Bujar Hudhri: Kadare nuk është shtruar në spital, në Panairin e Librit vjen me “Kur sunduesit grinden”

Bujar Hudhri: Kadare nuk është shtruar në spital, në Panairin e Librit vjen me “Kur sunduesit grinden”

Foto ilustruese

Lajmin që qarkulloi gjatë ditës së sotme në portale, se shkrimtari Ismail Kadare është shtruar në spital, e ka përgënjeshtruar për “Report Tv” në një bisedë telefonike botuesi i tij Bujar Hudhri.

"Kadare është shumë mirë, është në Shqipëri, në plazh".

Botuesi, Bujar Hudhri

Botuesi i Shtëpisë Botuese “Onufri”  jo vetëm e përgënjeshtron një lajm të tillë për shëndetin e shkrimtarit, por flet edhe për librin e ri, me të cilin Ismail Kadare prezantohet në Panairin e Librit, edicioni XXI në nëntor, në Pallatin e Kongreseve.

 “Jemi të autorizuar të njoftojmë të gjithë shqiptarët kudo që ata ndodhen, se Kadare gëzon shëndet të plotë dhe për momentin ndodhet në rezidencën e tij verore në Malin e Robit, Golem, Durrës. Kemi rastin e lumtur që t'ju bëjmë me dije lexuesve të tij të shumtë, se Kadare është në përfundim të librit të tij më të ri "Kur sunduesit grinden", i cili do të dalë në Panairin e Librit të Tiranës."

Botuesi, Bujar Hudhri

Libri i fundit që Kadare ka promovuar në Panairin e Librit 2014 është “Mëngjeset në Kafe Rostand”, një përmbledhje esesh dhe shënimesh autobiografike, që ja kushton Parisit dhe kafenesë ku shkruan, që prej emigrimit të tij në Francë. Ndërsa, në Panairin e Librit 2017 shtëpia botuese botori një vëllim ku përmblidhi krijimtarinë e tij, në tregime e novela të shkruara që nga viti 1953 deri në vitin 2008.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Sa i përhapur është korrupsioni në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

Macron i përmend Kurtit Asociacionin teksa flet për rrugën e Kosovës në Këshillin e Evropës

Macron i përmend Kurtit Asociacionin teksa flet për rrugën e Kosovës në Këshillin e Evropës