive imobiliare e Familjes Berisha ju duket?
-
Normale
13.7%
-
Korrupsion
82.1%
-
Nuk e di
4.1%
Vota total: 532
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Basha i përgjigjet Berishës: I kam kërkuar të ikë me dinjitet, që të mos ‘vdesë’ politikisht me turp! Ka marr peng PD, po minon opozitën dhe po i shërben Ramës
16 Shtator, 15:24
-
Basha për BBC: Bashkimi i votave për mbylljen e listave tregues i një klase politike që i kundërvihet interesave të shoqërisë
14 Shtator, 16:52
-
'Berisha dhe Rama bashkëqeverisin politikisht', Kthupi njofton krijimin e partisë së re: Diskutimet janë përtej emrave, i ftuar kushdo
13 Shtator, 18:28
-
Partitë e reja/ Lapaj në 'Studio Live' sfidon Berishën dhe opozitën: Keni ju kulla apo unë? Keni ju makina të shtrenjta apo unë? Nuk kompleksohemi dot
13 Shtator, 18:13
-
Mimi Kodheli festoi ditëlindjen, Erion Braçe urim special: S’ka rëndësi sa vjeç bën, vitet tregojnë se ke jetuar dhe ke bërë miq e shok kudo
13 Shtator, 17:16
-
Nga ndryshimet për buxhetin e Urdhrin e Mjekut, të gjitha ligjet që u votuan në Kuvend! PS rrëzon amendamentin e Braçes për 'Peshkimin'
13 Shtator, 08:00
-
Listat e hapura, deputetët e PS për Report Tv: Nuk ndihemi të rrezikuar, sfidë edhe për partitë e tjera
12 Shtator, 13:34
-
23 vite nga sulmet e 11 shtatorit në SHBA, Begaj: Kërcënimi i terrorizmit nuk është zhdukur! Basha: Në krah të aleatëve tanë strategjik
11 Shtator, 08:43
-
Ilir Yzeiri: 'Lulzim Basha- personaliteti i madh kombëtar e ndërkombëtar' dhe injoranca funksionale e gazetarit të BBC-së
10 Shtator, 17:35
-
Apeli i dha Berishës vulën e PD, Gjykata e Lartë s’pranon kërkesën e Bashës për pezullimin e vendimit
10 Shtator, 13:37
-
Rënia e euros godet buxhetin, 112 mln euro dëmi në 7 muaj, por ka tkurrur edhe borxhin me 5.4% në 3 vite
9 Shtator, 20:27
-
Asambleja e PS, Opozita: I vetmi që nuk ndryshon është Rama! Flet për 2030, por mendjen e ka tek 1997! Teatër i shëmtuar që riciklon veten
8 Shtator, 14:26
To brace hudqurrja SHIKO as po te vriten Spiunet e tu te DROGES .TI , TI DHE FARA JUAJ KOMUNISTE MAFIOZE PO MARRIN NE QAFE NJEREZ TE RINJ SE JU DUHEN BASHKITE KU TE VIDHNI E PRITNI TE KORRNI E TE GRINI TE MBANI PENG NJE KOMB QE JU BESOI SE DO ISHIT NDRYSHE .JU JENI NDRYSHE TE VRISNI TE LINI JETIM DHE TE JEPNI LIBRA ME FAJDE .TE POSHTER.SIKUR DO JETONI 200VJET .
Përgjigju