POP 5

Lajmet më të lexuara të 5 minutave të fundit

Bulqizë/ Tentuan të rrëmbejnë 15-vjeçaren, Policia arreston një prej autorëve të shpallur në kërkim

Foto Ilustruese

Bulqizë- Policia ka kapur njërin prej autorëve të shpallur në kërkim për rrëmbimin e 15-vjeçares.

Në prangat e policisë ka rënë shtetasi Edison Dangri, 21 vjeç, banues në Bulqizë.

Ngjarja

Më datë 5.10.2018  3 nga 5 personat të cilët tentuan rrëmbimin e 15-vjeçares nga Bulqiza janë arrestuar në flagrancë, ndërsa 2 të tjerë u shpallur në kërkim.

Në pranga ranë Dorjan Totraku, 29 vjeç, Izmir Gjetani, 24 vjeç, Idriz Gjetani, 20 vjeç, të tre banues në Bulqizë. Sipas dëshmisë së mamasë së vajzës, adoleshentja ka patur një lidhje me njërin nga shtetasit e shpallur në kërkim, 30-vjeçarin me inicialet F.T.

Njoftimi i policisë:

Bulqizë

Kapet dhe ndalohet njëri nga autorët e shpallur në kërkim, i dyshuar si bashkëpunues në ngjarjen e datës 05.09.2018.

Kapet dhe ndalohet shtetasi :

Edison Dangri, 21 vjeç, banues në Bulqizë.

Policia e Bulqizës në vijim të punë për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes së datës 05.09.2018, ku shtetasi Edison Dangri në bashkëpunim me shtetasin F.T(i shpallur në kërkim), janë futur në banesën e shtetases H.K, ku dyshohet se nën kërcënimin e armës kanë kanosur familjarët që ndodhedhin në banesë dhe më pas janë larguar së bashku me shtetasen M.K, 15 vjeçe.

Materialet proceduriale do ti referohen Prokurorisë Dibër për veprat penale “Heqje e paligjshme e lirisë”, ” Mbajtja pa leje e armëve dhe municioneve luftarake” dhe “Përndjekja”, "Kanosja", parashikuar nga nenet 110, 278 e 121/a , 84, të Kodit Penal.

ke.mu.
Komento