Britani e Madhe/ Tjetër sulm me Novichok, çifti në gjendje të rëndë

Britani e Madhe/ Tjetër sulm me Novichok, çifti në gjendje të rëndë

Çifti i helmuar

Një tjetër çift është gjendur pa ndjenja në qytetin e Wiltshire, të helmuar me Novichok - i njëjti agjent nervor që helmoi edhe ish-spiunin rus Sergei Skripal dhe vajzën e tij, Yulia.

Çifti, i identifikuar si Charlie Rowley dhe Dawn Sturgess, janë në një gjendje kritike dhe sipas policisë askush tjetër nuk ka pasur të njëjtat simptoma më parë. Pas një kontrolli në të kaluarën e çiftit, efektivët britanikë nuk gjendën asgjë të dyshimtë për të hedhur ndonjë hipotezë se përse të dy mund të ishin në shënjestër.

Ndihmës/Komisioneri i Policisë Metropolitane Neil Basu tha se nuk mund të konfirmohej nëse agjenti nervor erdhi nga i njëjti grup që  Skripal dhe vajza e tij Yulia u ekspozuan në muajin mars.

Asnjë artikull i kontaminuar ende nuk është gjetur, por oficerët janë mbledhur për të bërë një shqyrtim shumë të hollësishëm të lëvizjeve të çiftit në mënyrë që të përcaktohej vendi se ku ishin helmuar.

Neil Basu

Më herët në muajin mars, një ish-agjent rus dhe vajza e tij u gjetën të helmuar nga një i njëjti agjent nervor në një park në Britani. Për sulmin, kryeministria britanike Theresa May bëri me faj shtetin rus me “provën” se vetëm ata ishin të aftë për të prodhuar këtë lloj helmi. Si masë për sulmin, Britania e ndjekur nga shumë vende të tjera ndër to SHBA-ja dhe Shqipëria dëbuan diplomatë rus, të cilët i konsideronin të dyshimtë.

Megjithatë Rusia i ka mohuar akuzat duke iu përgjigjur dëbimeve me të njëjtën monedhë. Në mbrojtje të Rusisë ka dalë edhe presidenti i Çekisë, i cili pretendon se edhe vendi i tij mund të prodhojë të njëjtin helm.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Interpelancë për emisionin e Rai-t, Rama: S'ka urgjencë për poshtërimin e radhës në parlament! Të mbarojmë punë me të vërtetën italisht, pastaj radha këtyre

Interpelancë për emisionin e Rai-t, Rama: S'ka urgjencë për poshtërimin e radhës në parlament! Të mbarojmë punë me të vërtetën italisht, pastaj radha këtyre