Rithemelimi kërkoi interpelancë për emisionin në Rai 3, Rama: S’ka urgjencë për autorët e kësaj shfaqje të shëmtuar! Gatuajnë shpifje e ua japin të huajve si akuza

Kërkesën e bërë një ditë më parë nga PD e Rithemelimit përmes Gazment Bardhit,  për interpelancë me Kryeministrin Edi Rama për artikullin e Rai3, kreu i qeverisë për momentin e refuzon, ndërsa argumentet i listoi në një reagim të gjatë. 

Ballafaqimin Rama, me akuzuesit brenda vendit thotë se do ta bëjë shpejt, por vetëm pasi t’i ketë dhënë përgjigje denigruesve në gjuhën italiane të vendit tonë. Në reagim Rama kujdeset edhe një herë të kujtojë arsyen e reagimeve të vazhdueshme për artikullin e publikuar një javë më parë nga RAI3.

'Çfarë t’u thuash këtyre që i gatuajnë shpifjet në shtëpi të tyre, pastaj i hedhin nga dritarja si akuza, pastaj u fryjnë si era plehrave që shpërndaheshin larteposhtë rrugë më rrugë kur këta, mos o Zot, qeverisnin vendin, pastaj vënë kujën pse u ndotën rrugët  e bëra pis prej tyre e i thonë miletit çohu se u qelb kjo punë, pastaj i fusin në thasë plehrat më të bukura e ia hedhin në kurriz çdo të huaji që u del përpara dhe kur ndonjë i huaj (si ata të RAI3-shit) që ka mbetur pa e marrë vesh çfarë malli janë këta vulëhumbur, i nxjerr në rrugë andej si thagma të ububushme, këta i riimportojnë në Shqipëri! E pasi i rinxjerrin rrugëve si prova të ardhura nga jashtë, të thërrasin edhe me urgjencë në parlament, se obobo qenkan shqetësuar në Senatin italian pse unë nuk kam mbyllur gojën, po kam guxuar të ngre zërin andej matanë për t’u vënë emrin që kanë plehrave të shitura në Itali si zbulime investigative, ndërkohë që mua jo që as nuk më shqetëson fare se kush shqetësohet nga ata që kujtojnë se në emër të lirisë së medias në vendin e tyre, Shqipëria e shqiptarët mund të denigrohen pa bërë as gëk as mëk me plehra të nxjerra nga kuzhina e shtëpisë së xhahilëve e çingijeve të vendit tonë, po më vlon gjaku nga revolta për cënimin e imazhit të Shqipërisë e të dinjitetit të shqiptarëve! Prandaj as që nuk më shkon ndërmend të mbyll gojën deri kur e vërteta shqiptare të thuhet e plotë në italisht, pa asnjë censurë, mu aty ku publikut italian iu thanë ato gënjeshtra e shpifje të paketuara në Tiranë. 

Po nëse nuk fliska dot kryeministri i Shqipërisë me një drejtor të RAI-t se cënoka lirinë e atyre që cënuan dinjitetin e vendit dhe institucioneve tona, duke censuruar komplet fjalët e të akuzuarve pa asnjë provë e asnjë fre, e pastaj duke i akuzuar se nuk kishin thënë asnjë fjalë, kush do të flasë në emër të dinjitetit të këtij vendi e të së drejtës elementare të çdo shqiptari (qoftë edhe të shqiptarit më të keq, që nuk është fare rasti), për të mos u denigruar publikisht nëpër botë pa i dhënë as mundësinë të mbrohet? Apo do flasin xhahilët e çingijet e Shqipërisë dhe ahengxhinjtë e tyre të klubeve televizive të natës, të cilët kur Shqipëria goditet në një media të huaj e kanë festë e shtrojnë gosti me tava plehrash përpara shqiptarëve, se edhe i gënjen mendja gjynahqarët e paudhë që do ta çojnë miletin në këmbë për muhabetet që qelbin vetë! 

Shkurt llafi, s’ka asnjë urgjencë për një poshtërim të radhës të parlamentit të Shqipërisë me një interpelancë të kërkuar nga autorët e prapaskenës së asaj shfaqjeje të shëmtuar në dëm të krenarisë legjitime të çdo shqiptari për Shqipërinë, e në radhë të parë të shqiptarëve që jetojnë me nder e krenari sot në Itali, pasi kanë kaluar një kalvar të tërë poshtërimesh nga artikuj, emisione e gjasme investigime të tilla në të shkuarën e errët të shtypit italian e sidomos të RAI-t ndaj Shqipërisë. 

Të mbarojmë njëherë punë me ata andej dhe të thuhet e gjithë vërteta në italisht, pastaj patjetër do t’u vijë radha edhe këtyre këtej, se kjo histori nuk është fare aq e thjeshtë sa duket dhe shqiptarët padiskutim meritojnë ta dinë të gjithën, sapo të tëra petët e këtij lakrori me plehra të jenë hapur deri në fund. Kështu që xhahilët, çingijet e ahengxhinjtë e tyre, le të vazhdojnë tallavanë e tyre me dollitë e gëzimit për denigrimin e Shqipërisë në atë emision skandaloz dhe le të mbrojnë Italinë e lirinë e RAI-it nga ndërhyrjet e mia, se helbete si njerëz pa atdhe që janë, punojnë për çdo të huaj që me qëllim apo nga padija është gati ta denigrojë Shqipërinë, duke nxjerrë në mexhelise jashtë kufijve tanë plehrat e shtëpisë së këtyre këtu.'- shkruan Rama.

Një ditë më parë kreu i qeverisë tha se njerëz pa atdhe i shitën RAI3 një kallëzim inekzistent si akt gjyqësor për rastin e Xibrakës, duke iu referuar Gazment Bardhit, për të cilin Prokuroria e posaçme zbuloi se nuk e ka kallëzuar vëllain e kryeministrit Olsi Ramën, por ka vetëm deklarata televizive.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 14:16
Bardhi për Ramën: Nuk është vetëm qesharak, por edhe frikacak! Po i fshihet Kuvendit

1712663357_gazmentbardhi.jpg

Gazment Bardhi ka reaguar pas përgjigjes së kryeministrit Edi Rama se nuk ka asnjë urgjencë për interpelancë autorët e shpifjes. Bardhi thotë se kryeministri Rama po fshihet, ndërsa i kërkon që të respektojë Kushtetutën dhe Rregulloren e Kuvendit.

Teksa e konsideron njëherazi qesharak dhe frikacak, Bardhi thotë se qëndrimi i Kryeministrit është alibia e radhës për të mos u përballur sipas tij me të vërtetën.

Postimi i plotë

Nuk është vetëm qesharak, por edhe frikacak!

Herën e parë u fsheh me alibinë që të mbarojë njëherë punë SPAK me kallëzimin që Olsi Rama kishte bërë ndaj meje dhe pastaj do të vinte për tu përgjigjur në Kuvend. Kur SPAK mbarojë punë me atë paçavure propagandistike, sot paska shpikur alibinë e radhës, siç e paralajmërova edhe dje, që do të mbarojë njëherë punë me “Rai 3”, pastaj do të vijë për t’u përgjigjur në Kuvend.

Ankohet se nuk i është dhënë mundësia të përfshirëve në investigimin e “Rai 3” që të japin sqarimet e tyre, por ndërkohë i fshihet Kuvendit. Shqiptarët kanë një muaj që presin sqarimet, por Edi Rama fshihet, Olsi fshihet, kushdo i përfshirë fshihet.

Faktet dhe pyetjet janë të thjeshta, kanë mbetur 1 muaj pa përgjigje, duke u fshehur pas tymnajës me gënjeshtara dhe alibi ditore, që rrëzohen nga nervozizmi që të shtohet çdo ditë.

Fakti 1. Olsi Rama, bashkë me krerët e organizatës së kokainës, kanë përdorur të njëjtën makinë me targa AA653DM për të kaluar 18 herë kufirin në kohën ngritjes së laboratorit të kokainës në Xibrakës.

Pyetje 1: Cfarë e lidh Olsi Ramën me krerët e narko-organizatës?

Fakti 2. Nga 18 hyrje-daljet e makinës me targa AA653DM të grupit kriminal, 7 prej tyre i përkasin Olsi Ramës.

Pyetje 2: Pse ka përdorur në të njëjtën kohë, të njëjtën makinë, Olsi Rama dhe trafikantët e dënuar të Xibrakës.

Fakti 3. Policia dhe prokuroria nuk ka identifikuar një përdorues të makinës me targa AA653DM, edhe pse i ka identifikuar moshën 45 vjeç. Olsi Rama është përdorues i kësaj makine dhe në atë periudhë ka qenë fiks 45 vjeç.

Pyetje 3: A keni kërkuar informacion nga Policia e Shtetit për pamundësinë për të identifikuar të gjithë personat e përfshirë?

Fakt 4. Policia dhe Prokuroria sipas gjykatës kanë kryer hetime të mangëta dhe kanë lënë në harresë dosjen 335/1-2016 që kishte si qëllim të identifikonte bashkëpunëtorët e tjerë të grupit kriminal.

Pyetje 4: Si Kryeministër i Shqipërisë, a mendon që ky procedim duhet të hetohet në mënyrë të plotë dhe personat e përfshirë në trafik ndërkombëtar droge të mbahen përgjegjës.

Secili prej këtyre fakteve dhe përgjigja rreth tyre, ka të bëjë vetëm me ty dhe Olsi Ramën, aspak me imazhin e Shqipërisë dhe shqiptarëve. Imazhi i Olsit dhe Olsave të tu, nuk është imazhi i Shqipërisë dhe shqiptarëve. Imazhi i vërtetë i Shqipërisë dhe shqiptarëve, janë ata qytetarë të ndershëm të këtij vendi, që nuk përfshihen në trafik droge, që nuk pasurohen përmes korrupsionit madhor, që punojnë me ndershmëri, pavarësisht vështirësive që i krijon keqqeverisja jote 11 vjeçare.

Boll u fshehe, respekto Kushtetutën dhe Rregulloren e Kuvendit. Shqiptarët nuk kanë nevojë për epitete banale, batuta 2 lekshe, sharje, mallkime apo fyerje, por kanë nevojë për të vërtetën, kanë nevojë për luftë reale ndaj pandëshkueshmërisë së njerëzve të pushtetëshëm.

Nuk ka më vend për vonesa, zvarritje apo fshehje për të hetuar rolin e Olsi Ramës në organizatën e trafikut të drogës së Xibrakës. Prandaj ripërsëris kallëzimin e depozituar që në 29 Mars 2024 për heqjen e pezullimit ndaj procedimit penal nr. 335/1-2016.

SPAK duhet të na provojë që në Shqipëri nuk ka persona të paprekshëm, që hetohet dhe vihet përpara përgjegjesisë cilido, qoftë ky edhe vëllai i Kryeministrit. Prova janë aty, duhet vetëm të hiqet pluhuri që ka zënë atë dosje të lënë në harresë.

M.Q./E.B/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Po mër po: 26/04/2024 17:14

    Lëre telenovelën italiane me opozitë, dhe fol për popullin që i thonë leh ti leh dhe pushtetin që ecën vetëm për para.

    Përgjigju
  • Pena: 26/04/2024 15:41

    Bardhi bytha po flet tamam si By..th. e Vicidolit, Nongrata Amerikane dhe britanike. E ndjek nga Pas hija e te ndjerit dok Xhuvanit.

    Përgjigju
  • Linda: 26/04/2024 15:32

    Po flet "trimi" Bardhi qorri qe nga nje zinxhir e terheq grabitqarja Tabaku dhe nje litar ja shtrengon ne fyt Berisha.Nje llapazan i ulet nje shpifanjos i degjeneruar do te bej lemsh politiken shqiptare!

    Përgjigju
  • Pelion: 26/04/2024 14:49

    O ti Gazi pa mënd si puna jote Edi Rama bën nga një çdo mëngjes !

    Përgjigju
  • Endri: 26/04/2024 14:44

    Ku i gjejne keta fytyra te urryera si ky qe e dredh here me Berishen e here me Bashen?!!

    Përgjigju
  • Nje shqiptar: 26/04/2024 13:27

    Krenaria e kombit..Tashme shqiptaret nuk jane si ne kohen e Salehut qe kenaqte Berluskonin me femrat shqiptare.Te lumte!Plehraxhinjte ne inceneratorin e popullit!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Tragjedia në Shkodër, a duhet gratë të denoncojnë çdo formë dhune?



×

Lajmi i fundit

GOLAT/ Përmbysje në udhëtim, Atalanta nxjerr Romën nga Champions League! Në mbrëmje Udinese - Napoli

GOLAT/ Përmbysje në udhëtim, Atalanta nxjerr Romën nga Champions League! Në mbrëmje Udinese - Napoli